16

396 40 57
                                    

Po qendronin te dy duke pare nga deti dhe asnjeri nuk fliste
- a e ke harruar vertet - ishte kjo pyetja qe e beri te kthente koken dhe ta shikonte Siarin

- Siar- tha si me kercenim
- Es duhet te flasesh per kete gje jo ta mbash brenda vetes - tha duke kembengulur ai

Nuk foli morri frym thell edhe po mendohej
As ajo vet nuk e dinte nese ishte e gatshme te fliste per ate te shkuar

Nese e kishte kaluar vertet ate gje
Nese e kishte pranuar ate qe i kishte ndodhur dhe a do ta gjente guximin te fliste per te

Vetem ideja se ai ishte kthyer e kishte bere te dridhej
Kur e kishte par nga larg i gjithe trupi i ishte dridhur

A thua nga emocionet?
Apo ndoshta ajo e donte serish?
A mos ndoshta zemra e saj vazhdonte te rrihte akoma per ate njeri, per djalin qe e beri te urrente gjithcka dhe qe e beri te ndjente neveri per cdo djale qe i afrohej

- Es - u degjua serish zeri i mikut te saj
- ai njeri ka vdekur per mua - tha duke folur me ne fund

- cfare ndjeve kur e pe ? dua te me thuash te drejtën- tha ai duke e pare
- mu dridh i gjithe trupi te betohem e vetmja gje qe bera ishte te hyja brenda , te ikja qe te mos e shikoja - tha Esra nderkohe qe ai vetem e degjonte

- kur e pash tek vinte drejt shtepis time edhe duke buzeqeshur cdo gje mu kthye pas, cdo kujtim nga i pari tek i fundit - vazhdoi ajo te fliste

- qe ate nate me jan kthyer serish makthet- tha Esra
- nuk po arrij dot te flej si njeri- tha serish

Nderkoh Siari u ndje keq sepse ai e dinte se sa shume kishte vuajtur shoqa e tij
Sa here kishte shkur ne shtepin e tij dhe kishte qendruar gjithe naten duke e pare teksa qante dhe ateher kur e zinte gjumi fliste ne gjume dhe pavarsisht te gjithave therriste emrin e tij

- po ndjenja dashurie a zgjoi tek ti kthimi i tij- guxoi te pyeste serish
- dashuri? E çfarë eshte kjo ? Cfare kuptimi ka kjo qe ti po thu - pyeti ajo me ironi

- troc Es a e do akoma - tha me ne fund pyetjen qe askush nuk ja kishte ber per gjithe keto kohe
- jo kurr nuk do t'ja fal ate qe me beri por e di cfare eshte e cuditshme - tha ajo dhe Siari u kthye dhe po priste pergjigjen e saj

- qe fal tij dhe fal gjithe asaj qe ai me beri une jam kjo qe jam sot - tha me ne fund
- ne cfare kuptimi- pyeti ai

- ne te gjitha kuptimet dhe fal te gjithe atyre qe me lenduan qe ne femijeri  dhe atyre qe vazhduan te me lendonin kur u rrita jam sot nje vajze e fort , qe nuk kam nevoj per askend , qe nuk me intereson te kem ne krahe nje mashkull per te pasur dicka , qe jam e zonja te punoj dhe t'ja dal vet sepse shume njerez me kan zhgenjyer - tha me zerin qe i dridhej

- ke te drejt por ti e din qe nuk do jesh kurr vetem - tha Siari duke ju afruar
- e di ishit ju dhe familja ime qe me bet te kuptoja se nuk ja vlen te heqesh dore vetem per nje dështim- tha Esra duke i buzeqeshur trishtueshem

Te dyve ju ishin mbushur  syt me lot sepse ate qe Esra tha ishin te verteta
Ajo kishte qen periudha me e keqe qe ajo vajze kishte kaluar
Nje periudhë qe ju desh shume kohe qe te lirohej

.......

