21

122 23 27
                                    

Marko

Hapa syte me veshtirsi dhe e gjeta veten te rrethuar nga mure te bardha dhe te ftohta qe mundoheshin te mernin jete nga drita qe hynte ne dhome permes nje dritareje te vogel. Degjoja gjate gjithe kohes zhurma acaruese te aparaturave qe qendronin pran meje.

Ndiej deren te hapej dhe dike qe hynte ne dhome.
-Mars.., pershperita me shpresen se ajo do te ishte aty.
-Z. Marko, si ndiheni?
-Mire, ka njeri ketu?
-Nena jote ndodhet ketu, vjen shpejt. Me ne fund u zgjuat, tani do te jeni me mire.

Dera u hap serish dhe shpresoja te shihja Marsin, u zhgenjeva kur pash mamin te vinte drejt meje.
-I bukuri im, si je?
-Mire jam ma.
-Kisha shume frik se mos do te humbisja dhe ty.
-Kaloi tani, jam mire. Ku eshte Marsi, si eshte Aurora?
-Aurora eshte mire, i kaloi te gjitha, ajo eshte vajze e fort, kurse babi po na shqetesonte pak, tha ajo duke anashkaluar pyetjen tjeter, dicka nuk shkonte.
-Marsi, pyeta une dhe po e shihja drejt e ne sy.
-Marsi eshte larguar bashke me Auroren.
-Ku ka shkuar?
-Nuk e di, thjesht tha se do ikte. Nuk e kaloi shume mire kete qe ndodhi. Ishte shume e merzitur me ty dhe e frikesuar njekohesisht.
-Dreq.., pershperita neper dhemb dhe bera te ngrihesha.
-Ku shkon Marko, akoma nuk je sheruar plotesish.
-Tek Marsi.

Levizja dhe trupi me dhimbte, doja vetem te flisja me Marsin dhe te sqarohesha, te rregulloja ate cfare prisha. Fumdja faj ishte i imi por dhe ajo ka pjesen e vet, si me la keshtu?

Mami doli jasht te therriste mjekun dhe pas pak erdhen te dy pran meje.
-Z. Marko cfare mendoni se po beni? Ende nuk je sheruar plotesisht.
-Me duhet te takoj gruan time ne menyre urgjente dhe asnje nuk me ndalon.
-Une nuk te ndaloj, por nese deshiron qe te vazhdosh jeten me gruan dhe familjen tende, duhet te me degjosh. Ke nevoj per disa dite pushim dhe do te qendrosh pak kohe ne spital pastaj mund te largohesh.

U shtriva serish ne shtrat i lodhur. Duhej vertet te mblidhja veten njehere pastaj te flisja me Marsin.

Pas disa ditesh

Sapo dola nga spitali ate mengjes mora makinen dhe u nisa per tek shtepia e prinderve te Marsit. Doja ta takoja ate sa me shpejt. Malli qe ndieja ne ato momente me bente te harroja veten dhe faktin se po ecja me shume shpejtesi.

Ndalova makinen para shtepise dhe zbrita. Sapo do trokisja deren e hapi Abi dhe po me shikonte i cuditur.
-Marko?
-Abi, ku ndodhet Marsi?
-Nuk eshte ketu.
-E di kete gje. Me thuaj ku ka shkuar.

Ai po me shikonte dhe pas pak vendosi te fliste.
-Ne Zvicerr.
-Ne Zvicerr? Cfare donte aq larg?
-Epo ti e njeh Marsin, vendimet e saj nuk i kupton dhe nuk i diskuton askush.
-Pse u largua?
-Prej teje. Askush nuk te jepte shanse qe te jetoje dhe ajo kishte frik te te humbiste. Nga ana tjeter nese do zgjoheshe, ajo eshte shume e merzitur per ate qe bere.
-E di, por mu erren syte per nje moment. Nejse une po nisem, te lutem mos i thuaj gje Marsit qe po shkoj tek ajo, nuk dua te largohet serish.
-Pa merak, shko dhe ktheja motres time lumturin. Jam e sigurt qe asaj i mungon shume ti.

Disa ore me vone

Avioni ndaloi dhe pas nje kohe te shkurter por qe mua me dukej shume e gjate, e gjeta veten jashte aeroportit.
Mora nje taksi dhe i dhashe adresen qe me tregoi Abi.

Makina ndaloi poshte nje ndertese shume te madhe. Pagova taksistin dhe u ngjita menjehere lart. Ndodhesha perballe deres se saj dhe zemra po me rrihte forte sikur donte te me dilte prej vendit. Trokita ne dere dhe po prisja.

Ndjva dike te afrohej tek dera dhe fatmiresisht kisha bllokuar syrin qe ajo mos te me shikonte. Hapi deren dhe menjehere pash fytyren e saj te bukur dhe te pergjumur, veshur me rrobat e shkurtra te nates dukej akoma me perfekte. Floket topuz te crregullt dhe disi te prishura prej gjumit benin lidhjen perfekte me njera-tjetren dhe krijonin nje mrekulli si ajo.

