•7•

312 55 26
                                    

Dita e dyte e shkolles dhe i dukej sikur ende nuk kishte nisur.Sikur ishte ende me pushime.Oren e pare e kishte pushim,por gjithsesi kishte vendosur te shkonte me heret, te pinte dhe kafen e mengjesit me ndonje kolege,e dita t'i niste mbare.

Ecte rruges qe e conte per ne punen e saj. Shume i kishin thene te merrte ndonje makine sa per veten e te shkonte me te ne pune, por Lola preferonte te ecte.Te shijonte ajrin e mengjesit, rrezet e para te diellit dhe te perplasej me ndonje kalimtare rruges.Me mire kjo se sa stresi qe ndien gjate qendrimit ne makine,teksa pret te gjelbren te dale,e teksa ndeshesh me nje shofer pa mend ne koke qe ne pike te mengjesit.

Kishte arritur ne hyrje te shkolles kur e thirri njera prej kolegeve qe ndodhej me tutje:

"Lola,hajde per kafe hajde se pushim e ke kete ore." e ajo u afrua drejt tyre.

"Miremengjes!" pershendeti, dhe e njejta gje iu kthye dhe nga dy koleget.

"Ulemi jashte me mire!" tha njera.

"Po mire ulemi." u pergjigj tjetra,ajo qe pak me pare kishte thirrur Lolen.
Porositen kafete e teksa prisnin nisen me muhabete.

"Vjen sot ai!" foli njera nga koleget.

"Kush ai?" pyeti Lola.

"Mesuesi i ri." u pergjigj po ajo qe kishte rrefyer ate lajm te ri per Lolen."Ne fakt i ri nuk eshte se ka qene edhe me pare ne kete shkolle."

"Po pse eshte larguar?" pyeti kurioze.

"Ehh moj vajze te dish ti se c'ka ndodhur." u hodh ajo qe derime tani kish ndejtur ne qetesi.
Nuk diti te pyeste me,dicka ndieu ta ndalonte te dinte me shume.Mbase nuk ishte mengjesi koha e duhur per te per te bere thashetheme per dike qe nuk dinte kush ishte."Me ka marre malli per ate djale." rrefeu serisht.

Kush te ishte ky person kaq i deshiruar nga dy mesueset e tjera? Ky qe kish lene kaq shume gjurme tek to?Kush?

"Sa vite u bene?" pyeti mesuesja mesuesen.

"4 vite.Fiks aq!" ia ktheu.

"Nuk me besohet. Kushedi sa do e kete ndryshuar ai vend." dhe Lola hyri ne mendime. Cili vend,cfare vendi mund ta kete ndryshuar ate njeri.Cfare paska ndodhur ne kete shkolle para kater vitesh?

"Une po ngrihem!" foli Lola e beri te nxirrte pagesen e porosis.

"Ktheji mbrapsh ato leke,je e qerasur sot."

"Faleminderit!"

U largua prej lokalit e hodhi hapat drejt shkolles.Nje afsh i nxehte i kishte pershkruar gjithe trupin.Ndiente vape.

"Klaus,pse nuk je ne klase?" i foli djaloshit qe qendronte i ulur ne stolat e oborrit.

"Po te prisja ty o zyshe, te te jepja nje kafe." iu kthye ai.

"Hajde shpejt ne klase, shpejt."

"O zyshe, po ne fakt jam duke pritur dike.Me duhet ta takoj!"

"Ne klase thash!" ngriti zerin ajo.

"He me zyshe si ben, sa ta takoj e atje do iki pastaj." foli pergjerues.

"More vesh se c'te thash?!Ia nise ti qe diten e pare."

"Te dyten!" i beri ai te ditur.

"Ne klase!" e drejtoi gishtin drejtues per nga hyrja e shkolles, si te ishte me autoritare.

