Pjesa 6

32 6 5
                                    

Ne nje ane jam e lumtur e ne anen tjeter e humbur...

Zoradi po voziste makinen dhe ne vend te pare,krah tij ishte Raja e cila po qante e frikesuar.
-Zorad te lutem me degjo,per hir te Zotit me degjo.
Kishte gjithe rruges qe i lutej ta degjonte,te ndalonte...
Zoradi mbante ne dore celularin e Rajas,e haoen dhe pastaj veshtron Rajan, pastaj rrugen drejt.
Ai telefonon babain e saj.
-Raja.-degjohet ai te therras.
-Baba.-therret ajo sapo degjon zerin e babait te saj.
Por vetem nje veshtrim i Zoradit mjaftoi dhe ajo heshten.
-Raja eshte me mua.
Nese perfshin policine ne kete ceshtje nuk do ta shikosh me me sy.-i thote Zoradi duke mbyllur celularin,hap xhamin e makines dhe e hedh.
-Jooo.
Ajo vendos duart ne timon dhe Zoradi humb kontrollin e makines.
-Raja ndalo.Rajaa.-bertet ai.
Nje makine po vinte drejt tyre dhe Zoradi nxjerr makinen nga rruga.
Fiken makinen,merr celsat dhe del nga makina i xhindisur,Raja e veshtron e frikesuar...me e frikesuar nga gjendja e tij sesa ajo e cila mund te kishte ndodhur pak me pare.
Ai hap deren e mban per krahu dhe e nxjerr nga makina.
-Ti nuk e din akoma cfare jam i afte te bej.
Andaj duke qene se je nene mendo dhe nje here sepse une nuk do e bej.
-Me femijen tim mos guxo,familja ime nuk kane asnje faj.
Nese me rrembeve per te me vrare me vrit.-i thote Raja Zoradit duke e pare ne sy.
-Perse duhet te te vras?
Zoradi e shtrengon per krahu dhe e futen ne makine.
-Asnje ze.-i thote ai me nje ton kercenues.
Raja e veshtronte e frikesuar teksa ai mbyll deren e makines duke e perplasur dhe pastaj futet ne makine,e ndez dhe i jep gaz duke u larguar.
***
Vila e Elezeve
-Nuk del numri.-thote Araniti.
Dafina e veshtron mes lotesh,cohet nga divani dhe kap Aranitin per jake te xhaketes.
-Me gjej vajzen sepse konakun do te iua djeg Kananeve ne koke.-i thote ajo.
Krenari i cili po i degjonte.
Ermira i afrohet Dafines dhe e merr menjane.
-Kush jane keta njerez xhaxha.Araniti?-pyeten Krenari.
Araniti veshtron Krenarin,dhe te gjithe po e degjonin.
-Raja ka qene e martuar tek Kananet.
Dhe ne nje kasident Raja ka plagosur vellain e atij me te cilin ishte martuar.Per ate ka kryer denimin 3 vite burg.
-Cfare kerkon ky djale sot nga Raja?-e pyeten Shefqeti.
Araniti veshtron Dafinen.
-Rajan.-pergjigjet Araniti.
***
Zoradi akoma po voziste,i heshtur.
Ishte Raja e cila nuk mund ti ndalonte lotet ashtu sic frika qe e kishte kapluar te teren.
-Zorad ku po shkojme,ku po me dergon.?
Te lutem te pakten ti informoja qe jam mire,ti degjoja zerin djalit tim.
Ai do jete duke qare tani,do kete menduar qe e kam braktisur serish.
Zorad kthen koken dhe e veshtron.
-Te lutem.-i thote ajo me syte qe i pergjeroheshin atij.
Ai i zgjat nje pako fasoleta te thata.
-Pastroje fytyren sepse do te ndalojme per te mbushur makinen.-i thote me qetesine me te madhe qe ekzistonte.
Ajo e veshtron.
Me degjo ketu,as edhe nje fjale.-shton ai.
