Pjesa e katërt.

199 25 0
                                    


Teksa po pinte kafen sytë i zunë një vajzë të vetmuar krah saj që kishte humbur në mendime duke parë nga dritarja.
*Kushedi kë po pret!* mendoi.
Telefoni iu fik. *Ja kaq e pati dhe ky ,po ndonjë punë të madhe s'më prish ,se mos kujtohet njeri për mua.*
Kishte filluar të bisedonte me veten më së miri , buzëqeshte kur mendonte si kishin shkuar punët.
Dikur kishte dashur shumë t'ja mbathte e të ishte e lirë ,tani më ajo ëndërr i ishte realizuar.
Pa sërisht nga tavolina e asaj vajzës dhe këtë herë vuri re se po qante.
I erdhi keq ,ndaj menjëherë ,pa e menduar gjatë shkoi dhe u ul pranë saj.
-Më fal mund të ndihmoj?
Vajza ngriti kokën dhe nxitoi të fshinte lotët.
-Por ,mos je gjë ajo vajza që ndesha në supermarket?!
Buzëqeshi dhe mundi të nxirrte vetëm një 'Po' !
-Çfarë të ka ndodhur? Pse qan?
-Nuk kam asgjë ,mos u shqetëso.
-Dukesh dukesh që s'ke asgjë ,hë tani ,dhe unë nuk jam fatlumja e botës ë ,kështu që mund të shprehesh lirshëm me mua.
-Po ti çfarë ke?
-Pyeta unë e paraa. Hm nejse ,po të heq pak turpin , unë ja le të themi që jam vetëm ,fillikat ,kam ikur nga shtëpia për mospërputhje karakteri.
-Hahaaa hë nuk po tallem.
-As unë. Prindërit e mi nuk donin kurrsesi që vajza e tyre të vazhdonte gazetarinë. 'Harroje ,mbështetjen tonë nuk e ke. Duhet të vazhdosh mjeksinë si motra e madhe.'
Janë të mëdhenj fare ,unë vdes të shoh dy pika gjak ,do vazhdoj mjeksinë .
-Qenke gallat fare ,e paske marrë me qejf largimin nga shtëpia.
-Qejf i madh s'ështe se jam bërë zonjë shtëpie ,me përgjegjësi ,me gjëra ,po të paktën s'më kërkon njeri llogari ,bëj çfarë dua.
E shikon sa llafazane jam ,duket që  bëj për gazetari?
-Po je shumë e zonja me fjalët.
-Broçkulla ! Flit ti tani e dashur po të lë rradh ën si rrallëherë.
-Hm ,pak a shumë kemi të njëjtën histori ,por shto faktin që mua më kanë përzenë nga shtëpia.
-Shit , çfarë ke djallosur?
-Morën vesh që jam lidhur.
-Më të prapambetur se të mitë qenkan . Mjerë ne. Të tjerat e çojnë të dashurin në shtëpi !
-Ehh.
-Dhe ? I dashuri nga bëhet?
-Një zot e di se ku. I thash se ç'ndodhi por u zhduk sa hap e mbyll sytë. E tregoi fytyrën.
-Hajvan ,si gjithë të tjerët.
Nga do rrish sonte? Apo do e gdhish këtu ,në lokal?
-S'do ishte ide e keqe ,pa para jam. S'kam ku të mbytem. Mendova të shes laptopin , është e vetmja gjë që kam përveç këtyre qindarkave.
As rroba nuk më lanë të merrja.
Fatmirësisht laptopin e kisha tek një shoqe dhe e mora aty.
-Uff ,paska keq e më keq.
Unë i përgatita valixhet kur ishin prindërit në punë ,e mora çfarë doja. Për fat të mirë kisha mbledhur ca para gjatë vitit që nuk i kisha shpenzuar. Në të kundërt do isha në mes të katër rrugëve.
-Siç jam unë.
-Ishe ,nuk je më !

"Ajo, guximtarja "Waar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu