•11•

322 50 17
                                    

Ishte dita e fundit e pushimeve te dimrit dhe ate e kishte mbuluar malli per shkollen, mesimdhenien.E cuditshme te ndiente mall,por shakate e djemve te prapte dhe momentet qe kalonte me nxenesit beheshin te paharrueshme.

Ate dite ajo do te dilte per nje darke, sepse ishte dita e fundit e qendrimit te kushurires se saj.Kjo e fundit i ishte lutur pafund per nje te tille,e mezi ia kishte mbushur mendjen.E Lola kishte pranuar vetem prej faktit qe te nesermen,ore te pare mesim nuk kishte.

Duke patur parasysh se kjo ishte nje darke familjare dhe se do te qendronte me shume me djalin e vogel te kushurires,vendosi te vishte nje pale xhinse e nje golf qe kombinohej mjaft mire me te,i ftohti ende nuk ish larguar,por qe perhapur edhe me keq.Njerezit neper rruge i shihje te mbuluar me shall e xhupe te trashe,ose pallto qe mbanin teper ngrohte,e me dorashka neper duar.

Pas ardhjes se kushurires dhe familjes se saj ne shtepine e Loles,u nisen per jashte qytetit.Gjate qendrimit ne makine rrinte vetem me koken nga dritarja dhe pa asnje mendim ne koken e saj.E kishte pushtuar qetesia,gje kjo qe nuk i pelqente te vetja.

"Lol je bere yll sot.Kushedi sa djem do na marresh meqaf." u hodh kushuriri te komplimentonte ate,kur sapo ishin ulur ne tavoline.

"Rrofsh, rrofsh!Edhe ti nuk ngelesh pas!" iu kthye e buzeqeshur sinqerte.

"Vis,a nuk eshte shoku yt ai qe po sheh Lolen,ne mos gabohem." foli motra e tij, pas disa minutash,me shikimin drejt nje tavoline qe ndodhej prane tyre.Ajo qendronte prane te dyve dhe kishte degjuar ngacmimin e Visit ndaj Loles.

"Ooo Deni!Ke naj hall vella?!" u hodh menjehere ai kunddrejt mikut te tij e i shkeli syrin.

"Uu, Viso ca bere?Ty po te shihja a ishe ti a jo!Nga ke humb vella?" iu kthye tjetri si i habitur.

"Qeni mutit!" peshperiti me te vogel tjetri dhe u cua drejt tavolines per t'iu bashkuar asaj te mikut te tij."Mos te shoh me t'ia hedhesh syte motres sime,se nuk i kemi mire punet bashke pastaj!" i foli teksa shtirej sikur po e takonte shokun pas shume kohesh,e po pervelohej nga malli per te.

"Na fal vlla!" kerkoi tjetri.

"Te falte zoti te keqen." ia ktheu."Do pim ndonje kafe ndonje dite pa merak!" ngriti paksa zerin sa per t'u degjuar ne tavolinen ku ndodhej familja e tij.

"Visi, c'kishte ai maniaku me vajzen time?" pyeti mamaja e Loles.

"Asgje moj teze, ishte duke me pare mua!"

"Posi posi!" u hodh mamaja e tij kesaj here."Thuaju shokeve te qendrojn vecse shok,mos te na perfshihen brënda familjes."

"Po po moj mama, kujton ti se e lejoj un' kete gje?!" tha ai duke mbyllur keshtu edhe ate muhabet.Lola nuk u ndie,as e motra, te dyja ato qeshen nenze dhe ben sikur po hanin.

E ndodhur nen efektin e tre gotave vere u cua te luante me nipin e saj,keshtu e quante pasi edhe kushuriren e konsideronte si nje moter.
Jashte lokalit gjendej nje park lojrash per femije.Nipi i saj kembengulte shume duke folur ne gjuhen e tij qe te shkonte atje,e ajo nuk ia prishte dot qejfin asaj krijese aq jeteshtuese.

"Eli,hajde ketu me tezen se eshte ftohte,hajde ikim te mami se na kerkon!" foli t'i terhiqte mendjen djaloshit te vogel,e keshtu e mori ne krahe.

"Me jete te gjate vogelushi!" u ndesh me personin e fundit qe mund t'i shkonte nder mend se do i shfaqej aty,sapo u kthye ne drejtim te hyrjes se restorantit.

"Faleminderit!" tha ajo e hodhi hapin per t'u larguar.

"Sa vjec eshte?" e ndaloi ai perseri.

"24 muajsh." e serisht hodhi nje tjeter hap.

"Ah,tani e kuptoj pse e ke lene gazetarin!Prej femijes?!" e ndaloi perseri ai.Ajo nuk u pergjigj me,e as nuk qendroi me gjate prane tij.Iu drejtua tavolines se saj,vendosi nipin ne karrocen e vet dhe u ul ne vendin e saj per te mos u cuar me derisa te largoheshin prej aty.

Si kishte mundesi qe nuk e kishte vene re pranine e tij ne ate restorant?! - ishin te vetmet fjale qe mendoi per te.

. . .
E nesermja i erdhi duke i treguar se duhej te nxitonte per ne pune.Ishte zgjuar me vonese dhe faji ishte i ores se vone qe ishte kthyer ne shtepi e i gotave me vere qe kishte pire.Koka po i pellciste,por u mundua ta largonte duke nxituar per ne punen e saj.

Kishte pire dhe arsyeja e vetme ishte shkaterrimtari i saj.Ai,i cili qe pas castit kur ishin ndeshur jashte lokalit,nuk e kishte shqitur shikimin prej saj per asnje moment,pavaresisht se i duhet te bente muhabet me njerezit qe e shoqeronin.
Ishte ai arsyeja dhe fati i saj i mbushur plot me ironi qe i tregonte shpesh se: ai njeri do e ndiqte kemba kembes ne rrugetimin e saj.

"Perse me le pa pergjigje dje?" zeri i tij e trembi qe me kemben e pare qe hodhi brenda asaj shkolle.Beri sikur nuk e degjoi e nisi rrugen drejt klases ku kishte mesim."Eshte munges edukate te mos u pergjigjesh njerezve kur te flasin." e ndaloi serisht ai.

"E para,njerezit dine te pershendesin sapo hapin syte." u kthye drejt tij."E dyta,ti nuk hyn tek ata njerez qe une t'i kthej pergjigje." foli serisht.

"Miremengjes!" u shpreh me nje fytyre ironike."Harrove te treten!" ngacmoi."Gjithmone ka nje te trete."

"E treta,mos me fol me se nuk ta kam ngene." mbylli per aty ate debat mengjesi e shpejtoi kembet larg tij.

"Brenda dyerve te mbyllur.."Where stories live. Discover now