-Zorad ...-thote emrin e tij me gjysem zeri.
Ai e veshtron me nje shikim kercenues dhe ajo heshten.
Afrohen prane benzinates dhe Zoradi ndalon makinen.
Djaloshi i ri,punetori qe qendronte aty afrohet prane dritares se makines,tek Zoradi.
Ai veshtron Rajan e cila i terhoqi aq shume vemendje,fytyra e saj,kjo e fundit mbante koken drejt.
-Psht.-i terheq vemendje Zoradi duke pare shikimin e atij mbi Rajan.
Raja veshtron Zoradin.
-Mirembrema zoteri.-i thote ai i sikletosur.
-Nafte,mbushe plot.
-Si urdheroni.-thote ai dhe largohet te bente punen e tij.
Zoradi shikon Rajan ne sy dhe ajo kthen koken drejt,ai zgjat doren duke terhequr copen e fustanit per ti mbuluar dekolten Rajas.
-Cfare ben?-reagon ajo e frikesuar nga prekja e tij.
Ai e veshtron.
Mos me prek.-i thote ajo duke mbuluar dekolten e saj dhe mban doren e djathte.
Ai vetem e veshtron,nje veshtrim i tille sikur do ta perpinte me sy e ne te njejten kohe po ruante qetesine.
Djaloshi mbaron pune dhe afrohet.
-78 mije leke zoteri.
Zoradi nxjerr portofolin dhe i zgjat parate.
-Faleminderit.Naten e mire.-thote ai duke zgjatur doren te marr parate.
Zoradi i kap doren dhe e terheq.
Raja frikesohet.
-Here tjeter bej punen.Me degjove.-i thote ai me ton serioz.
-Po zoteri.-i thote ai i frikesuar.
-Zorad.-i therret Raja duke i vendosur doren tek krahu qe ai te ndalonte.
-Zhduku tani.-i thote Zoradi duke e leshuar.
Ngren xhamin e makines dhe largohet nga aty me gaz.
Raja e veshtronte e frikesuar,nuk guxonte as te fliste ne ato momente.
Aq sa frikesohej duke e njohur po aq frikesohej ta shikonte dhe njehere nga afer,reagimet e tij.
-Zorad mund te me degjosh te lutem.
Ai kthen koken duke e pare ne sy pastaj kthen koken drejt.
-Nuk dua te ia di nese do me vrasesh sonte,nuk dua te ia di vertete,vetem te ia degjoj zerin prinderve te mi,djalit tim.
Te lutem.-i thote ajo me nje ton te qete me buzen qe i dridhej teksa syte dhe njehere i mbusheshin me lot.
-Kemi gjithe naten perpara deri ne mengjes qe te bisedojme zonjushe.Raja.-i thote ai duke e veshtruar ne sy.
***
Ne vilen e Nikajve.
Dafina ishte shtrire ne shtrat dhe mbante perqafuar Sionin,te cilin e kishte marre gjumi me ne fund.
Mezi e kishte qetesuar Dafina,ishte frikesuar,kishte qare,kerkonte nenen e tij.
Dafina si nene ishte thyer zemra te shikonte vogelushin ne ate gjendje,ajo gjithashtu ishte e lenduar dhe nuk mundej te vinte gjume ne sy teksa mendonte per te bijen e saj.
Araniti po pergatiste Meritonin dhe djemte,te gjithe me arme ne brez teksa ai jep urdher.
Liriana ishte e shqetesuar per te birin dhe Elsa vetem qendronte aty,e shqetesuar gjithashtu.
Beharja mbante nje shami ne dore duke fshire lotet dhe i lutej Zotit te madh.
Ishte sikur ne vilen e Nikajve kishte rene zi.
***
Raja nuk kishte nxjerre me asnje fjale por lotet nuk i kishte ndaluar.
Vetem mendonte te shkuaren dhe te birin,Zoradin dhe ... qante.
