Pjesa 1

54 6 0
                                    

Cdogje eshte e shkruar!
Nisur nga dita qe ti lind derisa te vdesesh.
Fati i secilit nga ne eshte i shkruar.
Disa e besojne kete e disa te tjere besojne qe fatin e shkruajne vete.
Ka dhe nga ata qe besojne se fati eshte i shkruar por ne librin e shkruar te fatit jane disa faqe bosh ne te cilat ti shkruan fatin tend...
Afrohet nje makine luksoze,shoferi ulen xhamin duke pare nga porta e burgut.
Duke pritut ne heshtje ne distance.
Degjohet te terhiqej leva dhe te hapej porta e burgut.
Nga makina qe e ruante ne distance sic ishte i ulur ne sendilje,nje djal me pamje mashkullore,mjekren e zeze dhe syte ngjyre jeshil,ne ato sy ne te cilat mbante nje veshtrim te erret.
Porta e burgut tashme hapet dhe nga aty del ajo,nje vajze e gjate dhe e imet,nje fytyre me tipare te theksuara dhe aq terheqese,floket e gjate te arte.
Ndryshe ishin syte e saj ne te cilat qartazi mund te lexoje shprese,jete,dhimbje.
Merr ajer teksa syte i mbushen me lot.
Porta e burgut mbyllet.
Ne distance tek po e njejta makine po e veshtronte shoferi,dhe ai i cili qendronte ne vend te pare.
Po shikonte ate dhe fytyren e saj,e shikonte me nje veshtrim nderkohe qe shtrengonte nofullat e tij.
Ben te hape deren qe te dilte dhe miku i tij e mban per krahu.
-Zorad.
Ai kthen koken dhe shikon nje makine luksoze te afrohet.
Del nje burre dhe nje grua me nje moshe mbi te 50ta,dhe pastaj nje djale,femije i vogel.
-Mami.-therret ai.
Dy djemte qe veshtronin nga distanca mbesin te habitur,vecanerisht Zoradi qe ishte ne vend te pare.
-Zemra ime.-thote ajo duke u ulur ne gjunje per te perqafuar djalin e saj.
Syte i mbushen me lot nga malli per te birin.
Po e perqafonte,e puthte dhe i merrte ere.
-I vogli im,shpresa ime,mrekullia ime.
Shikonte fytyren e djalit te saj dhe vetem e puthte.
-Raja,e vogla ime.-ishte mamaja e saj Dafina e cila hap krahet me mall te perqafonte te bijen.
Ajo veshtron nenen e saj dhe hidhet ne perqafim.
Ajo nje zonje e sofistikuar,me klas,floke te kafte te kapur pas ne nje karfice,e mire veshur dhe me nje qendrim prej zonje.
Raja shtrengonte nenen e saj dhe prane afrohet dhe babai i saj Araniti i cili nuk po i mbante dot lotet.
-Baba.
-E vogla ime.
Ne perqafimin e dy prinderve te saj dhe te voglit te saj,ndihej sikur po merrte fryme dhe po jetonte serish.
Zoradi mbeshtetet ne sendilje serish dhe po i veshtronte sebashku me mikun e tij,Gazin.
Nuk mund te ndermerrnin asnje veprim.
Familja e saj ishte aty.
-Eja,eja ikim nga ketu.-i thote e ema.
-Ikim.-thote ajo duke pare dhe nje here te fundit nga burgu.
Kthen syte nga djali i saj i vogel dhe e merr ne krah.
-Tani nuk do te ndahemi me kurre.-i thote ajo djalit te saj te vogel Sionit.
Ai e perqafon te emen duke mbeshtetur koken mbi supin e saj.
-Me ke munguar shume mami,mos ik me.
Rajas i mbushen syte dhe me shume me lot,thuajse ti keputej shpirti dhe njehere.
Dafina po fshinte lotet teksa Araniti po i qendronte prane.
Tashme po drejtoheshin drejt makines.
Raja nje momente teksa po rregullonte djalin e saj ne sendiljen e vogel te tij dhe e veshtronte,tiparet e tij,floket e zinj dhe ata sy jeshil,ne nje moment humbet ne mendime pastaj kthen syte rrotull,te kontrollonte per dike.
Deshironte te shikonte dike apo ndoshta dhe kishte frike te shikonte dike.
Ne distance ai i cili po e veshtronte.
Gazi kthen koken duke pare Zoradin pastaj kthen koken duke pare nga ata serish.
