11

119 23 28
                                    

Ishte nje mengjes si gjithe te tjerat por me dicka ndryshe, sot duhej te beja cfare te me thoshte Marko. Nuk ia kam shume friken se s'mund te tregohet asnjehere i keq me mua, kete gje e di shume mire.

U ngrita nga shtrati dhe hyra ne tualet te beja nje dush. Pasi mbarova pune shkova ne garderob dhe mora disa veshje te reja. Nje pale pantallona blu te erret, bluze blu te erret dhe atletete bardha. Shkova prane krevatit, Marko po flinte ende ndersa Aurora po fliste me veten dhe kapte kembet e saj te vogla me duar. Fillova te qesh me te madhe, kur ajo futi kemben ne goje.

-Cfare ka, pyeti Marko qe sapo hapi syte.
-Shikoje pak princeshen tende, thashe une duke qeshur me gjithe shpirt.

U afrua pran Aurores dhe po e shikonte.
-Zemra ime vogel, ca po bene ashtu? Te ka lene mami pa buke sot?

E mori Auroren ne krahe dhe me ndihmoi qe ta vishja. Shkoi ne tualet mbaroi pune dhe doli pas pak kohe. U vesh me pantallona te zeza, bluze te zeze atlete te zeza dhe nje xhiboks te zi siper.

-Je bere si mafie, thashe une sapo e pash.
-S'te pelqen, tha ai duke hapur krahet qe dhe mori nje pozicion qe ta shihja.
-Jo nuk kam kundershtime.

U ngrita nga shtrati, morem Auroren perdore te dy qe te ecte dhe vajtem per te ngren mengjes.

U ulem ne tryez, sot kishin vendosur ta benin mengjesin ne verand dhe kjo ide me pelqeu. Eshte fantastike te ushqehesh ne ate ajer te paster dhe per me teper perball asaj bukurie perrallore.

Haja vet nderkohe ushqeja dhe Auroren kur degjoj zerin e Markos. Ishte afruar tek une nderkohe te tjeret nuk e kishin mendjen.
-Loja fillon tani, tha ai dhe zeri i tij me shkaktoi te dridhura. Ndoshta prej faktit se nuk e kisha mendjen ose sepse menyra se si ma tha aq bukur te bente te mos dija te reflektoja.

-Ma, ke pune sot, tha Marko duke iu drejtuar te emes.
-Jo thjesht do te takoja disa shoqe jashte, pse pyete?
-Doja te dija nese kishe mundesi te mbaje Auroren sot, une dhe Marsi kemi pak pune.
-Me kenaqesi bir, patjeter qe po, tha ajo duke buzeqeshur dhe shihte sa nga une e sa nga Marko.

Dolem nga shtepia pasi mbaruam mengjesin dhe hipem ne makin.
-Me thuaj cfare do te bejme Marko, ku po na con, pse nuk e morem vajzen me vete, thashe une duke u munduar te merja ndonje pergjigje.
-Zemra ime ta kam thene ndonjehere qe flet shume, tha ai duke qeshur.
-Jo, i thashe une serioze.
-Epo, sepse me perpara nuk flisje kaq shume, nuk silleshe keshtu me mua, cfare ka ndodhur tani?

Pasi me tha ato fjale ndjeva faqet te me nxeheshin dhe me siguri me ishin skuqur.
-Asgje ska ndodhur, cfare duhet te ndodhi?
-Se di por me pelqen ky afrimitet, tha ai duke qeshur dhe me kapi doren lehte.
"Edhe mua" thashe me mendje dhe shtrengova doren e tij instiktivisht. Ndjeva te qeshuren e tij dhe e kuptova qe ishte per shkak te gjestit tim.

Me pelqen kur qesh ashtu, me duket me i bukur, me duket sikur sillet ashtu vetem per te me bere mua te lumtur. Si mos ta doja ate njeri qe kujdeset per mua dhe buzeqeshjen time, qe ajo mos te fshihej kurre nga fytyra ime. Si mos ta doja nje njeri qe nuk deshiron te me lendoj edhe pse une jam sjelle shume eger me te, jo pak por dy vjet rresht. Perseri ai del para meje dhe me bene te harroj gjithcka me buzeqeshjen dhe fjalet e tij, me veprat e tij.

U shkeputa prej mendimeve kur makina ndaloi.
-Hajde, tha ai dhe zbriti nga makina.
-Cfare do bejme ketu, thashe une qe nuk po kuptoja arsyen se pse kishim ardhur ne nje vend te tille.
-Do te bejme ato gjera qe kam dashur te bejme gjate ketyre dy viteve, tha ai dhe me terhoqi nga pas vetes.

Po ecnim neper rruge, midis turmes se njerzve te kapur perdore. Flisnim dhe qeshnim si kurre me pare. Asnjehere nuk ksihim dale keshtu bashke, kur na duhej te dilnim shkonim me makine dhe ktheheshim.

Ndaluam prane nje shitesi lulesh dhe Marko me bleu nje buqete te madhe shume te bukur. E mora ne duar dhe e falenderova. Ashtu duke ecur bleme disa simite dhe caj pastaj u ulem ne nje stol.
-Arsyeja qe me pelqen kaq shume Turqia jane keto simite dhe keto dete kaq te bukura, thashe une me gojen plot duke treguar me dore nga deti dhe ai qeshi me veprimet e mia.

