Pjesa e parë.

478 35 5
                                    

Hapi derën e taksisë dhe zbriti.
Po priste valixhet në trotuar e ndërkohë filloi të kontrollonte në çante për kuletën.
Më në fund e gjeti dhe prej aty nxorri paratë që i detyrohej të moshuarit që ndodhej krahë saj.
U përshëndeten dhe ai iku duke e parë me trishtim vajzën e vetmuar.
E ajo mori frymë thellë e filloi të tërhiqte dy valixhet për të shkuar drejt apartamentit që kishte marrë me qera.
Të paktën për një muaj do kishte një strehë ku të fuste kokën.
Për më vonë do e gjente një rrugëzgjidhje ,ja kishte dalë mbanë shumë herë ,do ja dilte përsëri.
Hapi derën dhe hyri në apartamentin e saj.
Ishte një dhomë e vogël me një krevat dhe një dollap gjysmë të hapur ,një kuzhinë me gjithë pajisjet e nevojshme ,pak më tutje një divan e një tavolinë ,e më tej ballokoni dhe tualeti.
Ishte mëse i mjaftueshëm për të.
Menjëherë lëshoi valixhet në tokë dhe u shtri në krevat.
Minuta të tëra me sytë të fiksuar në tavan. Pastaj hapi çantën e dorës ,nxorri prej aty kuletën dhe pasi derdhi ato pak para që i kishin mbetur ,nga njëri xhep nxorri disa foto të vogla e po i shihte njëra pas tjetrës.
Teksa i shihte përshpëriste 'Më falni që ika ,por besoj se kjo është zgjidhja e duhur. Unë duhet të vazhdoj ëndrrat e mia ,me ose pa mbështetjen tuaj.
Une do ja dal ,edhe nëse rrëzohem do ngrihem përsëri sepse dëshira është më e madhe se frika.
Dua vetem mos t'më kërkoni.
Ndoshta nuk jam vajza që gjithmonë keni dashur ,por kjo jam ,nuk ndryshoj dot. '
Ishin të njëjtat fjale që kishte shkuar në një letër para se të largohej .
Tashmë ishin ngulitur mirë në mendjen e saj.
Pastaj i tha vetes 'Hej boll ,ti the që do ja dalesh ,epo tundu se një jetë e re të pret. Duhet të kthehesh e fortë dhe e pushtetshme apo jo?
Rregulli nr 1:Mos u udhëhiq nga ndjenja asnjëherë ,por nga arsyeja.
Rregulli nr 2:Lexo rregullin nr 1.
Mori telefonin dhe pa se po vinte pasditja. Ishte shumë e uritur. Duhet të blinte ca gjëra me patjetër.
Mori kuleten dhe nxitoi për në supermarketin perballë.
Filloi të buzëqeshte.
Po i p ëlqente kjo jetë e re.
Me përgjegjsi por me aventura.
Fundja tashmë s'ishte më e vogël ,ajo kishte marrë leksione të mjaftueshme për t'ja dalë.

"Ajo, guximtarja "حيث تعيش القصص. اكتشف الآن