Pjesa e dytë.

252 27 4
                                    

U fut në supermarket , më në fund pak fresk. Vapa e kishte rraskapitur ,s'po duronte dot më
Do merrte pak gjëra por vdiste të shëtiste me atë karrocën ndaj e mori. Shkoi tek ushqimet ,jo nuk do marr asgjë ,për kë do gatuaj unë , vetëm për vete s'ja vlen.
Oh makarona ,këto po. Mori nja 3 pako të ndryshme ,pastaj duke parë me rradhë ushqimet merrte ndonjë gjë të nevojshme që i zinin sytë. *Salca ,ku është ku është? Ja e gjetaa !*
U afrua tek bylmetrat dhe aty mori goxha gjëra. *Të paktën këto duhet t'i ketë shtëpia* ,përshperiste me vete.
Nxitoi për tek perimet dhe filloi të zgjidhte shpejt e shpejt ato të duhurat. Mori dhe ca fruta dhe i vuri në peshore. *Të paktën janë lirë ,e ka një të mirë vera. Në dimër s'do kisha marrë as gjysmën e tyre.* mendonte.
Tërhoqi përseri karrocën dhe shkoi drejt biskotave.
*Hmm më duhen ca me patjetër.* Filloi të kontrollonte për të preferuarat dhe pasi i gjeti i futi brenda. Çfarë mungonte tjetër , çfarë mungonte tjetër?
*Për të munguar mungojnë shumë Amar ,po ec drejt, as majtas as djathtas tani se ngele pa asnjë lek në xhep.
Epo unë s'jam vegjetariane ,duhet të marr dhe ndonjë produkt mishi.*
Filetot e pulës ishin më të lirat.
*Me kaq do kaloj një muaj mesa shof.* Mendonte e buzëqeshte me vete. *Kushedi ç'po mendojnë shitëset për mua ,ngela nga një cep në tjetrin.* Mori dhe ca simite.
Për sot kaq ,dhe u afrua të llogariste sa bënin.
Pa me ofertë kos frutash ,*epo dhe këto do i marr ,nami të bëhet.*
Nuk kushtuan shumë ,aq me kursim sa i kishte marrë gjërat çfarë priste.
Pasi u përshëndet me shitëset u largua. Mendjen e kishte kushedi se ku ,pa parë fare 2-3 shkallët që duhej të zbriste.
Fatmirsisht aty ndodhej një vajzë e re ,pak a shumë sa ajo ,që e ndihmoi të mbahej e mos të përfundonte kushedi se si ,dhe ndonjë dorë apo këmbë e thyer i duhej.
Edhe gjërat për fat të mirë nuk ishin shpërndarë ,dhe ashtu pak e skuqur e në siklet ,falenderoi vajzën e ja mbathi për në shtëpi.
*Le nam ,le nam ,le nam.* i thoshte vetes me zë të ulët kur po hapte derën e apartamentit.
Një i moshuar kaloi aty pranë e u habit teksa pa që vajza po fliste me veten.
*Eh , të rinjtë e sotëm ,përshpëriti ai ! ..

"Ajo, guximtarja "Where stories live. Discover now