Babai i saj afrohet duke i vendosur doren ne shpatull.
-Mbaroi Raja,tashme nuk ke perse shqetesohesh per asgje.
Ne jemi ketu.
Ajo kthehet me syte me lot nga i ati dhe pastaj e perqafon.
***
Sapo mberrijne ne vilen e madhe dhe luksoze te Nikajve.
Ndalojne makinen perpara deres se viles,aty ku familja e saj po e prisnin me padurim te takonin Rajen.
Gjyshja e saj Behare,halla e saj Liriana dhe dy femijet e saj,djali Meritoni dhe vajza Elsa.
Raja del nga makina dhe shikonte rrotull shtepine e saj,shtepia e saj qe i kishte munguar aq shume.
Ajo shtepi nga e cila kishte qendruar larg me vite,sikur te mos kishte mjaftuar fakti i atyre qe kishte kaluar por iu desh te kalonte dhe tre vite ne burg.
Kthen syte dhe shikon gjyshen dhe familjaret e saj.
Afrohet duke i takuar te gjithe dhe duke i perqafuar.
Te gjithe ishin te perlotur dhe te lumtur qe Raja tashme ishte ne shtepi.
I ati i saj Araniti,afrohet duke i qendruar prane te shoqes Dafines,kjo e fundit qe nuk i ndalonte dot lotet e gezimit.
Sioni i vogel afrohet tek gjyshja e tij,Dafina dhe shikonte mamane e tij.
Raja i veshtron te gjithe teksa merr djalin e saj ne krah.
-Jam shume e lumtur qe jam ketu.Asnjehere me pare nuk kam qene kaq e lumtur saqe me duket sikur po enderroj.
Shikon djalin e saj dhe e puthen ne faqe.
Nena e saj Dafina afrohet duke e puthur te bijen tek koka.
-Te futemi brenda dhe te qetesohemi te gjithe.-thote Araniti.
-Eja bije.-i thote gjyshja e saj Behare.
-Shyqyr qe vajza eshte mire Aranit.-i thote Liriana te vellait.
-Faleminderit moter.
Te gjithe futen brenda ne vile.
***
Hapen ujin e ngrohte dhe Raja futet brenda ne dush.
Ngren duart duke ndjer ujin ne duar dhe pastaj afrohet duke lagur gjithe trupin.
Po qetesohej ne dush teksa uji prekte trupin e saj,donte vetem te relaksohej e te mund te harronte cdogje.
Cdogje qe kishte kaluar,sikur te ishte aq e lehte.
Teksa mbante syte mbyllur i vinte imazhi i tij ne mendje,fytyra e tij,prekjet e tij aq sa mund te betohej qe kur mbyllte syte e ndiente sikur te ishte aty.
Fillon te qaj teksa mbante duart mbi supet e saj dhe ulet ne gjunje.
-Zorad...
***
Konaku i Kananeve
Ai futet brenda dhomes se tij duke perplasur deren e dhomes se gjumit.
Heqen xhaketen e tij duke e hedhur ne dysheme tere duf.
Mbushej me fryme aq shpejt saqe gjoksi ngrihej e ulej.
I kujtohet kur pa ate te dilte nga dera e burgut,fytyra e saj.
Shtrengonte duart e tij grusht dhe po turfullonte nga nervat.
I kujtohet kur ai djalosh i vogel vrapoi drejt saj duke e thirrur nene.
Ai heqen armen nga brezi dhe po e mbante ne dore.
-Zorad,Zorad bir.- i therret nena e tij Gonxhja.
Nje zonje e moshuar ne moshe dhe mbante shamie mbi koke.
Bir je mire?-e pyeten e shqetesuar duke pare xhaketen e tij ne dysheme dhe ate qe mbante armen ne dore.
-Nene te lutem dil nga dhoma.-i thote ai duke u munduar te mbante qetesine.
-Zorad.
-Nene.-ngren tonin e zerit ai.
E ema,veshtronte te birin ne sy dhe nuk mund te bente asgje per ta qetesuar.
Gonxhe ishte grua e ftohte ndonese djali i saj Zoradi ishte pika e saj e dobet.
Ajo mbledh veten dhe shikon te birin ne sy.
-Babai yt te kerkon,te pret ne oborr.-i thote ajo.
Zoradi veshtron te emen ne sy,futen pistoleten ne brez dhe del nga dhoma e gjumit te tij.
