Pjesa 3

36 5 2
                                    

Vila e Nikajve
Mengjesi kishte ardhur dhe tashme ne vilen e Nikajve kishin nisur pergatitjet per festen e ditelindjes se Rajas qe do te mbahej ne mbremje.
Raja nuk kishte deshire qe nje feste e tille te mbahej por mundej qe dhe prinderit e saj kishin te drejte.
Pas se gjithave ajo ishte gezimi i pare dhe i vetem i tyre,andaj ishin mese te lumtur qe sot ta kishin prane.
Tashme punetoret ishin te angazhuar me pergatitjet dhe kuzhinieret ne kuzhine.
Raja ishte e shtrire ne shtratin e saj dhe ngadale hapen syte.
Shikon vogelushin e saj i cili po flinte ne paqe,buzeqesh teksa i perkedhelte koken.
Jete ne fund ishte e bukur,kur ke qetesi.
***
Konaku i Kananeve
Zoradi po qellonte me arme.
Gazi hidhte topa ne ajer dhe Zoradi gjuante ne shenje.
-Mjafton.- i thote ai duke kontrolluar karikatorin e pistoletes qe tashme ishte bosh.
Afrohet tek nje tavoline e vogel duke mbushur karikatorin me plumba dhe e futen serish ne pistolete.
-Zorad.-i therret Gazi duke i terhequr vemendje.
Zoradi kthen koken duke pare Gazin pastaj shikon Zaimin te afrohet.
Gazi ul koken ne shenje respekti dhe menjanohet duke u larguar disa hapa me tutje.
-Si po te shkon Zorad?
-Deri tani shume mire.
Zaimi i zgjat doren duke pare te birin ne sy,ky i fundit i zgjat ne dore pistoleten.
Zaimi e merr ne dore terheq kembezen dhe mbi nje tavoline ne distance ndodheshin pese shishe qelqi.
Ai kthehet,merr shenjester dhe i godet te pese shishet duke bere qe xhami tyre te shperthente duke mos ngelur asgje nga shishet e qelqit.
Gazi veshtron Zaimin pastaj Zoradin,ky i fundit qe shikonte shishet pastaj kthehet duke pare babain e tij.
Zaimi mbante ende armen ne dore dhe shikon Zoradin ne sy.
-Ke tre dite kohe te kthesh nderin e familjes.
-Ndryshe?-i drejtohet ai te atit.
Zaimi kthen pistoleten duke mbajtur tyten e saj ne dore dhe anen tjeter ia drejton Zoradit.
-Do e mbaj une fjalen e dhene.
Te dy po shikoheshin ne sy dhe nuk ishte nje veshtrim miqesor.
Zoradi zgjat doren duke marre pistoleten e tij ne dore.
***
Elsa po pergatitej ne dhomen e saj dhe akoma nuk kishte vendosur se cfare fustani do te vishte.
Liriana hyn ne dhomen e saj duke veshtruar te bijen.
-Nuk di nene cilin fustan te zgjedh.
-Ky eshte problemi jot.-i thote ajo me ironi.
Lisa veshtron mamane e saj teksa ulej ne shtrat.
-Cfare po thua nene?!-e pyeten ajo konfuze.
-Sot do kete familje te rendesishme ne vile,te them te mbledhesh veten dhe te gjesh dike te pershtatshem per veten tende.
-Do e gjej nene.
Dike te pershtatshem per familjen tone,nje sic gjeti Raja.
Liriani e veshtron cohet ne kembe dhe nga duart i merr fustanin qe Elsa po shikonte.
-Se kupton qe ti je vajza e kesaj dere,ti duhet te na e ngresh koken lart.Raja nuk ka me reputacionin e dikurshem,askush nuk do e pranonte me nje djale babain e te cilit nuk e dime.
Ajo iku dhe u martua pa pelqimin e Aranitit dhe Dafines,kushedi cfare ka bere ne deren e Kananeve qe deshti te vriste kunatin e saj dhe sot frikesohet nga ai Zoradi.
