Kapitulli 11

350 31 2
                                    

-I ka harruar ilacet budallaqja, do shkoj tja dergoj.-I tha Vjollca Erionit.

-Do vij me ty zemer, sdo te le vetem.-dhe u nisen te dyte. Duke qeshur e duke bere budalliqe, syte I kapen nje vajze te shtrire ne toke. Te dy e njohen mire ate dhe vrapuan per ti ndihmuar.

-Aida..hapi syt shpirt, te lutem.-mundohej Erioni ta zgjonte por kot, ajo qendronte e shtrire dhe pa ndjenja. E mori ne krahe dhe e dergoi ne shtepine e Vjollces. Pasi ia afroi alkoolin ne hunde, ajo u zgjua e trullosur.

-Cme ndodhi? Pse jam ketu?-pyeste pa ndale. Akoma se kuptonte se ckishte ndodhur.

-Ne fakt, ti na thuaj se cfare te ndodhi. Te gjetem ne rruge pa ndjenja-ia ktheu vjollca e merzitur per te.

-Nuk e di o vjollc, duke shkuar ne shtepi e ndjeva se kembet po me rendoheshin dhe shikimi mu erresua. Pastaj smbaj mend asgje.-dhe e mbante koken me duar.

-Neser do te shkojme ne mjek. Sdua kundershtime.-e urdheroi ai.

-Jo, smundet. Sdua.-fliste percart ajo. Por ai vazhdonte me te tijen.

-Thash sdua kundershtime. Neser do shkosh ne mjek, o me mua o me vjollcen. Tani pusho pak dhe do te dergoj ne shtepi.-e puthi lehte ne koke dhe doli jashte.

********************

-Si po te ecen shkolla bije?-e pyeti Sara Elen. E kishte lene pas dore koheve te fundit.

-Mire, shume mire. Njejt si motra ime-e thumboi ajo.

-Aha, shume mire. Kam shume besim te ti bije.

-Aman o ma, se une nuk mesoj as cerekun sa meson Aida dhe te dyja e dijme kete.-dhe u largua nga aty duke e lene te vetme nenen e saj.

*******************

-E degjove cte tha mjeku? Me pak stress mike, perndryshe vaj halli per ty.-I tha Vjollca Aides duke ia kujtuar fjalet e mjekut.

-Po po e degjova, pa me thuaj si ta largoj stresin nga une? Vazhdimisht vetem mua me ndjekin problemet.-u ankua ajo.

-He se do behesh mire, mos u merakos. Pastaj, me ke mua, e ke Erionin. Ne sdo te leme kurr vetem.-dhe ja, sa u permend emri I tij , ai u duk ne oborrin e spitalit.

-Erdha qe tju marr, do pijme nga nje kafe pastaj do shkojme ne shtepi.

-Miredita edhe ty-e ngacmoi Vjollca kur e pa se ai spo ia hiqte syte Aides.

-Budallaqe, me falni se u habita.-dhe I pershendeti te dyja.

-Cte tha mjeku?-e pyeti Aiden duke ecur per te makina e vjollca ishte e zene ne telefon.

-Asgje serioze, e kam nga stresi. Domethene duhet me shume qetesim keto kohe, sa me pak nervoze.

-Mos u merakos moj, per ate me ke mua. Kur te duash te stresoj, kur te duash te qetesoj.-dhe hapi krahet per ta mbeshtjell ne perqafim e ajo nuk nguroi per tu strukur aty.

-Ju pellumba te dashuruar, e keni ndermend te niseni apo si e keni hallin?-dhe te dy qeshen ndersa Aida u skuq e tera.

************************

-E solle koken moj? Ke 3 dite pa shkuar ne shkolle, keshtu do na mbarosh mjeksine moj?-e ngacmoi e ema Aiden e shkrete.

-Po vij nga doktori mama e dashur, flm qe me pyete.-ia ktheu me ironi.

-Si shume te eshte hapur goja, deshiron te ta mbyll sic di une apo do e mbyllesh vete?-e kercenoi ajo.

-Po vij nga spitali mama, mjeku me tha sa me pak stres. Kshuqe mos me ngacmo shume, te lutem. Se asgje spo te bej.

-Pse ne mjek? Ti mire ishe, cte gjeti?

-Po po, shume mire. Aq mire ngaqe rashe ne toke dhe humba ndjenjat. Nga miresite e jetes e kam kete-mori canten dhe u largua.

-He se ste gjen gje ty, mos u merakos-I bertiti e ema qe ajo ta degjonte.

*****************

-Gjithcka gati per sonte? Mezi po pres ta shoh mama.-I tha Fatoni te emes.

-Gati bir gati, ja tani do nisemi. Por me thuaj dicka, je I sigurte ne ndjenjat e tua? Sepse ajo femer..

-Ajo femer do behet e imja mama, do apo sdo ajo.-bertiti paksa ai.

-Pse flet ashtu? Apo te ka thene gje ajo varfanjakja?

-Para ca diteve e takova dhe u acarrua kur I thash se do fejohemi. Me tha qe sdeshiron te fejohet me mua, se nuk me don. Por mua sma ndjen, ate femer do e bej timen.

-Si guxon ajo e mjere te te refuzoje ty? Je ylli I mamit, me I bukuri I botes. Asnje femer sguxon te te thote ty jo.-dhe e perqafoi te birin.

-Nisemi mamush, mos te na pret shum nusja-dhe dolen jashte duke e pritur Bujarin te dilte.

******************

-Mirmbrema, mire se erdhet-I pershendeti Sara mysafiret.

-Mire se ju gjetem. Nusja ku eshte?-pyeti Fatoni aty per aty, pa I pershendetur dhe te tjeret.

-Ja, tani do vije. Po rregullohet ne dhomen e vet. Uluni ju lutem.-dhe ua beri me dore te uleshin ne ate divan te shkaterruar.

-Ela, bije shko thirre motren tende. Thuaji se miqt jane ketu-dhe Ela ashtu beri. Pas disa minutash u kthye ne sallon e brengosur.

-Mama. Eja pak ketu-dhe u futen ne kuzhine.

-Me thuaj ku eshte Aida? Pse nuk e lajmerove se ata jane ketu?-I bertiti Sara.

-Aida..motra ime..ajo nuk eshte ne shtepi..ka ikur mama-I tha fjalet me nderprerje.

-Si si? Si ashtu? Ku ka shkuar ajo e mallkuar?-bertiti Sara e acarruar.

AidaWhere stories live. Discover now