23

388 41 46
                                    

I gjithe breg deti ishte bosh
Nje qetesi e madhe mbizotëronte aty
E nga larg dukeshin siluetat e dy njerez te ulur ne breg

- kaq shume te ka lenduar saqe nuk e gjen kurajon te flasesh per te - theu heshtjen Esra
- ajo ka qen dashuria e jetes time ka qen buzeqeshja ime - tha duke pare detin

- si je njohur me te - pyeti Esra serish
- kur u shperngulem ne Tirane e quaja veten nje nga femijet me
fatkeq por nuk e dija se zoti me kishte sjell pran asaj qe do behej vet jeta per mua - tha duke qeshur teksa kujtoi ate dite

Flashback

Tashme kishin kaluat  vite qe ata ishin shpërngulur ne Tirane dhe ai akoma nuk po mësohej sepse per te vendi me i bukur ishte Kukesi

- mos bej keshtu o burr- tha Kiani teksa po ecnin neper rrugicat e asaj lagjeje
- edhe pse ka kaluar shume kohe nuk po mësohem dot per zotin- tha duke u kthyer nga ai

- shiko si mashtron - tha Kiani duke ndaluar
- pse me ofendon- tha duke ber si i lenduar Liami

- ne rregull pra me thuaj a do ktheheshe ne Kukes tani pasi ke njohur Deboren-  tha duke e pare ne sy dhe mezi po mbante te seriozitetin

- tani une thash mos kishim ikur fare por nuk po them se duhet te kthehemi - tha duke kruar koken
- legen - tha Kiani duke i ren ne shpatulle

Ne lagjen ku ai jetonte kishte dy vite qe kishte ardhur nje familje e re dhe ata kishin vetem nje vajze e cila ishte moshatare me Liamin dhe shtëpitë e tyre ishin perball njëra- tjetrës

End flashback

- domethen se nuk e paske dashur aq shume qytetin tend - tha Esra duke e ngacmuar
- le te themi se fillova te doja me shume ate - tha Liami duke e pare

- deri tani nuk me tregove asgje si jeni lidhur?  si jeni dashuruar- pyeti serish Esra
- epo le te themi se kam hequr pak deri kur ajo me tha po - tha duke qeshur ai

- me ishte fiksuar aq keq saqe edhe dhomen e nderova me vellain vetem qe ta kisha me pamje nga shtepia e saj - Filloi te fliste ai ndersa Esra po e degjonte me vemendje

- nuk e ke iden sa inate me vinte kur i plotësoja cdo deshire vetem qe te ma lironte ate dhome - tha serish duke qeshur me ato qe po kujtonte

- shi shi e paske te zgjuar vellain - tha ajo duke qeshur gjithashtu
- kur me ne fund ju plotësuan tekat zoteris une hyra ne dhomen e re - tha duke pare nga deti e duke u kthyer pas ne kohe

Flashback

Pasi kishte kaluar dy ore duke pritur pa se drita e dhomes se saj u ndez
- me ne fund - tha duke shfryre

Ajo u afrua pran dritares dhe e hapi sepse vapa e atij korriku ishte e tmerrshme
Per nje moment syt i shkuan tek shtepia perballe

Pa Liamin qe kishte dal ne dritare dhe po pinte nje cigare
- mirmbrema- tha ai duke e pershendetur

- mirmbrema dhe naten e mire- tha duke tentuar te mbyllte perden
- avash mi se nuk te haj - tha duke ngritur zeri

- cfare the - i tha Debora duke dal serish ne dritare dhe ai qeshi sepse ate qellim kishte te hynte ne muhabet me te

Hapi dritaren dhe doli tek tarraca qe ishte pran shtepis se Debores
duke u afruar edhe me shume pran saj

- nuk me ke dhen akoma nje pergjigje- tha duke ndezur nje cigare
- akoma me kete histori ti - tha ajo  duke ber si interesante edhe pse edhe  kishte kohe qe  e pelqente ate djale

- eja vetem pak se dua te te them dicka edhe pastaj nuk do te te bezdis me - tha ai duke ber qe ajo ta shikonte me dyshim

- vetem dy minuta pastaj secili ne rrugen e tij - tha duke e pare ne sy
- pse gjithemon pas teje do rrij une - tha gjoja u merzitur dhe ajo i besoi e doli nga dritarja duke shkuar pran tij

- po te degjoj - tha duke e pare ne sy
- shiko - tha duke i drejtuar gishtin nga qielli dhe kur ajo ngriti koken e kur u kthye  ai ju afruar dhe e puthi

- cfare ben budalla - tha ajo duke e goditur me shuplak dhe ai ju afrua duke e puthur serish
- sa here do me godasësh aq here do te te puthe - tha duke qeshur ai kur ajo u largua dhe mbylli dritaren

