25

237 36 67
                                    

Ajo dite kishte kaluar,kishte qen Angela ajo qe e para ishte larguar nga ajo shtepi bashke me Klaren,kishte shpikur dicka vetem qe te largohej dhe Angelon me Klaudian bashke mos ti shihte me.
Kishte dale jashte dhe Klara i kishte kapur doren duke e ndaluar.

"Pse je zemeruar me Angelon ti?" I tha vogelushja dhe nje fytyre te merzitur beri.

"Nuk jam zemeruar Klara,vetem se kemi patur disa probleme." Ja ktheu Angela dhe doren i kapi per te shkuar te makina qe ishte ne anen tjeter te rruges.

"Por ti e do ate?" E pyeti Klara dhe doren ja terhoqi per ta ndaluar.

"Mhh kur te rritesh do e kuptosh dhe ti o zemer,tani nuk di ta shpjegoj." I tha Angela dhe doren i kapi serisht per te shkuar drejt makines.
..
Ishte nje nga lokalet me te bukura ne ate vend,i ber me material druri dhe i zbukuruar ate nate vetem per ate fejese qe po mbahej aty.
Te gjithe ishin mbledhur aty,qendronin grupe grupe neper ato tavolina dhe me njeri tjetrin bisedonin,e diku mes tyre ishte dhe ajo,dukej aq e bukur ate nate me ate fustan te zi dhe me ate pak make up te vendosur ne fytyre.

Ishte prane Melises dhe Brajanit dhe te gjithe po prisnin Angelon
Ai akoma nuk ishte dukur,kishin me shume se 20 minuta qe e prisnin.
Dhe ja pikerisht sapo kaluan ato 20 minuta pritje ai ne deren e atij lokali u shfaq e prane tij ishte Klaudia.
Dhe gjeja qe ra me shume ne sy ishin duart e tyre te kapura.
Ishte pikerisht ajo gje qe e beri Angelen qe zemra dhe njeher ti copetohej,dhe goten qe kishte nder duar fort e shtrengonte.

"Po te prisnim,nga ishe?" E pyeti Melisa sapo Angelo u afrua drejt tyre.

"Isha mora Klaudian,dhe errdha." Ja ktheu ai dhe i ofroi nje pije Klaudias dhe nje gote e mori vete.

"Nga eshte Artani?" Pyeti Angelo.

"Eshte atje,bashke me vellain tim." I tha Brajan dhe Angelo pasi i pa se ku ishin u largua nga aty per te shkuar drejt tyre.
Vereu Artanin qe e shikonte duke buzeqeshur dhe prane tij nje djalosh qe ishte me kurriz.
U afrua afer tyre dhe i zgjati doren Artanit.

"Te trashegohen." I tha Artani dhe i dha nje perqafim,e ne momentin qe u ndan,Angelo ktheu syte nga djaloshi qe e shikonte duke qeshur.

"Tii? Ca dreqin do ketu?" I bertiti Angelo atij dhe nga kemisha e kapi.

"Uou,kunat eshte hera e dyte qe me ben kete." I tha ai dhe duart e Angelos i hoqi nga kemisha e tij.

"Angelo cfare te ka ber Aleksi?" Ishte Artani ai qe nderhyri kete here.

"Ti je vellai i Angeles?" E pyeti Angelo ate me nje ze disi me te qete.

"Po,jam vellai i Angeles dhe vellai i Brajanit dhe Klares." I tha Aleksi dhe serisht nje buzeqeshje kishte ne fytyre.

E ndersa Angelo veten me nuk e deshi,ishte shokuar nga ai lajm.
Kishte gabuar aq shume,dhe tani ato fjale te Angeles po i kujtoheshin,kur ajo i kishte then qe 'nje dite do pendohesh' e ajo dite ishte pikerisht sot.
Ai ishte penduar aq shum,ishte penduar qe nuk e besoji,ishte penduar qe nuk e degjoji dhe mendoi gjerat qe neper mendje i vinin.

"Hajde pak me mua Angelo." I tha Aleksi dhe Angelo nuk e refuzoi,e ndoqi mbrapa derisa dolen jashte ne ate oborr te atij lokali.

Aleksi nxori nje pakete nga xhepi dhe pasi e ndezi nje cigare i dha dhe nje Angelos dhe te dy u ulen ne ate stol qe ishte aty jashte.