Zaim Kanani ka derguar fjale para tre vitesh qe pasi Raja te dal nga burgu do kthej nderin e familjes ne vend.
Lisa veshtronte nenen e saj.
-Cfare?!-e pyeten ajo e habitur.
-Asnje fjale.-i thote Liriana qe e bija te heshte.
Kete e kam degjuar me veshet e mi.
Elsa qeshen ironikisht.
-Ndoshta Zoradi kerkon ta vras se mos ia ka punuar pas kraheve,ndoshta te birin e ka kopil.
Me ne fund kuptoi se kush ishte ajo.
Liriana degjonte fjalet e se bijes dhe e veshtronte.
-Degjo ketu se mos ma punon ti pas kraheve dhe perfshihesh me ndonje qe nuk duhet.
Shiko ketu.-bertet Liriana neper dhrmbe.
Te vras me degjove,te vras.
Elsa veshtronte te emen e frikesuar.
***
Tashme oret kishin kaluar aq shpejt,ishin bere te gjitha pergatitjet ne vile dhe te ftuarit tashme po futeshin brenda ne oborr.
Ishte bere nje organizim madheshtor ne oborrin e viles per ditelindjen e Rajas.
Dafina ishte perkujdesur ne maksimum per cdo detaj.
Njerez te rendesishem,miq te familjes se Aranitit kishin ardhur sonte.
Mes te cileve kishte dhe nga ata te cilet komentonin mbi vajzen e tyre,faktin qe ajo tentoi te vriste vellain e burrit te saj dhe pastaj perfundoi ne burg.
Dafina qendronte prane Aranitit duke mirepritur te ftuarit.
Gjithashtu dhe Beharja,Liriana pershendesnin te ftuarit.
Elsa qendronte prane tyre dhe Meritoni po kujdesej dhe tregohej vigjilent qe te mos kishin ndonje vizite te padeshiruar.
Dhe pse sic dukej cdogje po shkonte ne menyre te shkelqyer.
***
Raja ishte bere gati,kapur floket lart ne nje menyre te crregullt me disa fije qe i binin ne fytyre,nje grim qe i nxirrte ne pah tiparet vecanerisht syte e kafenjte.
Fustani ngjyre ulliri i gjate saten me vetem dy rripa te holle ne supe i rrinte aq perfekt ne trup.
Tashme po mundohej te mbyllte zinxhirin nga pas.
Hapet dera dhe nje djale me kapele hyn brenda,ngren koken lart ... Zorad.
Raja ishte me shpinen nga dera teksa mundohej te mbyllte fustanin.
Anon pak koken sapo degjon deren te hapet.
-Mami te lutem me ndihmo pak te mbyll fustanin.-thote ajo duke menduar te ishte mamaja e saj.
Zoradi e veshtron dhe ngadale afrohet,ne heshtje zgjat doren duke i mbyllur fustanin teksa admironte me sy shpinen dhe shpatullat e saj.
Raja ngren koken lart dhe ne pasqyrimin e deres xham te ballkonit shikon Zoradin.
Kush njeri nuk do te shikonte kush hyri ne dhomen e saj?
Largohet menjehere e frikesuar dhe kthehet duke u perballur me shikimin dhe pranine e tij.
-Zorad.-therret emrin e tij teksa mbushej me fryme e frikesuar.
Ai veshtron ate fustan qe i rrinte aq mire ne trup,duke ngritur syte lart ngadale e veshtron ne sy.
-Urime ditelindjen,e dashur.
-Largohu.-i thote ajo duke u dridhur.
-Shsht.-i thote ai duke i bere me shenje me gisht te heshte.
-Te lutem largohu.
Ndihme.-bertet duke pare nga dera.
Ai nxjerr pistoleten dhe ia drejton.
-Te thashe hesht.-e kercenon qetesisht.
-Aaa.-renkon e frikesuar duke vendosur duart ne gojen e saj, teksa syte i mbushen me lot.
Ajo frikesohet nga tyta e pistoletes qe ai i kishte drejtuar dhe ben nje hap pas.
