5

133 27 24
                                    

-Bej gati rrobat, tha nena e Defnes duke hapur dollapin e saj. Mori disa nga rrobat e saj dhe aty pa disa veshje qe te mbulonin shtatezanin.
-Me keto na paske mashtruar, tha duke ia hedhur ne fytyre dhe vazhdoi te fuste rrobat ne valixhe.
-Do te shkosh tek tezja, do ta lindesh femijen atje pastaj do tia japim ndonje njeriu qe ta rrisi.
-Jo ma. Ta mbaj femijen tim ne bark per nente muaj dhe ta lind e tia jap tjetres, kurr. Eshte femija im, pjese e shpirtit tim, askush tjeter nuk mund te behet nene per te. Asnje s'do ti japi asaj dashurin time.
-I paske pare dhe gjinin? Tek kush mjek?

Ajo s'fliste asnje fjale, vetem qante. Nuk dija c'te beja, situata kishte arritur kulmin. Por akoma me keq u be, kur dera e dhomes u hap fuqishem dhe pas saj u duk i ati i Defnes.
-Cfare po me degjojn veshet, tha ai duke hyre brenda. Notat e inatit i dukeshin qarte, damaret e qafes sa nuk po i plasnin nga nervat.

Nena e saj doli menjehere para tij qe ta qetesonte, normale qe e dinte cfare burri kishte mare por i dukej me i miri i botes se i rendonin xhepat. Belaja qe po afrohej me bente qe zemra te pomponte gjakun me shpejt, te stakonte trurin dhe te vinte ne levizje muskujt.

Ai po afrohej drejt Defnes, hapi krahun sa te mundej dhe u be gati ta gjuante. Kapa doren e tij dhe e ndalova, nderkohe Defne kishte mbyllur syte ndersa nena e saj kishte hapur gojen e habitur nga veprimi im.
-Te duket e drejt kjo qe po ben? Ajo ka nje femije ne bark, eshte aq e ndjeshme kete kohe dhe nuk duhet te stresohet, ajo qe u be nuk zhbehet me. Pse sillesh keshtu? Kujton se ajo e ka te lehte?Ato fjale as vet se di si i formova por aty per aty s'mendoja dot asgje tjeter vec shendetit te Defnes dhe femijes.
-Ti si guxon? Ajo me turperoi, s'kam sy e faqe ti dal para njerzve. Me rrezoi pertoke reputacionin. Edhe ty s'do te te le me kaq, do te vij rradha dhe ty. Do ju bej te pendoheni per gabimin qe keni bere. Do tju vras te dyjave, uleriti ai para fytyres time.
-Cfare kam bere, bertiti Defne kete here. U dashurova, berti akoma me forte ajo. Rashe ne dashuri me nje person, me kupton cfare po them? Jo, s'me kupton sepse ti s'ke dashuruar ndonjehere.

Ai hapi syte sikur c'te kishte pare dhe shtrengoi dhembet nga inati. Kete here s'munda ta ndaloja dhe dora e tij u be njesh me faqen e saj dhe ne nje moment tjeter ajo e gjeti veten te shtrire mbi shtrat nga forca e gjuajtjes. Por nuk mbaronte me kaq e kapi prej flokeve dhe e nxorri nga dhoma, i bertisja e friksuar qe ta leshonte, nuk ia kisha iden se cfare kishte ndermend te bente deri sa arriti jashte dhe e perplasi ne toke.

-Zhduku qe ketej, nese te shoh edhe njehere pran shtepis time dhe te flasesh me nje nga pjestaret e familjes sime do te te vras. Zhduku te thash, berti ai forte.

Vrapova per tek Defne dhe e ndihmova te ngrihej. Po renkonte aq shume dhe lotet i rreshkisnin neper faqe.
-Mars bebi, tha ajo dhe veshtroi poshte.
-Asaj i plasen ujrat, bertita me te madhe. Nena e saj erdhi menjehere pran nesh ndersa i ati na veshtronte pa levizur.
-Defne... Defne qetesohu, mer frym thelle, tha ajo duke u munduar te qetesonte te bijen.
-Arda, duhet ta cojm ne spital menjehere.
-Sill makinen tani, berti ai njerit prej punonjsve dhe erdhi pran nesh.

Shoferi i makines ndaloi makinen aty afer, ngritem Defnen dhe e futem brenda me kujdes. Pas pak kohe arritem ne spital. Dolem nga makina dhe mjeket e moren ate me barrel, e vendosen siper krevatit me rrota dhe kaluan tek koridoret e gjata pastaj u zhdukes serish pas asaj dere.

