•10•

332 54 28
                                    


"Po dal nje xhiro ketej verdall sa te shtrohet darka." ishte ai qe njoftonte familjen.
I kishte shkuar ne mendje qe ate mbasdite te fundit te atij viti te shetiste per ta pare vendin ku jetonte per here te fundit.Dicka e kishte shtyre ne ate mendim e nje deshire e zjarrte e kishte bere te dilte prej dhomes se tij.

Hapat e tij gjigande ecnin te lirshem,pa e pyetur ate se ku donte te shkonte,sikur mendja ishin ato.Sikur kembet e dinin se ku ai duhej te shkonte,se cfare ai duhej te shihte.

U gjend ne nje lagje me tutje se tijes.Aty ndodhej nje park lojrash per femije, i rrethuar me stola,e ai aty deshiroi te qendronte.Te kujtonte ca nga koha e tij e femijerise, se si luante ne to me shoket e tij, se si nganjehere keto lloje lodrash,kohe me pare thjesht nje vend me gure,i perdornin si baza ushtarake,ku armet prej druri, ose thjeshte shkopinj bucisnin tere lagjen e mos me tutje.

Kujtoi se sa i lire ishte atehere,sa shume fluturonte pa pyetur,ndersa tani...tani ende e ndiente veten te burgosur.Sec ishte dicka qe e kishte kycur perbrenda e ate si nje djalosh te ri qe shijonte jeten e tij,nuk e linte.Ishte nje ndjenje te cilen as vete dreqi qe ndodhej brenda tij nuk e merrte vesh.Me çfare kishte te bente se dinte,por ishte i afte te arrinte te kuptonte se po e shembte perbrenda cdo dite,pak e nga pak.Ai nuk ishte i lire,se liria nuk i jepej vetem duke mos qene brenda atyre dyerve te mbyllura.Jo!,se kishte ende dyer te tjere qe celesi nuk po i gjendej ende.

"Nese une jam nje femer qe harrohem, atehere si ka mundesi qe ti nuk e ke bere?!" iu kujtuan ato fjale te peshperitur ne veshin e tij ate dite te fundit shkolle te atij viti qe po kalonte.

E si nuk e kishte harruar?Kishte dite qe kete pyetje e bluante ne mendjen e tij,aq sa po çirrte veten perbrenda,per te gjetur nje pergjigje.Sepse ai duhej ta kishte harruar ate person qe rastesisht para dy vitesh i kishte prishur qetesine e tij te krijuar ne ate vend,e jo vetem aty por edhe brenda vetes se tij.Se ne fund te fundit kush ishte ajo qe te arrinte deri aty sa ta kujtonte perdite e perdite,derisa ne fund ajo i ishte shfaqur serisht.
E betohej ato dite kur kishte qendruar ne biruc, se nese ajo do te kishte shkuar serisht, ai do i kishte treguar me shume se per jeten e tij,por ajo nuk e beri,ajo nuk i shkoi.
E la aty duke vrare sa e sa here mendjen se perse...perse ajo nuk kishte kembengulur me shume.

Pas gjysem ore,a dicka me shume ne erresiren qe ishte krijuar ne ate lagje,pa ate,Lolen.E shoqeruar nga nje vajze tjeter qe ne duar mbante disa qese te mbushur me gjerat qe ato kishin blere,ajo shtynte nje karroce.E ne nje moment zgjati doren brenda saj per te perkedhelur femijen ne te cilin ndodhej aty.Ishte bere mama!-ishte ky mendimi qe i erdhi ne ate moment,se ajo dukej mjaft e lumtur e aq mëmësore sa te jepte ate pershtypje.
Dicka e shembi me shume sa ndjenjat e panjohura kishin bere me te.

Nuk dinte c'te mendonte tjeter dhe te vetmen gje qe beri ishte t'i kalonte para si nje i panjohur.Ajo e pa,e ai e vuri re se si e veshtroi.

"Ky eshte ai moj!" degjoi zerin e vajzes tjeter qe u mundua te peshperiste sa me shume mundej.

"Shh!" ishte ajo qe e beri te heshte,se ne mos,ajo do kishte vazhduar me shume.
Maks u largua dhe Lola po ashtu,vazhduan rrugen e tyre ne pritje te nje viti te ri.

Ai u kthye ne shtepi ku gjeti te shtruar nje tryeze te madhe.Kishte kater vite qe nuk i shihte syri dicka te tille,e nuk ndiente nje vend te ngrohte.

"Zot faleminderit qe kete vit e me tej do e festojme fundin e vitit me djalin ne tavolin." u hodh e ema, se ciles syri i shndrinte nga gezimi,e pervec kesaj nga lotet.

"Amin moj grua,e me nje nuse tani!" iu hodh i shoqi.

"Prinder te dashur,keq me vjen, po une pa martuar time moter nuk martohem vet." deklaroi i qeshur,e motres se tij,vereu se,iu skuqen faqet nga turpi.Iu afrua me shpejtesi, e mbeshtolli ne krahet e tij dhe i dhuroi nje te puthur ne koke.

"He he çupa,ia pres veshet!" hodhi shikimin e saj,prej nje nene qe asnjehere nuk e donte te bijen te larguar,drejt vajzes.

"Hajde ulemi tani,te na gjeje viti i ri te bashkuar e ne nje tavoline!" u perpoq te dilte nga ajo situate e sikletshme e motra.

E ata u ulen,si nje familje tashme e bashkuar.Ishin te qeshur ate vite,jo vetem ne fytyre,por edhe ne shpirt,sepse biri i tyre, vellai i asaj vajze qe pak me pare folen, ishte me ta.

Kur ora dymbedhjete sapo kishte kaluar ne ate qytet,e fishekzjarret sapo kishin reshtur se buçituri ne qiellin e pafund e te zi,u degjuan dy deshira te njejta,te dy shpirtrave te njejte.
"Ai!" shprehu femra."Ajo!" kerkoi mashkulli.

"Brenda dyerve te mbyllur.."Where stories live. Discover now