Pjesa 2

34 6 0
                                    

Konaku i Kananeve
Zaimi dhe Gonxhe po darkonin te vetem ne tavoline.
-Zaim.
-Po.-pergjigjet ai menjehere teksa darkonte qetesisht.
-Je i sigurte qe Zoradi mund ta beje kete pune.?
Ai ngren syte lart dhe veshtron Gonxhen duke lene pirun dhe thiken mbi tavoline.
-Ai duhet ta mbaroje kete pune,per vellain e tij.
Gonxhe e veshtron.
-Do kishte qene me mire qe dikush tjeter ta vriste ate vajze,ose ta sillnin ketu do e vrisja me duart e mia.
-Zoradi do e bej.Ai do ruaj nderin e familjes,ishte gruaja e tij,dy here u arratis dhe ajo ne fund tentoi te vriste te vellain e tij.
Sot Lazari ndodhet ne koma prej asaj gruaje.
Te dy veshtrojne njeri-tjetrin ne sy.
Zoradi hyn brenda.
-Mirembrema.-thote ai duke i pare te dy ne sy.
Afrohet prane tavolines.
Per Rajan do te kujdesem vete te marre ate qe meriton dhe nuk dua te diskutohet me kjo pune ne kete shtepi.
Ju befte mire.
Zaimi e veshtron te birin me koken lart.
-Zorad,ulu te hash.-i thote e ema.
-Naten e mire.-thote ai duke u larguar.
Gonxhe ngadale kthen syte nga Zaimi.
Kishin kaluar disa dite qe nga dalja e Rajas nga burgu.
Nuk kishte dale nga shtepia as edhe nje moment dhe Zoradi e kishte mbajtur nen vezhgim cdo hyrje dalje te Nikajve por nuk e kishte pare Rajan.
Priste me padurim qe ta kishte perballe,por deri tani asgje.
Vila e Nikajve
Araniti ulet ne tryezen e shtruar per mengjes.
Ishin te ulur te gjithe ne tavoline sebashku.
-Miremengjesi te gjitheve.
Dua te ju njoftoj qe per ditelindjen e Rajas do te mbaj nje feste ne vile.
Raja veshtron te atin.
-Baba.
-Festen kam dashur qe ta bej qe ne daljen tende por per ditelindjen tende do e bej patjeter.
Na duhet nje gezim ne shtepi,na duhet lumturi.
-Shume mire ke menduar bir.
Kjo shtepi tashme duhet te gezoj serish.-thote Beharja.
Liriana veshtron Rajan kjo e fundit qe kishte syte tek babai dhe nena e saj.
Pas pak.
Raja ishte veshur dhe bere gati sebashku me nenen e saj.
Do te dilnin qe te benin pazar dhe te shikonin per fustan per neser mbrema ne ditelindjen e Rajas.
Ishte teper e frikesuar te dilte nga shtepia,frika e Zoradit.
E dinte dhe e ndjente qe ai do te ishte pas saj.
Ndonese e ema ishte munduar ta qetesonte fakti qe do te ishte prane saj dhe me sigurim,asgje nuk do te mund ti ndodhte.
E kishte bindur dhe kishte pranuar te dilte,krahas frikes ajo deshironte ti rikthehej jetes.
Raja perqafon djalin e saj dhe e puthen ne ball.
-Sillu mire,mami do vij shpejt.
-Hajde prap.
Raja e veshtron reksa syte i mbusheshin me lot.
-Do vi prap.-i thote ajo duke e perqafuar.
Gjyshja e saj Behare afrohet duke i mbajtur doren Sionit.
-Rri e qete bije dhe shijoje te dalesh pak.
Raja buzeqeshen teksa shikon te birin duke ia bere me dore.
***
Konaku i Kananeve.
Zaimi ishte ulur ne oborr te konakut duke pire kafen qetesisht.
Ngren syte dhe shikon Zoradin duke zbritur shkallet me nxitim teksa rregullonte pallton e tij.