Zoradi po e veshtronte dhe shtrengonte nofullat.
-Ndoshta duhet te te vras ketu,tani.
E meriton?
-Te lutem,te lutem ule armen.
-Perse?A?
Me thuaj perse?
Cfare te kujton?
-Te lutem me ler te qete,te lutem shko.
Zoradi ben nje nenqeshje ironike.
Ai afrohet duke e pare ne sy,prane saj dhe tyten e armes ia vendos anash kokes.
-Cfare ndodhi ate nate me Lazarin,Raja?
Ajo veshtronte syte e tij,shikimin e ftohte dhe te pameshirshem te tij.
-Perse po me pyet?
-Fol.-e kercenon ai me nje ton te ftohte.
-Tashme nuk ka rendesi ,mua me kushtoi tre vite burg.
Ti nuk ishe aty.
-Lazari,im vella sot eshte ne koma prej asaj nate.
-Cfare don nga une Zorad?Nuk te mjaftoi cfare kalova?
Zoradi terheq kembezen.
Ajo mbushet me fryme e frikesuar.
Ne moment hapet dera dhe Raja ulen syte duke pare djalin e saj Sionin i cili po shikonte nenen e saj.
-Mama.
Zoradi kthen koken dhe shikon djaloshin e vogel,ngadale kthen koken duke pare Rajan ne sy kjo e fundit qe e shikonte e frikesuar.
Ai ulen pistoleten dhe kthen syte nga Sioni serish.
Raja shikonte Sionin e frikesuar dhe pastaj Zoradin,ky i fundit qe po e veshtronte.
Sioni afrohet ngadale drejt mamase se tij teksa shikonte Zoradin.
Ai ndalon perballe tij teksa shikoheshin ne sy,ulen syte duke pare pistoleten ne doren e tij pastaj Zoradin ne sy.
-Po luan loje me pistoleta.
Mua me pelqen te kem nje pistolete por gjyshi nuk mi blen asnjehere.
Raja ulet ne gjunje duke kthyer Sionin nga ana e saj.
Ishte e frikesuar nga prania e Zoradit.
-Zemer shko poshte te luash,mami do te vi tani.
Ai veshtron mamane e tij pastaj Zoradin dhe kthehet serish duke pare nenen e tij.
-Ne rregull.
Mami dukesh e bukur si zane.-i thote ai duke i perkedhelur faqen.
Rajas i dalin lot duke qeshur mes loteve.
-Faleminderit shpirti ime.
Zoradi veshtronte Rajan dhe Sionin.
Sioni behet gati te largohet pastaj ndalon dhe afrohet tek Zoradi duke i zgjatur doren.
-Une jam Sioni.
Zoradi veshtronte djaloshin e vogel i cili i kishte zgjatur doren,vendos pistoleten ne brez dhe pastaj i zgjat doren Sionit.
-Zorad.
Raja cohet ne kembe teksa zemra po i rrihte dhe me shpejt.
Sioni terheq doren dhe pastaj e pershendeten.
-Mireupafshim.-i thote dhe largohet nga dhoma dhe mbyllur deren.
Zoradi veshtron djaloshin e vogel te largohet pastaj kthehet nga Raja zgjat doren dhe e kapen per nofullash.
-I kujt eshte ky femije?
Ajo e veshtron e frikesuar.
-Te lutem Zorad largohu,Sioni do i tregoj dikujt...
-Me degjo mire.
Nese ky femije,...nese ky femije eshte djali im,dhecma ke mbajtur te fshehte...te vras.-e kercenon ai teksa shtrengonte nofullat e tij.
Ajo e shikon e frikesuar,shikimi tij te bente te ndiheshe e frikesuar.
Zoradi i leshon Rajes nofullat nga shtrengimi.
Nxjerr nga xhepi nje kartvizite ne te cilen kishte shkruar dicka dhe ia zgjat Rajas.
Ajo sapo e shikon i mohon me koke.
-Neser eja vetem ne kete vend.
-Jo.
-Te pres neser ne oren 11.-i thote ai me nje ton te serioz.
