Kapitulli i pestë

132 33 60
                                    

Isha vetem disa hapa larg Blejkut kur ajo papritur me nje shpejtesi njesoj si te nje ere te fuqishme mori skejtbordin e saj,u ngrit dhe erdhi menjehere drejt meje.
U bera gati t'i flisja por ajo nuk me la pasi me kapi fort nga beli dhe me ngjeshi pasi belit te saj dhe te dy po' ikinim me hap te shpejte larg miqve te Blejkut.
E kuptova qe donte te flisnim veçmas larg syve kureshtare qe duan te regjistrojne çdo gje dhe vesheve qe deshirojne mos te humbasin as edhe nje fjale te thene.
Shkuam pertej fushes se betonizuar, ne nje hapsire perreth saj teresisht me dhé thate e te coperuar nga dielli dhe me barera te ndryshme te shkurtra qe ishin harruar te priteshin.
Ne ate moment ajo me leshoi dhe me pa ashper sikur une te isha ai qe kishte genjyer prinderit, sikur une te isha fajtori ne tere kete rremuje.

-Ç'mendon se po ben? Pse ke ardhur ketu?- peshperiti ajo me ze te ulet sikur perreth te kishte njerez qe na degjonin .

-Ne fakt duhet ta bej une ate pyetje Blejk! Ç'po ben ketu? -ia ktheva i inatosur.

-Nuk eshte pune per ty. Nga e more vesh qe isha ketu?

-Nuk eshte pune per ty. -thashe duke kopjuar ate.

-Nik!- bertiti duke afruar fytyren e saj me prane ne menyre qe te shikoja shqetesimin dhe zemerimin qe ndiente.

-Ma thane prinderit e tu qe t'i i mashtrove pa u menduar dy here. Ja nga e kuptova vendodhjen tende.

Blejku hapi syte e trembur dhe u zbeh e tera. Mblodhi buzet dhe filloi te shkelmonte qe te nxirrte gjithe dufin qe mbante perbrenda.
Te gjitha fijet e barit qe ishin perreth nesh u keputen nga kembet mosmirenjohese te "Furioses" dhe tashme qendronin te pajeta mbi token e çare. Tashme po e kuptoja pse e therrisnin ashtu. Zemerimi I saj ishte me te vertete i frikshem.
Pasi mbaroi duke shkaterruar barishtet qe nuk kishin asnje faj u kthye serish tek une dhe ve bast qe po vlonte nga deshira qe ate qe beri me bimet ta bente edhe me mua.

-E kupton se çfare ke bere kokebosh?-tha duke marre fryme me veshtiresi.

Duke buzeqeshur i kenaqur ne situaten qe ndodhej iu pergjigja

-Natyrisht qe po. Tashme je ne telashe.

-Ti i poshter- tha duke me shtyre aq fort sa u rrezova ne toke duke ngritur nje re te vogel pluhuri perreth. Blejku nderkohe ishte duke u larguar.
U çova duke pastruar pantallonat dhe nxitova drejt saj dhe e kapa fort nga krahu.

-Mjaft bere keshtu. E solle vete veten ne kete situate. Nese do kishe ardhur asgje nga keto nuk do te kishte ndodhur por çfare ben ti? Futesh me vetedije ne telashe. Je vetem nje ngaterrestare qe i pelqen vemendja dhe qe te bjere ne sy. Qe do te beje te ashpren,te forten,rebelen dhe te pabinduren. Leri keto Blejk se nuk ke per te arritur gjekundi me keto.

Syte e Blejkut shprehnin vetem terbim. Ujerat e oqeante tashme ishin te turbulluar dhe dallge masive perplaseshin furishem dhe eger me njera-tjetren sikur nje beteje e rende dhe vrastare te ishte duke ndodhur mes madheshtise blu. Re te erreta  stuhie ishin duke u grumbullar dhe po leshonin pa meshire vetetima te ndritshme dhe inatçore pa ndalim ne ujerat e trazuara te mbushura me shkumen e shkaktuar nga egersia e dallgeve qe ende vazhdonin betejen e tyre te ashper.

-Ti nuk me njeh! - tha me ze te larte dhe disa njerez qe ishin prane pane nga ne.

-Blejk qetesohu-thashe duke i vene duart mbi shpatullat e duke pare perreth. Veshtrimet e atyre te panjohurve me jepnin si nje lloj trazire ne stomak.
Mirepo Blejku i shkeputi duart e mia me force dhe mu afrua edhe me shume qe ta shikoja serish ato dallge kercenuese prej te cilave trembesha se mund te me perpinin.

-Nuk do te qetesohem aspak. Nuk mund te me drejtohesh ne ate menyre. Ti nuk di asgje per mua keshtu qe duhet t'i kthesh mbrapsht te gjitha ato qe the. Une nuk kam nevoje per vemendjen e asnjerit dhe as per keshilla. Mati mire fjalet me mua sepse ende nuk me ke njohur siç duhet.

Libra dhe SkateboardWhere stories live. Discover now