-Zorad.-e therret.
-Baba.-thote duke ndaluar hapin.
-Ku po shkon me kaq nxitim.?
Zoradi ndalon duke veshtruar te atin.
-Kam nje fjale per te mbajtur.-i thote ai te atit duke e pare ne sy.
Zaimi cohet ne kembe.
-Ashtu sic e don zakoni.-i thote Zaimi me nje ton dhe fytyre serioze.
***
Ne nje butik me veshje per femra ndodheshin Raja dhe nena e saj.
Kishte provuar deri me tani dy fustane te ndryshme,dhe tashme po provonte te tretin.
Raja del nga dhoma e proves e veshur me nje fustan ngjyre ulliri qe i rrinte aq bukur.
I nxirrte ne pah ngjyren e lekures dhe floket e arte.
Nena e saj Dafina e cila po e adhuronte te bijen dhe sesa bukur i rrinte ai fustan.
-Te rrin kaq bukur Raja.-i thote Dafina me aq admirim ne sy.
-Keni te drejte zonje,dhe ngjyra i shkon shume.-thote shitesja.
Raja afrohet duke u pare ne pasqyre.
Nga distanca ishte Zoradi i cili po e veshtronte.
Shikimi i tij qe ndiqte fytyren e saj dhe fustanin qe i qendronte ne trup aq bukur.
Shtrengon nofullat dhe leviz koken per te hequr mendimin qe i kaplonte ne mendje.
Raja shikon veten e saj ne pasqyre dhe kalon duart ne bel,ngren syte lart dhe pastaj shikon nga jashte xhamit.
Shikon ate makine e cila i terhoqi vemendje dhe brenda saj shikon Zoradin qe po e veshtronte nga distanca.
Te dy po shikoheshin ne sy.
Rrahjet e zemres se Rajas rriten,syte qe i mbushen me lot dhe duart qe po i dridheshin.
Nga frika ben nje hap pas.
-Raja,bija ime je mire?-e pyeten Dafina duke u afruar prane saj.
Raja vrapon duke dal jashte butikut.
-Raja.-e therret e ema duke e ndjekur pas e shqetesuar.
Ajo vrapon per te pare Zoradin por makina nuk ishte aty,po shikonte ne rruge por makina nuk dukej askund.
-Zonje jeni mire?.-e pyete nje nga burrat e sigurimit.
Dafina afrohet duke mbajtur te bijen.
-Raja pe njeri?
Ajo shikonte rrotull e frikesuar dhe kthehet duke pare nenen e saj.
-Zoradi ishte ketu.-thote ajo teksa buza i dridhej.
E pashe,po me shikonte,e pashe.
-Kontrolloni zonen rrotull.-bertet i njejti burre djemve rrotull.
Dafina perqafon Rajen per ta qetesuar.
***
Ne vilen e Nikajve.
-Ai djale eshte pas vajzes tone Aranit.
Cfare kerkon ai nga Raja ime?-bertet Dafina.
Nuk i mjaftoi cfare i beri,nuk mjaftoi qe ia shkaterroi jeten por dhe sot nuk po e le te marre fryme.
Mbreme ime bije po qante ne prehrin tim e frikesuar per jeten e saj.
E kupton?
Araniti cohet nga karrigia duke u afruar prane Dafines ta perqafonte.
-Mos me prek.Dua qe ime bije te jetoj e qete.Dua ti japesh fund kesaj pune njehere e mire Aranit.
-Vajza jone eshte e sigurte.
Dafina i drejton gishtin.
-Vendose pushtetin dhe parate e tua ne pune,ne mbrojtje te vajzes time.-i drejtohet me nje ton po aq serioz aq tingellonte dhe kercenues.
-Raja eshte e sigurte.Askush nuk mund ti afrohet dhe ai djale kurre nuk do e shikoj Rajan me me sy.
-Te kujtoj Aranit qe ata akoma jane me ligj te martuar.Dhe jam e sigurt dhe te dy e dime shume mire qe ai djale nuk del nga jeta e Rajas.