Mezi merrte fryme nga ankthi teksa perpiqej sadopak te qetesohej.
Zoradi e veshtron dhe i hap xhamin e dritares pak qe te mbushej me ajer.
Ajo kthen koken e veshtron,pastaj kthen koken duke u afruar prane dritares dhe mbushet me ajer teksa mbyllen syte.
Zoradi veshtronte fytyren e Rajas,loti qe i rridhte dhe rreshkiste ne faqen e saj,floket qe ia merrte era.
Kthen koken drejt dhe e anon vetem pak dhe ne ato momente i sillet ne mendje cfare ndodhi pak ore me pare.
...Zoradi i kapen krahun dhe ia ngren lart dhe me nje veprim te shpejte ia merr pistoleten atij djali i cili ia kishte drejtuar Rajas.
-Zoti.Zorad.-thote ai sapo shikon Zoradin te qendronte para tij.
-Je vetem?-e pyeten ai duke ia mbajtur duart shtrenguar ende.
-Po.-thote ai me zerin qe i dridhej .
-Zhduku nga ketu.-i thite ai duke i liruar krahet dhe e shtyn.
-Zoteri me ka dhene...-por nga shikimi qe Zoradi i ben aq mjaftoi qe ai te heshte dhe largohet.
Nga ai moment ishte Zoradi i cili nga distanca ne pyll veshtronte Rajan duke luajtur me Sionin dhe Krenarin...
Raja shikon tabelen ne qytezen ne te cilin po futeshin.
Kananaj
-Zorad.-therret ajo emrin e tij duke e veshtruar e frikesuar.
Zoradi merr rrugen per ne Kananaj dhe ndalon.
-Zorad une ne ate konak vetem e vdekur,te betohem vetem e vdekur do mund ta fusesh trupin tim.-i thote ajo duke bertitur e frikesuar.
Zoradi e veshtron ne sy,pastaj hap deren e makines dhe del nga makina duke u drejtuar drejt deres se Rajas.
Ajo vetem e ndiqte me sy e frikesuar.
Zoradi hapen deren e makines,e kap per krahu dhe e nxjerr jashte makines.
-Jo,jo,jo.-perseriste e frikesuar.
Ai e veshtron ne sy teksa ajo po qante.
-As edhe nje ze,nese guxon te largohesh atehere po qe do te vdesesh dhe ti e din mire kete,e din mire ku je.
Andaj do rrish ne pjesen e pasme te makines dhe nuk do besh as edhe nje zhurme,as edhe nje ze.
-Ku po me dergon,nuk po te kuptoj.?-e pyeten ajo duke e veshtruar ne sy,vertete nuk po e kuptonte me.
Qe nga momenti qe e kishte rrembyer e deri tani vazhdonte te mos e kuptonte,te mos kuptonte qellimet e tij.
Cfare po ndodhte?
-Bej si te them.-i thote ai duke e terhequr i hap deren e pasme dhe e futen brenda.
-As edhe nje ze.-ia kujton ai dhe njehere.
Mbyllen deren e makines dhe drejtohet duke u futur ne makine.
Mbyll deren dhe i jep gaz makines.
Raja shikonte rrugen ne te cilen tashme po futej Zoradi,e njihte ate rruge.
Kurre nuk do mund ti harronte gjithcka kishte kaluar,ishte trauma me e rende e jetes se saj,traume nga e cila as edhe nje pjese nuk ishte sheruar.
...i kujtohet kur ishte kembezbathur, thuajse pa fryme dhe e rrahur me gjak ne buze dhe vetull,duke vrapuar me kembet qe nuk i mbanin teksa mbahej ne mur...
Syte i mbusheshin me lot kur ne mendje i silleshin ato kujtime.
Zoradi e veshtronte nga pasqyra,pastaj shikon rrugen drejt.
Tashme afrohet prane konakut te Kananeve,shtepise se tij.
Para deres qendronin dy burra dhe Gazi qe po e priste ate.
