2

150 25 4
                                    

Hapa syte ngadal dhe disa rreze drite me ben qe ti mbyllja serish. Ndodhesha ende ne preherin e saj dhe ndieja duart te me perkedhelnin floket e mia lehte. Me kishte marr aq shume malli per te, per aromen e saj, fjalet e saja te embla dhe duart e saja te buta si pambuku.

-U zgjove princesh?
-Po, pambuk sheqeri, i thash e qeshur dhe iu versula faqeve te saja per ti puthur.
-Si fjete?
-Sikur nuk kisha fjetur kurr me pare!
Qeshi lehte dhe pastaj me pa me nje fytyre serioze per te me len vendin te kuptoja se dicka kerkonte te me thoshte.

-Jepi mami thuaje, cfare te mundon?
-Babai jot...
-Te ka ber gje, pyeta e shqetesuar pa i lene asaj mundesine te mbaronte fjaline.
-Jo e vogla ime, nuk ka bere asgje te keqe...problemi eshte tek ty.
-Tek une, pyeta ter habi duke hapur syte.
-Ka ardhur koha besoj, qe nuk duhet te sillesh me keshtu me te, kane kaluar dy vjet deri tani, ai eshte perpjekur gjithnje per te miren tone dhe tenden, jepi atij nje mundesi ndoshta do te jeni si ne fillim.
-S'me besohet mam, nuk i besoj dot vesheve. Ti po mi thua te gjitha keto, une e kam dashur babin me shume se veten, nuk haja nese nuk me ushqente ai, nuk flija nese nuk ishte ai ne shtepi por kjo gje ndryshoi para dy viteve. Nuk me pa me si vajzen e tij po si placke biznesi, me shfrytezoi per te mos cenuar reputacionin e tij, me mori jeten time dhe me detyroi te jetoj nje jete qe nuk e doja. Ku jam tani mam? Te dukem e lumtur? Do ta heq njehere kete te qeshur te shtirur dhe te me shohesh plaget e zemres? Me dhembin ma, thash e lodhur dhe lotet me njomen faqet.
Me mori ne nje perqafim te ngrohte dhe me vendosi koken ne zemren e saj. Po degjoja rrahjet ritmike te zemres deri ne momentin qe zeri i saj me pengoi.

-Kete po te them e vogla ime, te shoh qe vuan, te shoh qe nuk je e lumtur dhe per kete arsye dua qe te ndryshosh. Je e detyruar te jetosh kete jete, nuk ke c'ben. Mundohu te pershtatesh, si do tia besh ter jeten, eshte e gjate, nuk behet fjale dje, sot dhe neser.
-Ndoshta ke te drejte, por ti e di si jam une.
-E di, eshte e veshtire te detyrosh te besh dicka qe nuk e do, por ne kete jete ka dhe si keto situata, nuk dua te lendohesh. Tani ke dhe Auroren, Marko gjithashtu te do shume. Jane dhurata qe duhet tia dish vleren. Dhe babi...
-Mjaft, do mundohem te bej ato c'ka me the por te fal babin nuk jam gati.

U ngrita nga aty dhe shkova ne dhomen time pa i dhene mundesi mamit te fliste. Hapa deren pa bere zhurme sepse mendova se Marko dhe Aurora po flinin por sapo hyra degjova te qeshuar e Aurores qe mbushnin cdo zbrazetire te asaj dhome. Ndodhej ne krahet e Markos dhe ai luante me te, bente mimika fytyre te cuditeshme dhe fliste si bebe qe ajo te kenaqej. Ajo pamje me kishte shkaktuar buzeqeshje te pavetedijshme. Reflektova kur ata po vinin drej meje dhe ndieva buzet e Markos ne faqen time. U shkeput prej meje pas disa sekondash nderkoh une e shikoja pa bere asgje.

-Dukesh shume bukur kur qesh.
-Mbaje mire vajzen nuk eshte kukull thashe duke menjanuar biseden e tij.
-As une nuk jam femije, ma ktheu ne te njejten menyre.
-Mire, mbaje dhe pak vajzen sa te mar disa rroba ta nderroj dhe dalim ne oborr eshte kohe e bukur dhe ajer i paster.

