Kapitulli 27

330 35 8
                                    

Arriten ne spital me nje fryme dhe ne koridor u takuan me Fatonin dhe babain e saj. Ne medyshje se a ti pyeste ndonje gje apo te heshte, veshtroi Erionin I cili menjehere e kuptoi situaten.

-Mirdita zoteri.-I foli ai I pari dhe vetem atehere Bujari e kuptoi se sa shume ishte hutuar. Aq sa harroi edhe qe bija e tij ishte aty.

-Si eshte ajo zoteri? Si eshte gjendja e saj?-pyeti per te dyten here.

-Nuk e di. Tani po e presim mjekun te na informoje-u pergjigj ai dhe syte I mbante ka Aida e cila qendronte e menjanuar.

-Afrohu bije, nuk do te te hame-I tha ai por kot, ajo slevizi vendit.

-Aida shpirt, eja. Une jam me ty-I tha Erioni dhe e mori lehtas per dore. I pershendeti thjesht me koke dhe me nje shikim pyetes kerkonte te dinte per gjendjen e saj.

-Akoma sna kane thene asgje, mjeket e moren per tja bere ca analiza.-I tha Bujari dhe me dhemshuri po e shikonte te bijen drejt e ne sy.

-Shpresoj...shpresoj mos te jete asgje serioze zoteri dhe te sherohet sa me shpejt.

-Te falemnderit bije..me fal Aida.-dhe ia zgjati doren ne shenje falenderimi. Nguroi paksa por pastaj dhe ajo beri te njejten gje. I vetmi qe nuk nxorri asnje fjale ishte Fatoni, perkundrazi. Kur e pa ate aq afer, mendimet e keqija filluan ta torturonin serish.

-Me leje zoteri. Ne po largo...

-Zoteri mjek si eshte gjendja e saj?-vrapoi Fatoni ta pyeste.

-Tani eshte pak me mire, por gjendja mund ti perkeqesohet nese peson qofte edhe gjene me te vogel te keqe. Zerma e saj eshte e dobet, nuk duron shume. Siq duket eshte dicka e trasheguar.-I tha mjeku me aq sa kishte arritur te kuptonte.

-Ashtu eshte zoteri, mamaja e saj vdiq nga nje sulm ne zemer.-I tha Bujari.

-Zonja ka nevoje per qetesi apsolute, me I vogli shqetesim mund te sjell pasoja te ajo. Kujdesuni per te, te pakten mos e lodhni me gjera te kota, mos e shqetesoni me asgje. Me leje tani-dhe u largua I lodhur. Pa e vrare mendjen se dikush po qante e po lutej fshehurazi per sherimin e saj. Mjek shqiptar mo, edhe fjalet I nxjerrin me zor, thua se ua ke borxh.

-Neve po ikim tani, te shkuara edhe njehere-I tha Aida dhe u largua.

-Ajo erdhi, fale Zotit erdhi bir. Erdhi ta vizitonte mamane tende-I tha Bujari I lumtur ndersa ai heshti. Pas pak shkuan ne dhomen e saj ku ajo po flinte e qete.

***************

Kaluan dite e u bene muaj, vera po afrohej. Rezultatet e shkolles nuk ishin aq te kendshme per Aiden kete vit, por serish gezohej qe ishte ne grupin e me te mireve. Kishte shkuar dy here ta takonte te emen, por akoma sja kishte falur. Fatoni kishte kerkuar ndihmen e psikologeve, ndryshe sdo gjente qetesi kurr. Te vetmit qe nuk ndryshuan kurr ishin Sara dhe Jetoni. Vazhdonin me avazin e tyre pa e vrare mendjen per asgje. U be nje vit nga njohja e tyre dhe Erioni kishte pergaditur nje surprize per te.

-Shpirt sonte do dalim vetem une dhe ti. Ku, pse, si, une e di. Mire-dhe e preku lehte te hunda e ajo qeshi nga shpejtesia e fjaleve qe I tha.

-Ne rregull zemer ska problem, por me thuaj nese e ke ne plan tme kidnaposh te pakten te pergaditem?-ia ktheu ajo e lumtur.

-Sonte do jesh vetem e imja, kaq di te them. Behu gati ne oren 20:00 vij dhe te marr-dhe doli nga shtepia pa pritur pergjigjen e saj. E la te hutuar te shkreten. Sdinte cte vishte, fustan, pantallona. Sdinte ku do e dergonte. I duhej patjeter ndihma e Vjollces.

-Ne rregull shpirt, pas pak do vij mos u merakos-ia ktheu ajo edhe pse ishte ne dijeni te gjithckaje, para Aides beri rrolin e te paditures. Mori fustanin qe ia kishte blere Erioni enkas per kete mbremje dhe shkoi te ajo.

-Po ky fustan? Nga e nxorre?-e pyeti Aida e habitur.

-Hmmm...ma solli halla kete here qe ishte shpirt, por akoma se kam veshur askund. Ti do jesh e para qe do e provosh.-I tha ajo e zene ngusht.

-Cudi. Si eshte e mundur qe halla yte nuk I ditka permasat e tua? –pyeti e habitur por edhe qeshi me shpirt.

-Pse qesh dreq? Cka ka ketu qesharake?-ngrysi vetullat Vjollca.

-Ti je me e plote se une moj, ky fustan as qe te afrohet ty.

-He he, gjoja ti me e mire. Mjer ai kushuriri im qe u dashurua ne ty-dhe I gjuajti me jastek.

-Mjaft se u be vone moj zhabe, me ndihmo te behem gati. Sja kam haberin per keto pune dhe ti e di.

-Ma ler mua ne dore, je e sigurt te une. Profesioniste e vertete.-e talli Vjollca.

-Aman vetem mos me bej si palaco.-dhe e perqafoi fort shoqen e saj.

Pas dy oresh pune e malltretime, serish Aides nuk I pelqeu make up-i. I dukej vetja shume e trukuar.

-Floket mi ke rregulluar per mrekulli shpirt, por ne fytyre jo. Ncuk.

-Si moj jo? E sheh veten sa bukur dukesh.-ia ktheu Vjollca e lodhur.

-Po por a sjam si shume e trukuar? Sjam e mesuar keshtu o xhan dhe ti e di.-dhe fshiu paksa makeupin e vjollca e shikoi shtrember.

-Budallaqe, fshatare. Ja se cfare je-dhe qeshen te dyja. Erioni po priste ne sallon me shume se gjysme ore e ajo spo dukej asgjekundi. Por, pritja ia vlejti. Ajo ishte bere si nje princesh perrallash.

-UAAAUUU ia vlejti qe te prita 40 minuta me shume-I tha ai duke e shikuar nga koka te kembet. Aida u skuq paksa, nuk ishte mesuar akoma me ato shikimet e tij. Po ndihej paksa ne siklet.

-Ja kalofshi sa me mire vllacko. Ma ki kujdes miken-I tha vjollca dhe ia luajti syrin.

-Pa merak xhan, eshte ne duar te sigurta.-dhe e kapi ate per dore.

-Zhabe, paske qene ne dijeni te gjithckaje e. dhe e mbajte te fshehur-I bertiti Aida duke dale nga dera.

-Befshi qejf e, dua te behem teze mike-qeshi ajo dhe e mbylli deren.

AidaHikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin