•13•

309 53 25
                                    

Ishte fundi i shkurtit!Janari ishte lene pas i qete.Qe prej dites qe ajo kishte folur me Xhenin e kishte shperfillur ate njeri, pavaresisht herëve te shumta qe ai kishte tentuar t'i fliste.

Ishte njoftuar se javen tjeter do te shkonte ne eskursion dy ditor me dy prej klasave te viteve te dyta.Bashke me te do te shkonte edhe drejtoresha e shkolles qe te mund t'i mbanin nxenesit nenkontroll sic duhej.Pra fillimi i marsit do te niste me nje eskursion ne Korce.Nuk kishte qene asnjehere me pare ne ate qytet,e kishte degjuar te thonin se ishte mjaft i bukur e i mrekullueshem.

*Pas nje jave*

Ditet kaluan shpejte per te arritur ate te eskursionit.Ajo ishte zgjuar heret ne mengjes per t'u bere gati,megjithese gjerat qe do te merrte me vete i kishte sistemuar ne canten e shpines qe mbremjen e dites se kaluar.Por serisht mendonte se nuk ishte pregatitur sic duhej.

Ora shenonte gjashte e tridhjete minuta kur ajo doli prej shtepise per te shkuar ne shkolle ku ishte dhe piketakimi i tyre me autobuzet qe kishin prenotuar.

Kur arriti pa disa nxenes qe prisnin e u afrua drejt tyre.

"Miremengjesi!" foli."Nuk paska ardhur ende drejtoresha?"

"Jo zysh,vetem ne ça na sheh ketu,jemi!" iu pergjigj njera prej vajzave te atyndodhura.

"Epo mire,presim!" the e pak nga pak derisa vajti ora shtate pa dhjete u mblodhen te gjithe pervec drejtoreshes.Ne vend te saj pese minuta me vone u duk Maksi.

"Miremengjesi!Me njoftuan te vi t'iu shoqeroj une ne vend te drejtoreshes per shkak se asaj i doli nje problem familjar dhe per te mos u anuluar eskursioni,me thane mua.Qe keshtu tani avash avash hipni neper autobuza dhe zini vendet tuaj.Jo rremuje!" u shpjegua ai.

"U shyqyr o profe se s'kishim c'benim me drejtoreshen!" komentuan disa prej nxenesve,ndersa ai u qeshte.

Hodhi shikimin drejt saj dhe pa se ishte teper e bezdisur nga prania e tij,e beri sikur nuk i interesoi duke hyre ne njerin prej autobuzeve ku do te qendronte.

"Edhe sot me duheshe ti!" dha ajo edhe komentin e saj te cilin e degjoi vetem ajo e hyri ne autobuzin tjeter.

E gjithe rruga per gati kater ore shkoi ne qetesi,pervec rasteve kur ndalonin rruges,ku asaj i duhej te duronte prezencen e tij.

. . .
"O zysh,pse nuk flisni me njeri-tjetrin ju?Gjithmone keshtu jeni ju." i kishte pyetur njeri nga djemte e shumte kur kishin ndaluar diku gjate rruges,i cili edhe ai kishte vene re heshtjen midis tyre sa here ndodheshin ne prani te njeri-tjetrit.

"Jemi me parti te ndryshme!" i kishte kthyer ai pergjigje me shaka.

"Jemi ne hasmeri!" i kishte dhene dhe ajo pergjigjen e saj sikur tjetri,ndersa djaloshi kishte qeshur.

"Shkoni ju te dy me njeri-tjetrin!"  mendimi i tij kishte qene i sinqerte e pasi e kishte thene ishte larguar.
Ata ishin pare sy me sy,e kontakti me pas ishte prishur prej kthimit te saj te shpines.
. . .

U rehatuan neper dhomat e tyre te rezervuar ne njerin nga hotelet e Korces,do te qendronin aty sa te pushonin e me pas do te zbrisnin te hanin dreken.Atyre te dyve u mbeten dhomat ne fund te korridorit te atij kati,e perballe njeri-tjetrit.E pershkuan ate korridor pa kthyer koke e bere ze derisa perplasen dyert e dhomave.

Ajo iu drejtua menjehere banjos per te bere nje dush,ndersa ai u shtri sa gjate e gjere ne shtratin e tij duke menduar se cdo te bente keto dy dite,cdo mund te zgjidhte me kaq pak ore.Se ky rast i kishte ardhur si nje mundesi mjaft e mire per te zbutur vajzen qe qendronte ne dhomen perball.

Tjetra teksa kundronte veten para pasqyres, e mbeshtjelle me peshqir e floket e mbledhur çrregullt me nje kapese flokesh,ne mendje i erdhen momentet e para dy viteve qe kishte kaluar ato dite ne burg.Sa kishte ndryshuar!Dikur qe kishte qene me e sigurt e tashme qe kishte harruar se kush ishin synimet e saj.Kaq e kishte ndrydhur ajo ndodhi ne vete,aq sa kishte arritur te kishte frike.Pasiguria ishte gje qe fitohej lehte,ndryshe nga e kunderta e saj.
Sa do te donte te ish si para dy viteve.Atehere do pranonte cdo gje ne jeten e saj,cdo mundesi tjeter pervecse karrieres,qe jeta i mundesonte.
Sa ke ndryshuar! - mendoi.Vrenjti vetullat sapo,e ne lavamanin e tualetit perplasi duart e inatosur.

"E pasigurt!" i bertiti vetes se saj."Pse keshtu do e kalosh jeten tende ti,e tille?!Do e lejosh pasigurin tende qe te ndihmoje te tjeret te te shkelin me kembe.Ishe aq mire e bukur vitet e meparshme,po tani c'te gjeti?!" nisi te flase, e jo se nuk i pelqente profesjoni qe tashme kishte,por sepse ajo ishte shnderruar ne nje person qe asnjehere nuk kishte dashur.E tek e mendonte me thelle ajo as kete profesion,mesuesine, nuk e kishte dashur ndonjehere.

* * *
Ishin te ndare ne grupe ne ate klase,teksa prisnin petagogen qe sic dukej kish ndermend te vonohej edhe ca.

"Luajme e vertete apo sfide,goca?" kishte ofruar njeri nga djemte e grupit ne te cilin ndodhej edhe ajo,e vajzat kishin pranuar.Njera prej tyre,mike e saja,nxorri prej cantes nje shishe gjysem litroshe thuajse te mbaruar.

"Oo,ma jep mua ta pij une,meqe pak paska!Ta boshatis un',se vdiqa." kerkoi njeri prej djemve te tjere,e tjetra e zgjati shishen drejt tij.

Loja nisi!Pas disa rrotullimesh e sfidash,rradha i erdhi asaj,te zgjidhte mes "Te vertetes" apo "Sfides".

"E vertete!" tha teksa nuri qe fytyra i mori ishte mjaft serioz.

"Atehere!Hëmm...Cili eshte profesioni qe asnjehere nuk do te zgjidhje?I pari ne listen e padeshiruar tenden." ishte i njejti djale qe kishte propozuar lojen,ai qe e pyeste.

"Mesuesia!"
* * *

Nje ngerdheshje ironike leshoi drejt pasqyres teksa kujtoi ate dite.Ironike ashtu sic ishte edhe vete jeta,qe aq shume e ka ne qejf te beje ate rol.
"Gjithnje perfundojme me ate c'ka nuk duam!" pranoi ne mendjen e saj e shpinen pasqyres i ktheu per t'iu afruar rrobave qe kish bere gati per te veshur.

"Brenda dyerve te mbyllur.."Where stories live. Discover now