-Zorad.-e therret ajo e frikesuar me zerin qe i dridhej.
Ai kthen veq pak koken ne te djathte.
-Jam une ketu.-i thote ai duke dale nga makina.
Raja e veshtronte,fjalet e tij te cilat tashme po i silleshin ne mendje,toni i zerit me te cilin ia tha.
Shikon Zoradin te takohej me Gazin dhe thuajse struket e tera ne pjesen e pasme te makines qe te mos e shikonin.
Ishte e frikesuar per te mos thene e tmerruar.
Por mbi te gjitha nuk po e kuptonte Zoradin,tashme po qe nuk po e kuptonte.
E shikonte duke biseduar me Gazin.
-Kije nje sy tek makina ime.-i thote me te vogel.
Gazi pohon me koke.
Zoradi veshtron porten dhe hyn brenda.
-Mirembrema zoteri.-i thone dy rojet e konakut.
Zoradi hyn brenda dhe shikon rrotull,ngjit shkallet dhe ndeshet me nenen e tij.
-Ku eshte babai?-pyeten ai me nje ton serioz dhe mbante ne fytyre nje shprehje serioze dhe te ftohte.
-Bir qetesohu,je mire?
Nuk me dukesh mire jo.
Ka ndodhur gje?-e pyeten nena e tij duke pare gjendjen e tij.
-Ku eshte?-pyeten me ton te rende.
-Ne zyren e tij.
Zorad.-e therret ajo teksa e shikonte te largohej.
Zoradi hap deren dhe shikon Zaimin ulur ne tavoline me disa shkresa ne dore.
Gonxhe afrohet dhe qendronte ne dere.
-Me dhe fjalen tre dite dhe tre dite nuk jane bere ende.-i thote Zoradi babait te tij duke u afruar perballe tij.
Ti me preve ne bese.
-Ti preve besen.-bertet Zaimi duke lene shkresat mbi tavoline dhe cohet ne kembe.
Kishe mundesine ta vrisje ate vajze dhe nuk e bere.
Zoradi veshtron te atin ne sy.
-Dhe do e beje ti?
-Zorad.-bertet emrin e tij Zaimi.
-Zorad bir te lutem.-e therret Gonxhe duke u afruar prane tij.
-Nene mos u perziej.-bertet Zoradi.
Perse ky nxitim per te vrare Rajan?
Qe ne burg e doje te vdekur,por Araniti e mbrojti mire te bijen.
Zaimi e veshtron i habitur Zoradin dhe Gonxhe veshtronte Zaimin.
Ishte me shume nje veshtrim nga i cili kuptoje friken e tyre nga ajo qe mund te ishte ne dijeni Zoradi.
Zoradi qesh ironikisht.
-E di baba qe nuk ke lene gur pa levizur por nuk munde.
Raja arratiset dhe Lazari e ndjek per ta kthyer ne shtepi dhe ajo e godet per ta vrare.
Perse?
Perse duhej Raja te arratisej ate nate kur une sapo e kisha rregulluar marredhenien time me te.
C'do te thote qe Lazari tentoi ta perdhunonte baba.-bertet Zoradi,tashme syte i ishin errur,damaret i dukeshin.
I dukeshin ne qafe dhe ne koke teksa shtrengonte nofullat dhe duart e tij grusht.
Zaimi e veshtronte dhe Gonxhe kishte shtangur.
-Vellai yt eshte ne koma per tre vite dhe ti pyeten babain tend.-bertet ai.
-Ne koma ,i gjalle ne koma jo i vdekur baba.
Nuk ka vdekur qe une te marr gjakun e tim vellai.Perse duhet te vras Rajan kur im vella eshte ende gjalle.?
-Ti nuk je im bir.-bertet Zaimi.
Gonxhe vendos duart ne goje e lenduar dhe e tronditur nga fjalet e Zaimit.
Zoradi godet tavolinen me grusht.
-Jam i tille sot fal teje Zaim Kanani.
