12

372 39 40
                                    

Nata  kishte rene dhe ai vazhdonte te qendronte  i ulur ne ate ballkon
Po shikonte se si hëna ndriçonte detin me driten e saj

- po - u pergjigj gjithe pertes kur telefoni nuk po pushonte se reni
- akoma ne shtepi je - pyeti Kiani
- aty ku me le - tha me gjysem zeri

- une jam nisur per Tiran se me kerkuan ata te shpis dhe doja te ta tregoja - tha Kiani
- nuk ka gje me mire te qendroj pak vetem - tha Liami i qet
- dil nje xhiro nga deti se ndoshta te qetëson- tha duke qeshur
- s'kam nerva te shkoj askund, shihemi neser- tha duke mbyllur telefonin

Mbushi serish goten dhe ndezi nje cigare tjeter qe nuk dihej e sata ishte per ate nate
Vazhdoi ta thithte nderkoh qe syt i mbante nga deti

.....

As vet nuk po e besonte ate qe kishte ndodhur
I dukej sikur kishte qen ne nje enderr dhe akoma nuk ishte zgjuar

Nuk mund te qendronte me shume ne shtepi
Mori telefonin dhe pa oren qe sapo kishte shkuar tete

Veshi nje bluze pak te trash dhe doli nga dhoma
Shkoi drejt guzhines sepse e dinte qe Anila ishte akoma aty

- mam - tha duke ju afruar
- po - tha Anila teksa po fshinte tenxheret qe sapo kishte lare
- a mund te dal pak te lutem - tha duke bere qe ajo te ndalonte dhe ta shikonte me habi

- ne kete ore ? Ku do te shkosh - pyeti e habitur e ema
- ne det .... te lutem - tha duke ber si nje femije i vogel

- po eshte vone moj bij dhe cfare ti them Besimit kur te vij dhe mos te te gjej ketu - tha ajo
- te lutem mam kam nevoj te qendroj pak vetem - foli me zerin qe filloi ti dridhej dhe Anila e kuptoi se vajza e saj dicka e kishte por nuk deshironte t'ja tregonte

- ne rregull por telefonin mbaje te ndezur dhe kur te te telefonoj te me përgjigjesh- tha ajo dhe Esra e perqafoi

- je me e mira - tha duke e puthur ne faqe
- dhe kujdes kur te kthehesh - i tha serish para se ajo te largohej
- do te vij te me marr Siari se fola me te - tha duke buzeqeshur ajo dhe u largua

.....

Kishte zbritur poshte dhe po qendronte ne breg te detit duke e pare me vemendje
- ti se ke iden sa shume te urrej - tha duke ju dridhur zeri

- e si mund te urresh dicka kaq te bukur - degjoi nje ze qe i ktheu pergjigje
- Jam aq tap sa me duket sikur ti po me flet - tha duke  qeshur

- ne fakt edhe kur je esëll nuk eshte se dukesh shum i zgjuar- i foli serish ai ze dhe ateher ai u kthye duke par se kush ishte pas tij

- ti - tha duke e par i habitur ndersa ajo po qendronte perballe tij
- une pse mos me thuaj qe mendove se vertet te ktheu pergjigje deti - tha Esra duke qeshur

- ha ha ha - na shkrive ke shume humor
- jo humori ke ti qe e mendove ate gje jo une - tha ajo duke u ulur ne rere

- e shikon qe kam te drejte kur them se ti me ndjek - tha ai duke shkuar dhe duke u ulur pran saj
- ne endrrat e tua ndoshta- tha Esra serioze dhe ai vazhdoi te qeshte

- epo atehere cfare te solli ketu - foli Liami duke u kthyer nga ajo
- une ketu vij gjithmon , ky eshte vendi im - tha ajo me autoritetet

- ooouu nuk e dija se ti je pronarja e Durresit - tha me ironi
- e kush e tha kete idiotesi- ngriti zerin Esra

- po meqe the se ky eshte vendi yt - vazhdoi sërish Liami dhe Esra u ngrit dhe vazhdoi te ecte
- ku po iken - thirri ai