"Pse e lendon kaq shum Angelen?" I tha Aleksi dhe me inate e shikonte gjat gjithe kohes.

"Gabova dhe se ke iden se sa jam penduar." Pershperiti Angelo dhe cigaren qe kishte ne dore e hodhi.

"Pse nuk e degjove qofte dhe njeher dreqin? A e di sa te do ajo? te do aq shume saqe per ty ka harruar dhe veten gjith keto dit,kushedi sa here ka perfunduar ne spital vetem nga stresi dhe lodhja.
Ti nuk e meriton ate Angelo,keshtu qe me mire largohu nga ketu,shko diku dhe krijo nje jete te re,dhe Angelen harroje,sepse ti vetem sa e lendon ate,mos rri asnje sekond me ketu,ik larg dhe shpeto jeten e saj dhe po ashtu tenden." I tha Aleksi keto fjale dhe u ngrit nga aty.

"Mendohu,por ben mire te ikesh. Jepi fund kesaj dashurie sa je ne kohe,dhe motren time mos e lendo me." I tha keto fjale te fundit ai dhe u largua drejt asaj dere per te hyre mbrenda.
E ndersa Angelo u ul ne toke dhe fytyren mbuloi me duar.
Lotet me nuk i mbajti por e la veten te lire ate nate dhe qajti si nje femije..
..
Ishte zhdukur ate nate nga aty dhe kishte fikur dhe telefonin,ishte larguar diku larg nga ai lokal dhe i ulur ne ate stol prane detit qendronte.
E ne duar shtrengonte nje leter dhe nje laps.
Duhej qe kete leter ta shkruante si nje lamtumire,nje lamtumire qe do i jepte dsshurise se tij.

Hei Engjell,e di tani do jesh kurioze se per cfare un po te shkruaj nje leter,po mendon per dicka te keqe,ose dicka te mire. Ndoshta syt po te mbushen me lot ose ndoshta je e gezuar.
Kete leter po ta shkruaj vetem sepse e ndjej qe duhet ta bej,duhet te jap nje lamtumire me shkrim sepse me zemer dhe me goje nuk mundem te ta them,jam nje frikacak a e beson? Nje frikacak jam qe cova ne dreq kete dashuri dhe per ty nuk mendova,xhelozia mi kishte mbuluar syte dhe veproja sipas mendjes sime dhe pa te degjuar kurre ty.
Gabova,gabova aq shume saqe per te shlyer kete gabim vendosa te largohem,po iki diku larg,diku ku do mundohem te jem i qete dhe te tjeret mos vuajn nga prezenca ime.
Te kam shkaktuar shum vuajtje dhe te kerkoj pafundesisht falje.
Me fal dashuri!

Dhe te dua aq shume,te dua me shume se vet veten time,do te dua deri ne frymen e fundit,deri ateher kur shpirti im te shuhet,deri ateher do te dua gjithmone edhe me shume.
Ne kete leter ke dhe dicka,eshte nje varese e trasheguar shum breza me pare, ajo quhet mbreteresha e detit,merre ate varse dhe ruaje,me ate ndonjeher me kujto mua,por te lutem me kujto vetem per mire dhe mos me urre.
Shihemi ne nje tjeter vend dhe nje tjeter bote engjelli im.
Pergjithmone i joti
Lamtumire
Angelo.
..
Kishte mbaruar se lexuari ate leter qe ai i kishte derguar dhe lotet e kishin pushtuar,ne ato caste nje te bertitur leshoi.
Ndjente se si shpirti digjej nga mbrenda,se si zemra copetohej ne mjera pjese.
Ai iku,iku dhe ate e la aty,te vetme dhe pa nje te arrdhme.
Shtrengonte ne duar ate varse dhe ate leter dhe pershperiti ngadale.

"Do te dua deri ne frymen e fundit Angelo."
..

Heyy❤
Nuk eshte fundi i historis,ka akoma dhe disa pjese.
Angelo u largua,cfare do ndodhe tani? Nje tjeter personazh do hyje ne histori,eshte nje djale.

A do rikthehet me Angelo?
Dhe nese rikthehet cfare do ket ndodhur me jeten e te tjereve?

Asgje nuk do jet ashtu sic ai e la.

Neser ne darke do publikoj serisht❤

Jepni ndonje mendim si ju duket deri tani historia?❤

sonila1234
Lejla_Lejla_12
noname_queen
bestfrv
user93933676

Mbreteresha e detitWhere stories live. Discover now