Djaloshi u largua,nuk kishte c'te bente me.Nuk ia mbushte dot lehte mendjen mesueses se tij.Ajo qendroi per pak aty, ne kembe, teksa merrte fryme e ndiente afshin qe ende nuk i ishte larguar.C'kishte?!
Nje ere parfumi te forte ndieu t'i cante hundet.Nje ze i kumboi ne veshe.Ku e kish degjuar?!Nje trup ndieu afer vetes.Kush ishte ky mashkull,pyeste veten.Ai ze!

"Si ka mundesi qe nje gazetare te kthehet ne nje mesuese gjimnazi?" peshperiti pas veshit te dikujt.

Ishte ai!Dora vete qe ishte ai.C'kerkonte ketu?Kishte dale nga burgu ai?Kur?Ishte ai, Maks Bejko,njeriu qe nuk e lejoi te ardhmen e saj te ishte ashtu sic ajo e kishte enderruar. Ai qe i preu shpresat, ai qe luajti me te...ai.Po c'donte, c'kerkonte ketu?

Nuk merrte dot guximin te kthehej e ta shihte drejt e ne sy.Nuk kthehej qe t'i hidhte atij,vetem me nje shikim, gjithe urrejtjen per te. Nuk mundej dot, e t'ia kthente fjalen ashtu sic nuk ia kishte kthyer asnjeriu me pare. Nuk mundej, ishte paralizuar.Por mund te ecte ne drejtim te shkolles,po ate mund ta bente,por jo te kthehej. Hodhi dy hapat e para larg tij, e nje force ndieu t'i mbeshtillte krahun e saj.Serisht ai!Ai mundi, kishte forcen ta kthente drejt vetes.

"Te paska marre malli per mua mesa po kuptoj!" i foli ai.

Ajo shihte drejt syve te tyre dhe kuptoi se ata sy, tashme te lire,buzeqeshnin edhe pa buzeqeshur buza. Kuptoi se tashme ai ishte i lire te jetonte jeten e tij pertej atyre hekurave,i lire te bente c'te donte.

"Oh me fal,harrova te prezantohesha,Vlora.Jam Maks Bejko, mesuesi i ri i fizkultures." dhe ja ku kuptoi se tashme ajo ishte e mberthyer,e burgosur.E kush e burgosi kete vajze?!Pikerisht personi qe i preu shpresat e nje te ardhmeje ne karriere.Maksi,ai, qe e kishte mberthyer ne kthetrat e tij.

E ai,e kishte njohur qe nga larg kur ajo ishte ne hyrje te shkolles.Te drejten, ishte habitur jashte mase shume se si ajo qe i ishte prezantuar si nje gazetare, para dy vitesh,sot ishte nje mesuese shkolle. Si kishte mundesi?Ende nen efektet e habise i kishte folur, e kishte mberthyer me duart e tij e tashme e shihte drejt e ne sy. Nuk kishte ndryshuar aspak, kishte ngelur e njejta fytyre tekanjoze si atehere.E kuptoi,kuptoi se e kishte lene pa fjale, se e kishte surprizuar me shfaqjen e papritur te tij. Por dhe ai ishte surprizuar.

Te dy ata,te surprizuar.Ajo nga ai, sepse mendonte mos e kishte planifikuar kete takim.E ai nga fati,sepse ishte pikerisht ai qe ishte shkaktar i takimit te tyre.

"T.. ti!C'kerkon ketu?" arriti te artikulonte ate pyetje.

"Te thashe, e dashur.Jam mesuesi i ri,ose i vjetri,quaje si te duash." iu kthye i buzeqeshur.

"T.. ti!"

"Po po,une!" e rrotulloi syte.

Ai,ai! i bertiste vetes perbrenda.Donte te kapte veten me shpulla,ta kthente ne vete,te largohej prej aty.
Ai,ai! bertiste gjithcka brenda saj. E ajo deshiroi te bertiste me ze, sepse nuk mundej ta besonte, qe ishte ai, shkaktari i mbylljes se deres se saj.Ai qe i mbylli deren e se ardhmes!


"Brenda dyerve te mbyllur.."Where stories live. Discover now