- epo me ne fund - tha kur pa se Kiani edhe dy te tjeret erdhen dhe Kiani qe ngriti duart si per te then se ishte i pafajshem

- pershendetje zoti Gega - i tha njeri nga italianët duke e takuar
- pershendetje- tha Liami duke i buzeqeshur

- na falni per vonesen por u nis me vones  avioni- tha tjetri duke e takuar
- nuk ka problem- tha serioz dhe Kiani qe mezi po mbante te qeshuren  sepse e dinte qe nervat e tij ishin ne kulm

Dy italianët nuk kishin pranuar  te hynin  brenda  per te ngren drek keshtu qe kishin vendosur te hanin jashte

- zoti Gega - filloi te fliste ai dhe Liami e nderpreu
- Liam me therrisni Liam- tha duke i buzeqeshur

- jo per gje por kur me thua ashtu me duket vetja si pesedhjet vjec - tha serish dhe ata vazhduan te qeshnin
- ne rregull Liam - tha Damiano duke  e pare

- na pelqeu shume projekti juaj dhe prandaj donim t'ju takonim sa me pare - tha ai
- epo u përpoqa ta beja sipas kërkesave te kompanis suaj dhe jam i lumtur qe jeni te kenaqur- tha Liami duke i buzeqeshur

Kishte kaluar nje ore teksa ata bisedonin dhe me ne fund kishin rene dakort
- atehere neser do firmosim kontratën- tha Kiani duke ngritur goten dhe te gjithe aprovuan

Liami po pinte pijen e tij kur syt i shkuan tek dikush qe po ecte disa metra larg tij
E njohu ishte ajo , vajza qe kishte me shume se nje muaj qe nuk e kishte pare

Po ecte përkrahu me nje djale dhe te dy po qeshnin me te madhe
Edhe pse u mundua ta shikonte se kush ishte nuk e njohu sepse ai kishte vendosur nje kapele ne koke

- ore a nuk eshte ajo - tha Kiani qe nuk i shpetonte asgje
- nuk e di per ke po flet - tha duke bere sikur nuk e kuptoi ate qe ai i tha dhe Kiani vetem qeshi
- do flasim me vone mos kujto se shpetove - tha duke pire pijen e tij

......

Sapo kishin arritur ne pune
ate nate kishte shume njerez ne restorant dhe per kete arsyeje  Esra  kishte kaluar te sherbente ne restorant

- i sistemova- tha Kiani duke shkuar tek ai qe ishte ulur ne nje nga tavolina e lokali ne kat te dyt
- shume mire ne oren dhjet le te zbresin poshte per ta ngren darke pastaj shohim nga do i cojm - tha Liami

- po shkoj ne dhome une sa te bej nje dush dhe takohemi me vone- tha duke u ngritur dhe duke u larguar drejt ashensorit

Kishte kaluar dy ore qe ata kishin filluar punen
- o zot sa jemi lodhur - tha Esra duke shkuar te Siari

- edhe s'ka arritur  akoma ora tete- tha ai duke qeshur
- ehhh nate e gjate po na pret - tha Esra duke qeshur gjithashtu

- Es te lutem kam nevoj per ndihmen tende - tha Blerta nje nga vajzat qe punonte aty
- me thuaj - tha ajo duke ju afruar

- aman a mund ta dërgosh nje porosi ne dhomen 305 - tha duke e pare ne sy
- beje vet moj - tha duke qeshur

- te lutem se me ka ardhur i dashuri nga Fieri dhe dua te dal ta takoj vetem pak dhe ajo zone e dhomave eshte e imja e nuk kam kush te me zevendesoje- tha ajo duke ju lutur

- te lutem .... - tha serish dhe Esra buzeqeshi
- ne rregull por ma ke borxh - tha duke qeshur ajo

- je me e mira per cdo gje do me kesh pran per zotin - tha duke e puthur ne faqe
- mire mire po ik tani se mos te iken i dashuri- tha duke  u tallur Esra

- kjo eshte karta e dhomes vetem hyr edhe ler porosin - tha ajo
- nuk ka njeri brenda- pyeti Esra
- jo sepse me than qe kan dal - tha duke u larguar

- uffffff- shfryju Esra duke marr karrocen dhe duke hyr ne ashensor
Sapo ashensori u hap doli dhe u nis drejt dhomes qe Blerta i tha

U afrua nxori karten dhe kur dera u hap hyri brenda se bashku me karrocen
Shkoi ne mes te dhomes dhe vendosi karrocen me ushqimet e ne momentin qe po dilte degjoi nje zhurme dhe kuptoi se nuk ishte e vetem ne ate dhome

- dreqin - tha duke dashur te dilte jashte pa e pare askush por duke ecur nuk e pa rrugen dhe nga pakujdesia rrezoi nje vazo qe ishte pran deres

- uffffff - shfryju kur zhurma u degjua dhe kur ndjeu hapat e dikujt te shkonte drejt saj
- je ne telashe- i tha vetes duke u kthyer ngadalë.....

Nuk jam e sigurt nese do arrij te shkruaj pjese tjeter sonte sepse kam qen super e zen sot 🤷‍♀️😅

Shihemi neser 👋👋


Forca E DashurisWhere stories live. Discover now