Pjesa e shtatë

312 25 4
                                    


Njëra shkruante në një flet ë e tjetra në një fletë tjetër.
Shënonin ato më të përshtatshmet ,në butik apo supermarket. Kishte goxha por shpresonin ti merrnin . I duhej me patjeter një vend pune !
-Amar si thua shkojmë bashkë kudo apo gjysmat unë gjysmat ti në drejtime të ndryshme?
-Mendoj më mirë për të kursyer kohë secila të vetat.
-Ashtu e bejmë atëherë !
Pasi futën në çantë fletat kaluan nga dhoma të visheshin.
-Merr çfarë të duash ,mos prit të të jap unë.
-Je shumë e mirë !
-Të njëjtën gjë do bësh dhe ti me të tuat kur ti marrësh ndaj mos bëj llafe.
-Sdiskutohet !
Po vishnin atletet.
-Kled prit ,merre një kos frutash ,sa për të hequr urinë ,kur të vijmë do bejmë ndonjë gjë të mirë.
-Rrofsh ,ti s'more?
-Ja tani.
Dolën nga shtëpia ,u përshëndetën dhe të dyja në drejtime të ndryshme.
Në të njëjtën kohë po mendonin të dyja të njëjtën gjë. Sa me fat ishin që kishin gjetur njëra tjetrën. Dhuratë e çmuar që duhej vlersuar !
Amara nxorri fletën nga çanta dhe filloi të pyeste njerzit në rrugë se nga ishin adresat përkatëse. Ca të sjellshëm e ca jo ,herë ngatërrohej dhe kthehej mbrapsht ,herë ndërronte mendje të shikonte adresën tjetër meqë s'po gjente këtë që kishte në dorë , më në fund arriti tek njëra.
Kishte goxha vajza në pritje . *Të gjitha këtu e paskan gjetur të vijnë !*
Më në fund erdhi rradha e saj.
Përshëndeti pronarin e butikut ,dha të dhënat në mungesë të CV-së.
*Dreq ,duhet ti kisha bërë ca.*
-Do të lajmerojmë!-ia ktheu ai dhe i dha dorën.
-Faleminderit ,mirupafshim.
Mundohej të ishte e sjellshme por po vlonte nga brenda.
*Do te lajmerojmë' toç nuk mund të thuash u pranove. Të pres surratin tënd tani unë !*
Filloi të ecte drejt një adrese tjetër ,ndërkohë një grup djemsh mbrapa saj filluan ta ngacmojnë.
*Ja ,dhe kta kisha mangët.*
-Zogu ,ktheje pak kokën të shohim si je para ,se mbrapa sqenke keq.
-Zogu satëm !
-Uu na qenka nevrike ,kështu më pëlqejnë mua.
Nxitoi të ecte më shpejt ,s'kishte nerva të merrej me to.
*Shit ,po gjithë rrugën me mua e paskan ! Më mirë po futem te ky dyqani sa të zhduken.* U soll vërdallë ,dhe pastaj doli.  *Paskan thyer qafen me ne fund !*
Eci përsëri dhe arriti në adresën tjetër.
U fut brenda ,bëri ato zakonet e përhershme si punëkërkuese e devotshme.
-Më falni por kërkojmë një vajzeë me eksperiencë !
-Por mund të mësoj shpejt.
-Sot futesh ,nesër ke çelsat e dyqanit ,ndaj nuk mundemi e dashur.
-Okej ,faleminderit !
Doli jashtë e filloi të shante e mallkonte si e marrë.
*Po ç'kujtonte ajo se një 18 vjeçare mund të ketë eksperiencë ,të gjithë kështu kërkojnë ,ku do e bëj eksperiencën unë ! Mizerje.*
Njera adresë ishte shumë larg ,*nuk do shkoj fare ,me siguri dhe atje duan eksperiencë !*
Arriti në tjetrën.
*Oh të paktën ky qenka i moshuar ,mund t'ja mbush mendjen.*
-Përshëndetje.
-Përshëndetje bukuroshe.
*Mos qenka plak pervers !*
-Pashë lajmërimin për punë ..
-Po patjeter ejani ,si quheni?
-Amara.
-Paskeni emer të bukur ,siç jeni vetë !
*Lëri broçkullat po thuaj je pranuar se po vdes në kembë nga një cep i Tiranës në tjetrin !*
-Ne kërkojmë një shitëse online në fakt ,dhe rroga është e vogël ,pastaj në bazë të shitjeve që kryen atje ,merr përqindjen tënde.
-Okej pranoj.
Pa menduar dy herë ,pa marrë vesh qysh e tek tha Po !
-Atëherë mirëseerdhe Amara . Nesër në m ëngjes paraqitu këtu të flasim gjërë e gjatë.
*Të punojmë* !*
-Mirë faleminderit shumë ,mirupafshim.
*Urra ,kjo ishte ! *
Pak pak po më mirë se pa gjë ,me këtë parim ecte. Nuk shpërdoronte kot asgjë.
Po me Kleden çfarë do jetë bërë vallë?!

"Ajo, guximtarja "Where stories live. Discover now