End flashback

- o zot - tha Esra duke e pare dhe nderkohe Liami vazhdoi te qeshte me te madhe
- e di mund te dukem si idiot por nese nuk do beja dicka te till ajo s'do thyhej kurr- tha teksa qeshte

- po pastaj cfare ndodhi - pyeti Esra
- pas nje muaji qe e ndaloja kudo , qe i shkoja pran sapo te shikoja se dikush e ngacmonte , qe nuk lejoja askend te fliste per te ajo erdhi edhe me takoi vet

Flashback

ate dite ishte vetem ne shtepi dhe filloi te binte zilja pa u ndalur
- erdha - bertiti i nervozuar ai dhe kur hapi deren pa ate qe po qendronte serioze

- oooo kush na qenka - tha duke u mbeshtetur tek dera
- ta tregoj une buzeqeshjen ty - tha duke hyr brenda ajo dhe ai vetem e shikonte

- si guxon ti e ju thua te gjitheve  se une jam e dashura jote - tha duke ngritur zerin
- aha une thash se cfare kishe- tha Liami duke shkuar drejt sallonit

-idiot e kupton se nese kjo gje shkon ne vesh te babit do behet nami - tha serish
- po une prandaj e kam hapur qe ai ta degjoj e pastaj te vij te bej namin ketu edhe pastaj une i jap atij zgjidhjen perfekte - tha duke folur serioz

- e cila eshte ajo - tha duke e ditur se do jet dicka qe nuk do i pelqej aspak
- qe ne te dy te  fejohemi- tha duke qeshur ai

- perfundimisht ti nuk je mire- tha Debora
- hajde tani pranoje se edhe ty te pelqej - filloi te fliste ai

- jo dhe jo perse e ke kaq te veshtir qe dikush te te refuzoj - fliste serioze ajo
- me thuaj a vertet nuk ndjen asgje per mua , as kur une te afrohem ose te prek - filloi te fliste ngadal ai

- mu largo - tha duke ngritur zerin dhe duke ecur mbrapsht ajo
- Jam i sigurt se neteve me enderron sikur jam aty pran teje- vazhdoi te fliste

- deri aty jo - tha Debora  duke mbyllur syt dhe kafshoi buzen se u pendua pas asaj qe tha e ne ate moment u degjua e qeshura e Liamit qe ja kishte arritur qellimit qe ta bente te fliste

Liami ju afruar edhe me pran ndersa ajo hapi syt
- me beso une nuk jam ashtu sic ty te thone ti je e përzgjedhura e zemres time dhe ajo vetem per ty rreh - tha duke i prekur floket

Debora  u pertyp dhe mori frym thell
- lejoje zemren tende ta pranoj timen dhe te jesh e sigurt se cdo dite te jetes tende do te ta bej te vecant - tha duke ju afruar serish por atehere me nje ndryshim ai e dinte se ajo nuk do e qellonte por do ja kthente ate puthje qe ai kishte enderruar per shume kohe

Dhe ashtu ndodhi ai e puthi dhe ajo ju pergjigje duke pranuar me ne fund ate qe ndjente
Pas dy vitesh ajo i tregoi atij se ja kishte vlejtur i gjithe mundimi qe ai  kishte bere duke kembengulur

Ajo vertet kishte kohe qe ndjente per te por fjalet e njerezve e benin te kishte frik sepse sipas tyre ai ishte nje don zhuan dhe sapo te lidhej me te dhe te arrinte qellimin e tij ai do ndahej

E keshtu ata u lidhen duke e jetuar cdo dite edhe me shume dashurin e tyre
Gjerat shkonin aq mire saqe ata te dy e finalizuan dashurinë e tyre me nje fejese

- te premtoj se kurr nuk  do te ti bej syt e tu te lotojn- tha ai teksa te dy po qendonin ne ballkon
- te premtoj se do te jem gjithmon pran teje - i tha ajo duke u kthyer nga ai dhe duke e puthur

End flashback

- uau cfare historie bravo me pelqejn djemt qe nuk dorezohen - tha Esra duke buzeqeshur
- nuk u dorezova deri ne momentin e fundit - tha duke buzeqeshur trishtueshem

- po atehere perse sot nuk jeni bashke- pyeti me gjysem zeri ajo
- mesa dukej kur ne benim plane zoti kishte ber te tjera per ne - tha duke marr frym thell

Esra u kthye duke e pare sepse e ndjeu se zeri i tij u dridhur
- gjithcka ndryshoi ate mbremje tetori- tha duke marr frym thell .....

Mos me shani se tashme duhet te jeni mesuar me këto te lënat ne pikat kulminante 🫣🤷‍♀️😅

Nuk jua premtoj por shpresoj te shihemi serish me vone 😉

Forca E DashurisWhere stories live. Discover now