Ti e din mire per cfare po flas.
Nje e trokitur ne dere degjohet.
-Hyr.-thote Araniti teksa ende veshtronte Dafinen.
Meritoni hap deren dhe futet brenda.
-Daje me keni thirrur.?
-Po bir.Eja.
Dafina veshtron Aranitin pastaj del nga dhoma.
***
Raja po flinte gjume dhe po djersiste,po levizte sa andej kendej.
Zgjohet nga endrra duke u mbushur me fryme.
Shikonte rrotull dhe po dridhej.
-O Zot me ruaj,me ruaj.-po i lutej Zotit teksa syte i mbushen me lot.
Raja del nga dhoma dhe po ecte ne korridor.
-Raja.
Ajo kthen koken pas dhe shikon Elsen.
-Si je?
-Mire.-i pergjigjet Raja.
-Besoj je qetesuar sadopak,tashme nuk je me ne burg.
Raja e veshtron ne sy.
-Tashme jam ketu Elsa.-i thote Raja dhe largohet duke e injoruar.
Elsa e veshtron te largohet duke shtrenguar nofullat e saj.
Raja futet ne kuzhine dhe shikon punetoret duke pergatitur dreken.
-Pune te mbare.
-Faleminderit.-pergjigjen ata.
-Ju nevojitet dicka zonjushe.Raja.?
-Eshte ne rregull.Mund te vazhdoni punen.
Nderkohe merr nje gote uje dhe e mbushen per ta pire.
Degjon te qeshurat e djalit te saj dhe le goten mbi banak.
Ngadale afrohet duke pare me nga afer,del nga dhoma e kuzhines dhe shikon Sionin duke luajtur ne oborr me nenen e saj dhe gjyshen.
Raja buzeqeshen teksa shikonte Sionin duke vrapuar dhe duke qeshur,plot jete,i lumtur ne boten e tij.
Ajo e qeshur qe asaj ia mbushte shpirtin plot dashuri dhe jete.
Sioni shikon nenen e tij,hedh topin ne bar dhe vrapon drejt saj.
-Mamiii.
Raja ulet duke i hapur krahet e merr ne perqafim dhe e ngren lart.
-Ohh jeta ime.-thote Raja plot dashuri teksa i merrte ere dhe e puthte.
Dafina dhe gjyshja Behare po i veshtronin plot dashuri.
***
-Me thuaj daj.-i thote Meritoni duke pare Aranitin ne sy.
-Sot Raja ka pare Zoradin,duke e ruajtur nga larg.
-Ai bir...
-Meriton.-bertet Araniti.
-Me fal daje.
-Zaimi eshte njeri i cili nuk njeh rregulla por ne te njejten kohe ndjek traditen dhe Zoradi njeh moralin dhe ndjek traditen po ashtu.
Ne nje moment ai do vij per Rajan por para se kjo te ndodh dua qe ime bije te jete e sigurte.
-Ne kete vit qe jemi dhe serish tradita e malesorit.
-Meriton,dua qe Raja dhe Sioni te jene te sigurte.
Njerezit e familjes tone te jene te sigurte.
-Burrat jane ne gatishmeri ne cdo moment daje.
-Neser eshte ditelindja e Rajas dhe nuk dua asnje te papritur.-i thote ai.
***
Ne nje dhome me aparatura rrotull,ndodhej nje shtrat ne te cilin ishte i shtrire ai,Lazari,vellai i vogel i Zoradit.
Vellezer por nuk ngjanin aq me njeri-tjetrin.
Zoradi afrohet ngadale prane shtratit ku i vellai ishte i shtrire,ne gjendje kome prej tashme tre vitesh qe nga ajo nate.
Po e veshtronte ne heshtje teksa qendronte prane shtratit te tij.
-Raja doli nga burgu.
Tashme ka dite qe ka dale dhe ndodhet ne shtepine e saj Lazar.