Konaku i Kananeve shtrihej ne nje siperfaqe te madhe tokesore,dhe vete konaku ishte si nje fortese,ishte nje konak me tre kate porsi nje kulle e ngritur me gure te medhenj dhe brenda e arreduar me nje nderthurje e stilit te vjeter shqiptar me ate borgjez.
Zoradi zbret shkallet dhe afrohet ne oborr.
Aty ku babai i tij qendronte ulur ne kolltuk dhe para tij ne tavoline kishte nje filxhan kafeje.
Zaim Kanani,nje burre mbi te 60ta,me mustaqe,i mbushur dhe ne fytyre mbante nje hije te vrenjtur,dhe ne dore mbante nje tespih te cilin e kalonte here pas here neper gishta.
-Ulu Zorad.
Zoradi i cili qendronte perball babait te tij dhe e veshtronte ne sy.
Zaimi ngren syte lart dhe shikonte te birin i cili po e veshtronte.
-Tashme ka ardhur koha qe amaneti te shkoj ne vend te vet.
Zoradi ngren koken lart dhe veshtronte te atin duke e degjuar me vemendje.
Ti i ke bere nje betim vellait tend dhe tani ka ardhur koha te mbash fjalen e dhene.
-E di baba.
Do te veproj ashtu sic eshte e drejte dhe sic e don zakoni.
-Me sill trupin e vdekur te Rajas,Zorad.
Zoradi ul pak koken duke veshtruar babain e tij ne sy.
Nena e tij Gonxhe po i degjonte duke i pare nga lart ne ballkon.
***
Vila e Nikajve
Raja ishte shtrire ne shtrat mbi preherin e nenes se saj.
Ajo e cila po i ledhatonte koken te bijes teksa mbante lotet.
E mbi shtrat ne krahet e Rajes ishte i vogli i saj Sioni,ai i cili me ne fund po flinte qete prane te emes.
-Fli e vogla ime.
Une jam ketu,te gjithe jemi ketu.
-Akoma nuk po me besohet ma,nuk mund ta besoj qe jam ketu.
Aq sa kam frike te mbyll syte.
-Qetesohu e vogla ime do e marresh veten shpejt.Ne jemi ketu e te mbeshtesim.
-Ju kam lenduar shume ma,e di.
-Nuk ka qene faji yt Raja.Mos e mendo kete tani.
Raja fshin lotet.
-Shpirti me ka djegur per djalin tim.
Malli me ka marre shume per juve.
Raja cohet nga shtrati duke pare mamane e saj ne sy.
-Kam frike ma,kam frike sepse une e di qe do me kerkojne,e di qe ai do me kerkoj.
Kam frike sepse Zoradi do me vras.
-Shshsht zemer,mos i thuaj keto fjale qetesohu.
-Zoradi nuk do te ndalet,une e di,e ndjej.
Une e njoh ate dhe sesi mendon.
-Ketu nuk do te gjej asgje,babai yt ka rritur sigurimin ne vile,ti kurre nuk do levizesh vetem,Sioni nuk do dal kurre nga vila pa ne.
Askush nuk mund te te lendoj,askush nuk mund te na bej asgje.
Ti qetesohu.-i thote mamaja e saj duke marre fytyren e saj ne duar dhe e puthen ne balle plot dashuri.
***
Ne dhomen e ndenjes ishte ulur Araniti,Beharja,Liriana,Meritoni dhe Elsa.
Dafina zbret shkallet dhe afrohet prane dhomes se ndenjes duke u ulur prane te shoqit.
-Si u be e vogla jone?-e pyeten Beharja.
-E zuri gjumi me ne fund,po flen me te birin.
-Tani pushon qete.-shton Beharja.
-Vella shyqyr qe tani Raja eshte ne shtepi,qe u bashkua dhe me te birin.
-Faleminderit moter.-i pergjigjet Araniti duke e veshtruar ne sy.
-Uroj do jemi te sigurte te gjithe.
-Nene.-e therret Meritoni duke veshtruar te emen ne sy.
Dafina veshtron Lirianen dhe shtrengon nofullat pasi Araniti i shtrengon doren per ti thene qe ishte aty.
Elsa po i veshtronte dhe qendronte e heshtur.
Dhe Beharja e cila degjon fjalet e pavend te se bijes,heshten duke mos ditur si ti peegjigjej.
-Ne gjithnje jemi te sigurte moter.
Nuk kemi per cfare te shqetesohemi.
***
Konaku i Kananeve
Zoradi hypen ne makine dhe ne vendin e pare ishte Gazi.
-Gaz,zbrit.
Ky i fundit vendos rripin e sigurimit.
