Pjesa e tretë.

206 25 2
                                    


U fut brenda dhe mbylli derën me çelës.
Lëshoi gjërat në tokë , shkoi nga dhoma për t'u ndërruar ,e veshi një bluzë të lirshme.
*Boh ,akoma s'kam rregulluar asgjë !*
Ndezi televizorin dhe e çoi në një kanal muzikor. Filloi të sistemonte ushqimet në vendin e tyre ,e të tjerat në frigorifer. Sikur mori çehre tjetër kuzhina .
*Do gatuaj ndonjë gjë për darkë,tani ca biskota mjaftojnë.*
Shkoi nga dhoma dhe hapi dy valixhet ku kishte rrobat ,jo shumë por mjaftueshëm. Kishte marrë ato më të nevojshmet,më të mirat. Atletet i vuri në cep të dhomës ndërsa rrobat i futi në dollap ,sipër krevatit vuri arushin e saj që gjithmonë e merrte me vete ,kudo.
E kishte kujtim nga Ai !
*Eh sikur të ishim bashkë tani ,këtu , vetëm për vetëm. Një përqafim i tij do më jepte shumë forcë. Por ai kushedi se nga bëhet !*
Pa oren dhe kishte ecur goxha. Ishte koha të pinte një kafe.
*Mos ,kam harruar të blej Nescafen !*
U ndërrua shpejt e shpejt.
*Po zbres te lokali poshtë sot ,njihem dhe me këto të pallatit me atë rast .* mendonte.
Rregulloi pak flokët ,mori kuletën dhe celularin ,veshi atletet ,mbylli derën dhe me shpejtësi zbriti shkallët duke kënduar me zë të ulët.
U fut brenda në lokal dhe ishte plot ,i dukej sikur të gjithë po shikonin atë.
Ishte hera e parë që shkonte në lokal vetëm. I dukej kaq e çuditshme.
Por s'kishte ndërmend të rrinte shumë ,do pinte kafen shpejt e shpejt e do largohej.
Porositi , ndërkohë teksa priste po kontrollonte kot në celular. Kishte kohe që kishte mbyllur çdo rrjet social prej provimeve të maturës e akoma s'i kishte hapur. I dukeshin kot , të bezdisshme , të panevojshme.
Por dhe të donte nuk kishte më kohë për to ,duhet të gjente menjëherë një punë jo vetëm për të paguar qeranë e për të siguruar ushqimet ,por dhe të mbulonte shpenzimet e shkollës. Stres ,stres i papar.
Ishte e vetme ,fillikat ,dhe ndonjeherë kishte frikë se nuk do ja dilte.
Por emocioni dhe dëshira e madhe për të ecur perpara i jepnin shumë optimizëm.
Duheshin vetëm dy muaj për të filluar shkolla.
Ç'rrjedhë do merrte jeta e saj?
A mund t'ja dalë një vajzë e vetme pa asnjë mbështetje as ekonomike dhe as morale?
A do behej ajo gazetarja me emër që të gjithë do e njihnin?
A do kishin adoleshentet në duar librat e saj?
A do ishte më me atë?
A do plotësoheshin ëndrrat e saj ,apo do mbeteshin të pluhurosura në harresë?

"Ajo, guximtarja "Where stories live. Discover now