-Dhe nese nuk vij.?
Zoradi e veshtron teksa anon cepin e buzes me nje buzeqeshje,ben pas pastaj duke ia lene kartviziten mbi komodine dhe largohet nga dhoma e saj.
Raja mezi mbushet me fryme teksa bie ne gjunje duke qare.
***
Elsa po ngjiste shkallet per ne katin e dyte kur shikon ate djalosh duke zbritur shkallet,po e veshtronte ne fytyre por kapelja ia zinte pamjen.
Zoradi kalon prane saj dhe ngren vetem pak koken duke e veshtruar Elsen ne sy.
Nje shikim qe ate e frikesoi,e shtangur ne vend kthen koken duke e shikuar te largohej.
Ajo anon cepin e buzes se saj sapo kujtohet kush eshte.
Menjehere ngjiten shkallet lart me shpejtesi,ecen ne korridor dhe shkon tek dhoma e Rajas.
Shtyn deren ngadale dhe shikon Rajan ulur ne shtrat teksa po fshinte lotet.
-Raja je mire?-e pyeten ajo duke u afruar prane saj.
-Jam mire.-i pergjigjet Raja me nje ton te ftohte duke e pare ne sy.
Tingellonte me shume sikur ti kerkonte te largohej dhe ta linte te qete.
Elsa e veshtron,ben duart kryq dhe ne fytyre mbante nje buzeqeshje ironike dhe armiqesore.
-Ndoshta duhet ti therras dajes apo teto Dafines.
Raja ngren syte lart.
Ti njoftoj per gjendjen tende apo per viziten.?
Raja ngrihet ne kembe duke e pare sy me sy.
-Cfare po flet?
-Zo-ra-din.-i thote ajo duke e pare ne sy.
Raja shikonte e habitur ne syte e Elses,me sakte e frikesuar.
-Ti nuk din asgje andaj hesht Elsa.
-Perse?
A?
Perse duhet te hesht une kur je ti qe na ke futur ne kete mesele per kater vite.?!
Me thuaj kusherire.?
Raja behet gati ti flas por heshten,zgjedhen te mos i thote asnje fjale dhe del nga dhoma duke e lene Elsen aty.
Kjo e fundit e cila kishte shume per ti thene Rajas.
Raja zbret shkallet dhe kur shikon mamane e saj Dafinen,mbledh veten duke u qetesuar.
-Eja e vogla ime.-i thote ajo e buzeqeshur me krahet hapur,por kur shikon qe e bija kishte qare buzeqeshja i venitet nga fytyra dhe ulen krahet ngadale.
Cfare ndodhi?Je mire?
Ajo veshtron nenen e saj ne sy kjo e fundit shikon Elsen qe qendronte lart duke zbritur shkallet ngadale.
Raja kthen syte duke pare Elsen.
-Dy bukurite e mia.-degjohet zeri i Aranitit te thote duke komplimentuar vajzen dhe gruan e tij.
Afrohet duke puthur te bijen ne ball.
-Gezuar ditelindjen bija ime.
-Faleminderit babi.-i thote ajo duke buzeqeshur.
-Perpara se te bashkohemi me te tjeret une dhe nena jote te kemi bere nje dhurate.
Dafina buzeqeshen.
Elsa nderkohe zbret shkallet duke i vezhguar.
-Une po vazhdoj jashte te mos iu nderpres.-thote ajo.
-Mund te vazhdosh.-i thote Dafina.
Raja veshtron nenen e saj pastaj babain e saj i cili nxjerr nga xhepi nje kuti dhe ia drejton.
Ajo i shikon te dy ne sy dhe merr kutine ne dore.
E hapen dhe ne te ndodheshin celesa te nje makine.
-Oh baba,nene.
Shume faleminderit.-iu thote ajo.
Faleminderit.-thote serish me lot ne sy.
Te dy e perqafojne te bijen.

___________________________________________

Kjo pjese e postuar eshte per lexuesit e historise.
Faleminderit!

the PinkWriter

MoiraWhere stories live. Discover now