-Te lutem mos ti ndodh gje, tha e ema duke u fshehur ne perqafimin e Ardes.
-Qetesohu Hayat do te behet mire, tha ai jo fort i sigurt.
-Ju e keni fajn, me se shumti ti iu drejtova Hyatit duke uleritur. Nese nuk do te bertisje sa te degjonte gjithe shtepia s'do merte vesh njeri gje. Ndersa ti, nese s' do silleshe si kafsh ajo nuk do ishte stresuar. Per pak dite do ikte, do krijonte nje jete te re larg njerzve harbut si ju, qe i jane errur syte nga paraja dhe pushteti. Urdheroni, blijeni jeten e vajzes tuaj tani. Mundeni? Jo, sepse ka disa gjera qe paraja nuk ju'a siguron dot.

Nje infermier erdhi pran meje dhe me kerkoi te ulja zerin pasi ishim ne spital.
-Zonjush ju lutem mos bertisni, ndodheni ne spital, ruajeni qetesin ju lutem.
-Ne rregull, ne rregull, thashe duke e larguar me dore.

U ula ne stolin aty prane dhe po lutesha, me dukej sikur ishte ajo dite e tmerrshme qe perjetova para disa muajsh u kthye serish por akoma me e tmerrshme. Pas pak minutash erdhi Marko qe si dukej ishte lajmeruar nga punonjesit e shtepise.
-Si eshte ajo, care ndodhi, pyeti ai duke mare fryme me shpejtesi.

Mjeku doli nga dhoma dhe me pa ne sy. Lexoheshin qarte notat e zhgenjimit.
-Ali si eshte ime bije, pyeti Arda. Marko u afrua tek ata dhe i foli doktorit.
-Me thuaj qe eshte mire te lutem, tha duke iu lutur atij.
-Me vjen keq, s'mund te them asgje, do ta fusim ne operacion lindja ka filluar, gjendja e saj eshte kritike vetem njera nga ato te dyja mund te shpetoj.
-Beje cfare te duash por Defne do dali shendosh e mire nga ajo salle Ali, ndryshe ti do ta ndjekesh nga pas, foli Marko.
-Ruaje qetesin djal, asnje s'ndihmon nese ben keshtu.

Mjeku u zhduk perseri po jo pa me pare edhe njehere. Shikimi qe me dha ishte si te me thoshte "te paralajmerova". U ngrita nga stoli dhe pse nuk kisha fuqi, shikimin e kisha te turbullt nga lotet, u drejtova drejt kantines dhe u ula ne nje tavoline afer nje xhami te madh. Pas pak ndieva prezencen e Markos, u ul perball meje, koken e mbante ulur e shihja lodhjen, merzitjen dhe friken tek ai.
-Perse nuk me treguat? Do ta mbeshtesja ate ne cdo gje. Kur ju'a kam kthyer shpinen une juve? Kur ju kam lene ndonjehere vetem, ku gabova?
-Nuk eshte faji jot Marko, gjerat rrodhen shume shpejte.
-Vetem asaj mos ti ndodhi gje ndryshe do te mar fund.

Kapa doren e tij me duart e mia qe me dridheshin pa pushim, doja ta qetesoja sado pak por ishte e kot, as veten nuk po qetesoja dot.
-Ajo eshte shpirti im, zemra ime, motra ime e vogel, kam bere gjithcka vetem per te qe ajo te mos rritej dhe te behej si ata por nuk ia paska vlejtur.
-Mos e fajso veten me, ti bere detyren si vella, tani vazhdo beje akoma, lutu per te.

U ngjitem lart dhe po shikonim Arden dhe Hayatin te ulur tek stolat. Marko u zgjati nje bidon me uji por ata e refuzuan. U hap dera dhe prej andej doli mjeku, nxituam te gjithe drejt tij.
-Si eshte vajza ime, pyeti Hayati ndersa mjeku nuk po fliste.
-Thuaj dicka Ali, shtoi Arda.
-Me vjen keq bera sa munda, nuk e shpetova dot.
-Jooo, bertiti Marko me te madhe. Genjen, thuaj qe po genjen, vazhdoi te thoshte ai duke e kapur prej fyti.
-Marko, reflekto, une bera sa munda por nuk e shpetova dot.

Arda e shkeputi Markon prej Aliut ndersa Hayati u afrua tek ata dhe u mundua ta qetesone. Une nderkohe nuk levizja, ngrita pak syte dhe pash Aliun.
-Asaj qe i ruheshe ate dite ndodhi sot.
-Mund ta shoh ate?
-Do ta kalojm ne morg, tha ai. Shko shiko vajzen ne pediatri.

Zbrita shkallet dhe kalova ne katin e pediatrise. U afrova pran nje dhome me xhama dhe po shikoja shume beba te bukur nder ta ishte dhe ajo, Defne e vogel qe flinte aq bukur fiks si e ema. Syte mu mbushen me lote dhe nuk durova dot me, ajo sakrifikoi veten per ate krijese aq te vogel, per ate zemer te re qe i dhimbte nese do tia ndalonte rrahjet. Tani e kuptova pse ajo e donte aq shume ate, sepse ishe e veshtire ta refuzoje ate engjell...

KESHTU ISHTE SHKRUARWhere stories live. Discover now