Gazi ishte dora e djathte e Zoradit dhe ne te njejten kohe miku i tij i besuar.
Zoradi e veshtron dhe njehere pastaj ndezen makinen dhe i jep gaz.
Po i jepte si i cmendur,pothuajse do shkaktonte aksident me ate shpejtesi.
Shtrengonte nofullat e tij teksa duart mbante ne timon dhe shtypte gazin.
...mbante me doren e tij krahun e Rajas shtrenguar,ai i terbuar dhe ajo qe qante nga dhimbja.
-Zorad ndalo,te lutem,ndalo te pergjerohem.
Por ai i cili po turfullonte nga nervat vetem shtrengonte nofullat e tij.
Ngjiste shkallet teksa te gjithe i shikonin Zaimi,Gonxhe dhe te tjeret,derisa futet brenda ne katin e dyte te konakut dhe ne dhomen e gjumit te tij.
Mbyll deren me celes dhe rrotullisen Rajan duke e perplasur me gjoksin e tij dhe po aq perplasen shikimet e tyre.
-Zorad me dhemb.-i thote ajo mes lotesh.
Ai me fort ia shtrengon krahun,e shikon ne sy dhe me fort e afron prane fytyres se tij.
Raja e cila po renkonte nga dhimbja.
-Ku mendove qe do ikje.?
A?
Ajo e cila po qante,e frikesuar e trembur saqe nuk mund as te fliste.
Per me teper tashme duke njohur Zoradin as nuk guxonte.
Shikonte syte e errur te Zoradit dhe ai friken dhe lotet ne syte e saj.
-Fol.-bertet ai...
Zoradi del nga rruga dhe ndalon makinen duke hapur deren e makines dhe del jashte.
Gazi ne te njejten kohe,del nga makina dhe vrapon per tek Zoradi.
Ky i fundit i cili nxjerr pistoleten nga brezi e ngren ne ajer por Gazi ia ulen krahun poshte dhe e i qendron prane.
Makinat qe kalonin.
-Qetesohu Zorad,qetesohu vella.
Ky i fundit qe po turfullonte.
-Aaaa.Aaaa.-bertiste duke shfryre dufin.
-Qetesohu.
-Ka ardhur dita Gaz.
Me duhet te vras Rajan.-thote ai.
Gazi veshtronte Zoradin ne sy.
-Duhet te gjej nje menyre per ta nxjerre nga shtepia e saj,duhet te mbaj fjalen e dhene.
Me duhet te vras Rajan.-perseriten Zoradi serish duke hedhur shikimin gjetke,nje shikim i pameshirshem.
-Do te na duhet nje plan.
Zoradi kthen syte nga ai.
-Perpara se ta vras dua te di dhe te degjoj nga goja e saj se cfare ndodhi ate nate dhe per ate femije qe sot e thirri,...mama.-i thote Zoradi Gazit duke e pare ne sy.
-Je i sigurt qe don te bisedosh me te.?
Zoradi nenqesh ironikisht.
-E nuhas,ka tre vite di qe dicka nuk shkon.
Vetem versionin e Rajas nuk di,perse donte te vriste vellain tim.?
-Atehere do na duhet te gjejme mundesine dhe ta rrembejme.
Zoradi veshtron Gazin ne sy pastaj drejtohet drejt makines teksa futen armen ne brez.
***
Vila Nikajve.
Tashme kishte rene nata.
Raja qendronte ne dritare duke pare gjetke.
...-Fol.-po i bertiste Zoradi i cili i mbante shtrenguar krahun.
-Dua te iki,te iki nga ketu.Te lutem me ler te shkoj,nuk e shikon qe po vdes,nuk e shikon sa po vuaj Zorad per hir te Zotit.
Te lutem me ler te shkoj.-po i pergjerohej ajo mes lotesh.
Zoradi ia leshon krahun dhe e kap per nofullash.
-Ti nga une nuk iken kurre.-i thote ai dhe e shtyn duke e hedhur mbi shtrat...
Raja fshin lotet dhe kthen syte duke pare te voglin e saj qe flinte mbi shtrat.
Ajo afrohet ngadale duke u ulur ne shtrat dhe puthen te birin tek koka.
-Te dua i vogli im.-peshperiten Raja.
I perkedhelte koken dhe e veshtronte teksa ai flinte.

___________________________________________

Uroj qe te iu kete pelqyer pjesa e pare.

the PinkWriter

MoiraWhere stories live. Discover now