Me pa e cuditur dhe ne cepin e buzes u formua nje buzeqeshje qe e fshiu shpejt prej fytyres. E shikoja plot me mall dhe ajo gjithashtu.
-Marko.., degjova zerine saj te embel te therriste emrin tim.

Nuk e mbajta dot me veten dhe iu versula buzeve te saj si bishe. Hyra brenda dhe mbylla deren me njeren dore ndersa me tjetren e vura pas qafes se saj qe mos te shpetonte prej puthjes sime. Pasi mbylla deren e vendosa doren tjeter ne belin e saj te holle dhe e puthita trupin e saj me timin.

Me kishte marr malli ta ndieja ate pran vetes. Edhe nese do te ishte shume e merzitur me mua prap nuk do te hiqja dore deri sa ta ktheja ate ne Turqi, ne shtepine tone.

Puthja buzet e saj nderkohe dhe ajo me puthte, ne fillim rezistoi pastaj e la veten te lire tek ajo qe ndjente dhe tani po shijonim te dy nje puthje te gjate plot mall dhe pasion.

Do te falja boten per te patur ate pran. Nuk mund ta lija ta shkonte sepse me thyhej zemra, nuk duroja dot mungesen e saj. Doja te qendroja pran saj ne cdo moment te puthja dhe te perkedhelja cdo pjese te trupit. Ka ate aromen qe mua me pelqen me shume se gjithcka. Buzeqeshja e saj e ben shpirtin tim te fluturoj. Me ate nuk ka merzitje. Me ate ka vetem jete.

Dashuria qe ndiej kundrejt saj me jep shpres, me behet sherim plagesh.
Ndaloi dhe po me shikonte ne sy, pashe se si po i dilnin disa lote dhe i fshiva me doren time.
-Shhh, e vogla ime, dashuria ime. Mbaroi gjithcka, nuk do te ndodhi asgje e keqe me, te premtoj!
-Mbaroi Marko, mbaroi. Ti e humbe shansin qe te dhash. Nuk ka me ne.
-Mars, mos fol keshtu.
-Si te flas? Ne nuk do jemi kurre te lumtur. Perderisa ti nuk me beson, me kthen shpinen dhe ben cmendurira si do jemi te lumtur? Po sikur mos te jetonit me? Cfare do te ndodhte me mua? Si do ta perballoja dhimbjen?
-Kaloi tani Mars, bera gabim, e di. Por tani iku ajo. Na u dha nje mundesi te jetojm prap dhe une do mundohem te rregulloj gjithcka. Te premtoj!

Tundte koken ne shenje mohimi dhe pastaj filloi te fliste.
-Ik Marko, secili te vazhdoj jeten e vet, tha e pasigurt.
-Syte e tu, trupi jot, zemra jote kerkojn tjeter gje. Me shiko ne sy dhe me thuaj qe nuk me do, me kerko te largohem. He, jepi. Beje, cfare pret?

Ndejti pak kohe dhe pastaj ngriti koken duke me shpuar me shikimin e saj plot inat.
-Nuk te dua, nuk te dua, ik, nuk te dua, bertiste dhe me shikonte ne sy qe te me siguronte per ato qe thoshte.

Ndjeva zemren te me behej copa dhe shihja lotet e saj se si i udhetonin neper faqe.
-Atehere perse qan?
-Ik Marko, te lutem!

Shkova ne dhomen e gjumit dhe pash Auroren teska flinte, e putha ne faqe dhe e perkedhela pa i prishur gjumin pastaj u largova qe aty.

I kthava kurrizin Marsit dhe bera te hapja deren. Ula lehte dorezen dhe degjoj zerin e saj te me therriste. Emri im nga buzet e saj dilte si melodi.

U ktheva me fytyre nga ajo dhe nxitoi drejt meje. Hapa krahet dhe e prita ate ne nje perqafim. Me shtrengonte aq shume dhe pastaj degjoj zerin e saj.
-Mos ik, mos me ler vetem!
-Pse po qan e vogla ime?
-Sepse me ka marr malli, tha ajo dhe i ngrita koken ta shihja.

Ne minuten tjeter shijova serish buzet e saj te embla. E ngrita trupin e saj peshe dhe ajo rrotulloi kembet pas belit tim. Shkova ne sallon dhe e shtriva ate tek kendi qe ndodhej aty. I hoqa rrobat e nates dhe pastaj hoqa rrobat e mija. Fillova ti falja trupit te saj kenaqesi dhe degjoja ate kur therriste emrin tim.

Teksa shpirtrat shkriheshin ne nje, trupat i falnim njeri-tjetrit lumturi, dashuri dhe perkujdesje. Gjithcka qe kishim nevoj ndodhej aty. Nuk ka me une dhe ti dashuri, jemi vetem ne.

KESHTU ISHTE SHKRUARWhere stories live. Discover now