- diku ku te qendroj vetem se per kete gje erdha - tha ajo duke ngritur zerin dhe u ul disa metra larg nga ai

Mbylli syt dhe mori fryme thell
Dhe ne mendje i erdhi nje fragment
I asaj qe kishte ndodhur ate pasdite teksa po qendonte tek shkallet

Flashback

Nje makine ndaloi para portës se shtepis se saj dhe vazhdoi ti binte boris dhe kur pa se ajo nuk po levizte

Nje djale doli nga makina dhe vazhdoi te ecte duke u  afruar pran portës
Sapo e pa ngriu telefoni i ra nga dora dhe nuk po e besonte ate qe po shikonte

Ai po buzeqeshte dhe po afrohej edhe me shume drejt saj
Hapi deren dhe hyri brenda pa e menduar dy here

U mbeshtet tek dera dhe vazhdoi te merte frym rendshem
Nuk po ndihej aspak mire ajo qe kishte pare e kishte ber te ndihej shume keq

Kur degjoi zhurmen e makines qe u largua hapi deren
ai kur kishte pare se ajo ishte larguar kishte ndaluar dhe ishte nisur serish drejt makines se tij

End flashback

- aaaaaaaaaaaaaaaa- bertiti me te madhe duke ber qe Liami te kthente koken i habitur nga ajo dhe u ngrit e shkoi drejt saj

- uhhhhh- shfryju ajo duke vazhduar te qeshte
- ti je e cmendur- tha Liami kur ju afrua pran
- kush po ma thot - tha ajo teksa po qeshte

- mere te heq stresin - tha duke i drejtuar nje cigare
- se mos eshte hashash ore - tha Esra duke e pare me dyshim

- nuk merem me ato gjera une nuk jam kalama- tha gjoja serioz dhe ajo i nxori gjuhen dhe e mori cigaren duke e vendosur mes buzeve ndërsa ai ju afrua qe t'ja ndizte

sapo e thithi njeher filloi te kollitej me te madhe dhe nuk po dinte te ndalonte
- idiot doje te me mbysje - tha duke pare nga Liami qe kishte vazhduar te qeshte dhe nuk po dinte te ndalonte

- une mendove se ke pire edhe me pare moj - tha ai ndersa mundohej te qetesohej nga e qeshura qe e kishte kapur

- dreqin nuk e dija se eshte kaq e keqe duket e thjeshtë kur shoh te tjeret- tha duke shtremberuar fytyren

- nuk thonë kot qe nuk pi  macja uthull- tha duke qeshur ai dhe Esra vazhdoi te qeshte mbas tij
- ke buzeqeshje te bukur- tha ai duke e pare dhe Esra ndaloi se qeshur

- me fal e ka fajin pija- tha duke u justifikuar sepse u pendua per ate qe tha
- s'ka gje nje te vertet the - tha ajo duke qeshur

- shih shih sa vet besim ke - vazhdoi te fliste Liami
- do te doja ta kisha pasur gjithmonë- tha duke shfryr dhe merzia apo inati qe kishte brenda vetes kuptohej qart

- te gjith do te donim qe disa gjera ti kishim ber me mire - tha edhe ai me merzi
- e di si do dukemi tani nese dikush do na degjonte - tha Esra duke thithur ate cigare qe mbante ne duar dhe vazhdonte te kolliste serish

- si - pyeti Liami kureshtar per  ate qe ajo do thoshte
- si dy njerez qe kemi gjithe hallet e botes mbi supe - tha Esra duke qeshur trishtueshem
- ndoshta ashtu jemi- tha edhe ai me gjysem zeri

Si dukej ajo nate sapo kishte filluar per ata te dy
Nuk dihej nese ishte rasesia apo fati ajo qe i bashkoi ne ate moment por ajo që dihej ishte se ajo nate do te ishte shume po shume e gjate

Edhe perse disa metra larg tyre dikush tjeter po i vezhgonte
Dhe qellimet e tij nuk diheshin cilat ishin apo se cfare po mendonte te bente.....

Shihemi serish me vone 🤦‍♀️😅😅

E shikoni qe po i plotesoj mungesat 😂😂

Forca E DashurisWhere stories live. Discover now