Shkova drej garderobes mora nje fustan te kuq qe ishte komplet me pupat dhe kapelen. Mora Auroren ne krahe dhe e nderrova. Kur e pa Marko u gezua aq shume sepse ate veshje ja kishte blere vet por une nuk ja kisha veshur asnjehere.
-Princesha babit, sa e bukur je bere.
-Boll e pe sikur do e hash.
-Ajo eshte si karamele, shikoje sa e mire.

E mori ne krahet e tij dhe ajo filloi te buzeqeshte. Dolen nga dhoma duke me lene vend te behesha gati. Sistemova krevatin tim dhe te Aurores, sepse ndihem me mire kur i rregulloj sic dua une. Mora disa rroba nga garderoba, nje pale xhinkse blu te erret, nje bluze Adidas dhe atletet. Kapa floket topuz te crregullt dhe vura pak rimel, nuk me pelqen te bej make up, thjeshtesia me ka karakterizuar gjithmone.

Dola ne oborr dhe aty ndodhej e gjithe familja, mesa duket donin te darkonin jashte. Abi erdhi drejt meje me nje gote kakao ne dore.
-Wow, faleminderit Abi, si ke harruar zakonet e vjetra.
-Pse, kur deklarova une qe me ka zen skleroza, tha ai dhe qesha me te madhe.

Vajta tek Marko qe ishte duke i dhene Aurores salep.
-Me ne fund erdhe, ushqeje vet se me lodhi, kjo nuk ha fare cuditem si eshte kaq e shendeteshme.
-Te duket gje si pese vjec ajo ty e shumta do ta lepij salepin deri sa te ngopet.
-Epo mere pra vazhdo ti tani kaq e kisha une.

Mora Auroren ta ushqeja, dolem xhiro bashke neper kopesht ne fund u ulem ne lisharsen qe ndodhej aty. Po mendohesha dhe as vet nuk e di se ne cilin udhetim me dergoi mendja por u permenda kur ndieva krahet e tij dhe buzet te me puthnin koken.

-Te ka mare malli?
-Me shume se kurre Abi.
-Cfare po mendoje?
-Kohen kur luanim te dy ketu, babi pergatishte zgaren ndersa mami shtronte tavolinen. Kohen kur ishim te lumtur.
-Tani cdo gje eshte ndryshe, ti nuk je me, babi ka ndryshuar ndersa mamin e grryen meraku.

Disa lote erdhen pa deshire duke me mbushur syte por nuk i lash te pershkruanin udhetimin e tyre neper faqe.
-Po shkoj une, tha Abi duke pare me inat Markon qe sapo kishte ardhur por qe nuk e kisha ndier.
-Duhet te shkojm ne ciflig, pernderit e mi i ka mare malli per Auroren.
-E di, do te shkojm neser sot jam teper e lodhur per nje rruge tjeter.
-Ne rregull zemer, tha duke me puthur siperfaqen e dores dhe me pas faqen e Aurores.
Dua dhe dicka tjeter prej teje, shtoi ai.
-Cfare?
-Sillu mire kur te shkojm atje.
-Une nuk ndryshoi dot sjelljen nese nuk te pelqen shko vetem ti me vajzen.
-E para nuk shkoi ne asnje vend pa ty, e dyta po ta kerkoj ta besh per mua kete jo per ata.
-Qe kur une kam filluar te bej cfare do ti dhe te bej gjera per ty?
-Keshtu do vazhdojm Mars, gjithmon keshtu do flasesh? Po ta kerkoj si njeri, dreqin.
-Po pra, por une nuk po kuptoj cfare po kerkon.
-Te sillesh si gruaja ime, te na lejosh te jemi si te gjitha ciftet e tjera normale. Te me japesh nje shans.
(Keta qenkan zgjuar te gjithe me te njejten mendje sot) mendova me vete.

-Shkojm ne tryez, paskan bere darken gati, thash duke u cuar dhe u drejtova drejt tryezes dhe e lash ate mbrapa. Pas disa sekondash ktheva koken te shihja nga ai, po qendronte pa levizur deri sa ngriti koken duke me pare me sy lutes. Ktheva shpinen dhe vazhdova pa pare me pas.

KESHTU ISHTE SHKRUARWhere stories live. Discover now