-Nuk ishte hera e pare qe ajo grua arratisej,as qe na prishi nderin e familjes e gjithe Kanani e din qe ajo kishte ikur nje here.
-Kete po them baba.
Raja eshte ende gruaja ime,dhe nuk eshte ne deren tone.
Nese duhet vendosur rregulli sipas zakonit do e vendos une ashtu sic duhet.
Kam tre vite qe pres.-thote ai te atit duke e pare ne sy.
-Cfare do te thuash Zorad.Fol.
Zoradi anon cepin e buzes.
-Fatin e Rajas e vendos une.
E nese dikush tjeter i jep fund fatit te saj do e di qe pas saj fshihet dikush qe nuk don qe une te di dicka.-i thote Zoradi dhe afrohet me prane te atit.
Dhe u shuafte emri Zorad Kanani po nuk e zbulova.
Rajes dhe familjes se saj nuk do te iu preket as qimja e flokut,pa urdhrin tim...,baba.-thote ai duke e veshtruar te atin.
Ishte si nje shikim luftarak mes tyre,si mes dy zjarresh.
Zaimi do te betohej qe kurre nuk e kishte pare me pare Zoradin kaq te qete e ne te njejten kohe kaq te xhindosur.
***
Zoradi del nga porta e konakut dhe afrohet drejt makines se tij.
-Zoti qofte me ty vella.
-Te ruajt Zoti Gaz.-i thote ai duke i rrahur shpatullen.
Afrohet duke hapur deren e makines dhe futet brenda,futen celsin dhe ndez makinen.
Kthen vetem pak koken ne te djathte dhe shikon Rajan e cila nuk guxonte te levizte,por vetem veshtronte Zoradin.
Zoradi i jep makines drejt,pastaj merr kthesen per ne te majte dhe i jep gaz duke u larguar nga konaku.
***
Dy makina ishin nisur per tek Konaku i Kananeve.
Dy makina te Nikajve,Araniti sebashku me Meritonin dhe djem te tjere ishin nisur drejt qytezez se Kananeve.
-Dhe sa rruge ka mbetur.-pyeten Meritoni shoferin.
-Dhe pak zoteri dhe mberritem ne Kananaj.
Araniti nxjerr pistoleten nga brezi dhe e ben gati.
-Sonte do marr vajzen time.
Metitoni e veshtron dajen e tij.
***
Zoradi po i jepte makines dhe Raja ndodhej ne vend te pare.
Ajo kthen syte nga Zoradi duke e veshtruar.
Qekur kishte dale nga konaku,nuk kishte nxjerr asnje fjale.
Nuk kishte thene asgje,i heshtur,voziste makinen dhe ne fytyre mbante akoma nje hije teper serioze.
Ndonese e frikesuar dhe me zerin qe i dridhej Raja merr guximin qe ta pyeste.
-Ku po shkojme?
Ai kthen koken e veshtron pastaj kthen koken drejt.
Raha e veshtron,duke kuptuar qe Zoradi nuk do ti kthente pergjigje.
E heshtur,kthen koken drejt dhe ne ato momente shikon nga distanca makinen e babait te saj,e dallonte nga larg,targat e makines.
-Babi?!-thote e frikesuar.
Babaaa.-bertet ajo.
Zoradi kthen makinen ne te djathte duke marre nje rruge tjeter,dhe zgjat doren duke kapur Rajan per krahu qe te mos levizte.
Makinat kalojne dhe Raja e cila bertiste teksa shikonte babain e saj te kalonte me makine.
-Babaaa.-therret me shpresen se ai do ta degjonte.
Me syte ne lot shikonte makinen te kalonte dhe te largohej.

___________________________________________

Uroj qe edhe kjo pjese te iu kete pelqyer.

Gjithashtu dua te iu falenderoj qe po e lexoni historine,per votat dhe per follow.
Faleminderit 💞!

the PinkWriter

MoiraWhere stories live. Discover now