Pjesa e gjashtë.

249 23 2
                                    


Pasi mbaruan makaronat ,mbushën dhe një herë pjatat ,i kishte marrë uria goxha. Pastaj i lanë pjatat në tavolinë dhe filluan të bisedojnë.
-Amar ,po ti je e lidhur?
-Jo ,isha por nuk jam më !
-Çfarë ka ndodhur?
-Po ja ishte një lidhje plot adrenalinë e çmendurira deri diku ,deri në momentin që më tha 'Duhet të ndahemi , është më e mira për të dy. '
Pa arsye ,pa jusfikim ,pa asgjë tjetri.
Kam që në mbrëmjen e maturës që nuk e shoh ,besoj se ishte hera e fundit.
-Asnjëherë si dihet. Po ti e do atë akoma?
-Po ,fatkeqësisht.
-Pse fatkeqësisht?
-Sepse meshkuj si ai nuk meritojnë ti duash. Ndoshta është gjëja më e mirë që mund të ndodhte. Ndoshta duhet ta lë pas komplet të shkuarën dhe nga kjo anë.
-Pse janë kaq legena meshkujt?
-Sepse po të ishin të mirë bota do ishte perfekte. Perfeksioni s'egziston.
-Ke të drejtë. Po sa ndenjët bashkë?
-As vetë sedi. Gjatë 3 viteve të gjimnazit copa copa ,ndaheshim pajtoheshim ,silleshim si fëmijë 5 vjeç. Por ishte diçka e bukur vërtet !
-Epo gëzohu që ndodhi ,mos u mërzit që mbaroi. Kushedi çka thënë Zoti për ty.
-Çka thënë. Asgjëë! Merr mëso aty mos bëj budalliqe se iku adoleshenca vajzë e dashur.
-Haha a thua?
-Ëhë. Ti ç'më thua për lidhjen tënde?
-Po ja ai ishte 2 vjet më i madh se unë ,ndjeja më siguri meqë ishte i rritur por ja si doli ,më keq.
-Por s'ka mundësi të ktheheni më?
-Jo ,dhe të vijë nuk do e pranoj. Mendoj se nuk e kam dashur asnjëherë ,ndjeja sigurisht. Më pëlqente por kaq. S'besoj se dashuria është kështu.
-Jo nuk është ! Dashuria është të të bëjë 100 të këqija ,dhe ti t'i harrosh të gjitha sikur të mos kishin ndodhur e ta falësh pavarsisht çdo gjëje.
-Sa mire ti që dashuron.
-S'ështe ndonjë gjë e madhe ,kur dashuron një hajvan që ikën e vjen kur t'i dojë qejfi sidomos !
-Kur e thua ti. Po nejse do njohim djem të tjerë plot ,kemi jetën përpara.
-Në fillim duhet të harroj atë.
-Si quhet?
-Alan !
-Amara & Alan ,sa shkon.
-Jemi bërë me porosi.
-Haha ka mundësi.
-Po ai i joti?
-Nik !
-S'paskeni shumë lidhje.
-Hahahaha s'është i duhuri pra ,do e gjej shpirtin binjak në ditët në vazhdim.
-Do të bjerë nga qielli ! Nejse shtrihemi tani se na pret një ditë e gjatë nesër ,duhet të kërkojmë për punë që me mgjes.
-Patjeter që po.
-Merre këtë çarçafin ,dhe kur të dalë gjumi më zgjo ,se jam shumë gjumashe. Nëse nuk çohem në këmbë më hidh ndonjë kovë ujë sipër.
-Dy po deshe. Natën e mirë.
-Gjithashtu !

-Amaraaa ,Amaraa
Kleda thërriste a s' thërriste por Amara s'donte t'ja dinte ,kthehej në anën tjetër.
-Mirë po marr atë kovën me ujë.
-Oh ,jo ,ja u zgjova -dhe u ngrit ashtu e përgjumur duke fërkuar sytë.
-Sa është ora?
-Ka shkuar 8 !
-8 ?? Pse më ke zgjuar kaq herët? Ti do vrarë !
Dhe u shtri përsëri.
Kleda iu hodh sipër dhe filluan të bëjnë si të çmendura.
Pastaj u ngritën dhe vraponin në shtëpi duke kapur njëra tjetrën.
Eh ,adoleshente të çmendura !
-Amar ,duhet të fillojmë të kontrollojmë për punë sa më shpejt. Vjen fundi i muajit sa hap e mbyll sytë. Do ngelemi në rrugë.
-Jo ,aman jo ,që në pikë të mëngjesit me llogari.
-Por unë jam ekonomiste e ardhshme ,më kanë hije.
-Me kishte dalë nga mendja të të pyesja ,pse ekonomikun ke qejf?
-Po ,uroj ta kap.
-Si jo ! Unë do vishem ,do blej Nescafen ,gazetën Çelsi te ajo kioska dhe në aksion.
-Mos harro të pyesësh atë të lokalit poshtë për paswordin e wiffi-t që të kontrollojmë dhe në internet.
-Ide e mirë ! Ikaa.
-Mos u vonoo.
Tha njëherë 'Mos u vonoo' duke imituar Kledën pastaj ia mbathi. Ishte akoma përgjumësh po s'donte t'ja dinte. Dhe ndonjë djalë të hajrit si kishin zënë sytë në pallat as në lagje ,kështu që *tundu* !
Vrap sa andej këtej ,nga supermarketi tek kioska ,fatmirsisht gazeta sapo kishte dalë. Filloi të ngjiste shkallët , ndërkohë po mendonte 'Çfarë harrova ,çfarë harrova?'
*Shitt ,paswordi !*
U kthye dhe njëherë dhe duke u treguar paksa e ëmbël per t'i fituar zemrën kamarjerit ,e mori dhe  atë që donte. Duke buzëqeshur u largua.
-Tatata ,erdha unë.
-Sa mirë ,hajde na bëj kafen tani të marrim energji. Paswordin e more?
-Mu desh tu ktheja ,se harrova.
-Ku e ke mendjen ti?
-Është pikë e mëngjesit akomaa.
-Ëhë ,hajde futu në laptop shkruaje sa të rregulloj krevatin ty.
-Prap ashtu do bëhet ,pse lodhesh !
Ashtu duke biseduar me njëra tjetrën ,duke pirë nga një filxhan kafe , njëra kontrollonte në gazetë me stilolaps në dorë ,e tjetra në laptop.
-Ma kalo pak stilolapsin të hedh ca që gjeta këtu.
-Prite !

"Ajo, guximtarja "Where stories live. Discover now