Une do ta mbaj fjalen e dhene,Raja do te marre denimin qe duhet dhe pse ende pyes veten cfare ndodhi ate nate qe Raja guxoi te te qellonte.!?-i fliste Zoradi te vellait ne shtrat,ai i cili nuk mund te pergjigjej.
Dhe nuk do te marr asnje vendim pa i qartesuar pyetjet qe kam ne koke.
***
Ne vilen e Nikajve
Raja po mbulonte djalin e saj te cilin e kishte marre gjumi dhe po pushonte paqesisht.
Araniti hapen deren dhe shikon te bijen me nipin e tij.
Raja kthen koken shikon te atin pastaj i buzeqeshen.
-E zuri gjumi?-e pyeten ai duke peshperitur.
-Po.-i pergjigjet ajo duke u afruar tek i ati.
Dua te fle me mua,prane meje aq sa ka nevoje ai per mua,kam une nevoje per pranine e tij.
Araniti merr te bijen ne perqafim dhe e puthen ne koke.
-Je rritur shume shpejt.
Raja mbyllen syte paqesisht ne kraharorin e babait te saj.
Pas pak.
Ishin ulur baba dhe bije ne ballkon duke biseduar teksa po pinin nga nje caj te ngrohte.
Fryente nje fllad i ngrohte.
-Raja une dhe nena jote po mendonim qe do te ishte mire te ndiqje seanca terapie tek ndonje psikologe.-i thote ai.
Ajo veshtron te atin.
Ka gjera qe ne nuk mund te na i thuash,e dime qe shume gjera nuk na i ke thene dhe ajo cfare ndodhi me ... me Lazarin duhet te flasesh me dike.
-Baba te lutem.-i thote ajo qe ai te ndalonte.
Jam mire,nuk kam nevoje te flas me askend.
Araniti e veshtron i heshtur per nje moment.
-Raja,bija ime dua qe te me kuptosh.
Te dish qe ne jemi ketu per ty cdohere,nena jote eshte e shqetesuar per gjendjen tende.
Une si baba jam i shqetesuar.
Raja po e veshtronte ne sy teksa e degjonte.
-Dua te di cfare ka ndodhur tjeter ne ate shtepi,cfare te ka bere Zoradi qe i frikesohesh dhe ...
-Baba te lutem.
Raja cohet ne kembe teksa syte i kishte me lot.
-Nuk dua dhe nuk jam gati te flas per asgje.
Nuk dua te permend asnje nga ata dhe nuk dua te di asgje.
Le te mbesin ne te shkuaren aty ku duhet te jene.
Frika ime me Zoradin sot eshte qe do te vi per mua dhe une e di,sepse Zaimi dhe... dhe nena e tij nuk do e lejoj qe Lazari te jete ne shtrat dhe une gjalle.
Zoradi nuk do e pranoj faktin qe une tentova per here te dyte te arratisesha,i qellova vellain e tij,qe e martuar ende me te dhe ... nuk do te ma jepte divorcin kurre.
Dhe Zoradi nuk do te heq dore kurre.
Ma ka thene dhe une e di.
Araniti i degjonte fjalet e se bijes dhe ishte i tronditur.
***
Konaku i Kananeve
Zoradi ishte ulur ne kolltuk,ne dhomen e tij te gjumit,i vetem.
Mbante portofolin e tij ne dore dhe ne te kishte nje fotografi te tij dhe Rajas.
Fotografi e bere kater vite me pate ne diten e marteses se tyre,ajo e veshur me vello te bardhe dhe e lumtur.
...i kujtohej kur nga distanca sot po e shikonte ne ate fustan,syte e saj qe leviznin duke pare veten e saj ne pasqyre,duart qe preknin fustanin prane gjoksit dhe pastaj ne bel...
Zoradi ngren syte lart duke pare gjetke.

___________________________________________

Uroj qe dhe pjesa e dyte te iu kete pelqyer.

the PinkWriter

MoiraWhere stories live. Discover now