Pasi mbaruam me to vazhduam shetitjen dhe ne nje vend aty prane ndodhej nje shites akulloresh. Bleme akullore dhe u ulem buze detit, dielli dukej me i bukur ate dite sikur shkelqente me shume. Ashtu duke ngrene flisnim per gjera te ndryshme.

Ktheva koken nga ai qe po me shihte sikur donte te me hante. A thua se isha ndonje embelsire qe i iken goja leng kur e shikon. Po shihja ne syte e tij blu sikur doja te kuptoja arsyen perse po me veshtronte ashtu.

Ne nje moment tjeter ndjeva buzet e tij mbi te miat. Po me puthte serish por kete here nuk kisha ndermend ta largoja. Mbylla syte instiktivisht dhe ia ktheva puthjen. Ndjesia qe me falte ajo puthje nuk kishte pershkrim. Ndieja thjesht trupin te me dridhej dhe stomakun te ngaterruar sikur po me fluturonin fluturat brenda dhe kerkonin me doemos te dilnin jashte.

Ndieva gjithashtu te qeshuren e tij te lehte ndermjet puthjes kur une vendosa tia ktheja. Vuri doren pas qafes time dhe me shtyu akoma me teper drejt vetes nderkohe une vendosa duart ne belin e tij. U shkeputem nga njeri-tjetri qe te mbusheshim me fryme. Syte nuk po i hapja, isha duke shijuar akoma ngrohtesine qe me falte ai moment, lepiva pak buzet dhe shija e tij ishte ende aty. Po ashtu me syte mbyllur perqafova fort ate dhe vendosa koken ne kraharorin e tij. Vazhdova te haja akulloren nderkohe ndjeva te me linte nje tjeter puthej ne koke.

Dita kaloi bukur, vazhdonim te ecnim pergjate bregut te detit dhe uji i kripur na lagte kembet. Pas nje fare kohe ndieja te isha e uritur.
-Marko, kam uri.
-Shume mire, ketu ka nje restorant qe gatuan ushqime deti. Jane vertet te shijshme, ne fakt kam kohe qe nuk kam ardhur por besoj se do te jete njesoj si atehere.

Shkuam tek restoranti qe tha ai dhe u ulem ne nje tavoline me pamje nga deti. Porositem ushqimin dhe po prisnim. Kaloi pak kohe dhe vendosa te thyeja heshtjen.
-Harrove me duket, une sot duhej te beja cfare te me thoje ti.
-Jo nuk e harrova, ate je duke bere, po sillesh si dua une dhe po bene cfare dua une. Nuk te thash beje kete, beje ate por keto ishin gjerat qe doja te beje dhe ti po i bene. Ka dhe te tjera, 24 ore jane mjaftueshem. Do kenaqem sot me ty.
-Marko, une s'po i beje keto se po me detyron ti apo se sot jam nen urdhrat e tua. Po i beje sepse po i ndiej. Sepse kam deshire ti veproj.

Kur i thash keto fjale shprehja e fytyres se tij ndryshoi. Buzeqeshi dhe me kapi doren, puthi siperfaqen e saj dhe me pa me syte e tij blu.
-Atehere une nuk te kam deryruar per asgje deri tani, keshtu?
-Po, i thashe duke miratuar me koke.
-Mire pra ja po te jap nje denim atehere, sot do te me thrrasesh me emra perkedheles sa here te me drejtohesh, jo Marko, ne rregull?
-Ne rregull, thash une duke qeshur.

Erdhi ushqimi qe mezi po e prisja, makarona me fruta deti, perfekte! Filluam te hanim dhe me pelqeu vertet shume.
-Mar.., ushqimi qenka vertet i shijshem zemer.
-Me behet qejfi qe te pelqeu zemer, tha ai dhe me shkeli syrin.

Pasi hengrem dolem nga restoranti dhe vazhduam shetitjen. Nje djale i vogel me disa tullumbaca ne duar, na doli perpara dhe kerkoi te blinim ndonje.
-Do ti mare te gjitha, i tha Marko dhe i drejtoi leket. Mbaje kusurin.
-Faleminderit zoteri, ia ktheu djali dhe i la tullumbacat ne duar.
-Urdhero dashuri, tha ai dhe me drejtoi mua.
-Falemimderit dashuri, i thashe dhe i mora ato nga duart e tij.

I mbajta per pak kohe dhe pastaj i leshova duke qeshur. Marko vendosi duart rreth belit tim dhe te dy po shihnim tullumbacat te iknin lart.

Kishin kaluar ore te tera dhe nuk e kishim kuptuar fare. Beme xhiro me vark, hengrem kokoshka, petulla te lyera me cokollat dhe tani ishim ulur ne nje shkemb duke shijuar perendimin e diellit. Marko qendronte pas meje, duart i kishte te vendosura rreth belit tim, koken e kishte zhytur ne qafen time duke thithur eren e parfumit tim. Ndersa une kisha vene duart e mija siper duarve te tij dhe po shikoja perendimin e diellit dhe se si ai pasqyrohej ne ujin e qete te detit.

Nuk doja qe ajo dite te mbaronte, me ne fund kisha gjetur qetesin qe shpirti e kerkonte diku larg. Nese do ta dija se e kisha patur kaq prane s'do isha lodhur fare por gjithsesi edhe tani nuk eshte vone...

KESHTU ISHTE SHKRUARWhere stories live. Discover now