Shpetimtari im.

97 26 106
                                    

-Uau,shikoni!-thirri Averio.

     Kishim me shume se nje ore qe ecnim dhe i ftohti te mberthente si dreq.Nuk po e shihja fare Diamantin,nuk dukej asnje zhurme prej tij.Ku kishte shkuar kaq papritur?

    Tani,Averio kishte pikasur majat e nje keshtjelle.Iu afruam kureshtare.Nuk e di se perse,por ndieva sikur po me ndiqte dikush.Ktheva koken,por nuk pashe njeri.Nxitova hapat dhe u afrova tek miqte qe kishin ikur perpara.

    Papritur,nga shkurret pas nesh u hodh dicka.Profesori urdheroi te mos afroheshim atje,por Lucy nuk iu bind.Sapo ajo u afrua,"gjeja" e cuditshme shpertheu dhe Lucy u be e tejdukshme.Brenda nje casti,u zhduk pastaj u duk perseri pak me larg nesh.Thomasi iu afrua i pari.Pas tij ne.Vajza e vogel sapo kishte humbur nje jete.

-Ta marrte e mira!-thirri profesori.-Ajo gje e cuditshme te ndjek pas!Mbathjani!

    Grupi u shpernda.Ia mbatha nga e majta dhe pashe nje porte.Ishte prej druri,e rende.Iu afrova me hapa te ngadalte dhe vendosa doren tek doreza.Ishte e ngrohte...me erdhi cudi,pasi jashte ishte ngrice.E hapa me ngadale.

    Disa pishtare ndriconin dhomen ku kisha hyre.Hodha hapat e pare brenda dhe dera u perplas rendshem pas shpatullave te mia.U ktheva e trembur,por nuk pashe njeri.Sic dukej,ishte perplasur nga era.

-"Kjo keshtjelle me kujton keshtjellen e qytetit tim...mos valle eshte po ajo?-mendova.-Nese po,atehere duhet te kem kujdes.Ndryshe do te perfundoj tek ato dhomat e nendheshme.Por,nuk e kuptoj dot...nese eshte po ajo keshtjelle,si ka mundesi te jete aq e gjere sa te arrij nga qyteti yne deri ketu?Ne kete bote jo reale?S'po kuptoj asgje!"

    Nisa te ecja me kujdes.Befas,pashe nje grope gjigande te hapej disa metra me larg.Nxorra shkopin magjik nga xhepi i xhinseve te mia dhe e drejtova drejt gropes.U perpoqa te gjuaja drejt e ne shenje gropen,por erresira e saj e thithi shkarkesen qe dergova.

-Cfare?!Po si eshte e mundur?-gati bertita dhe rrotullova shkopin.

    Gjuajta edhe njehere,por pa rezultat.Kur e pashe qe nuk po funksiononte,u drejtova nga muri.Gropa sa vinte e zmadhohej.U perplasa me murin dhe befas,kur gropa ishte dy hapa larg meje u gjenda ne nje dhome tjeter.Ktheva syte dhe pashe qe muri ishte kthyer.

-C'eshte kjo keshtu?-mermerita dhe nisa te ecja.

     Dhoma ishte shume e lezetshme ose ndoshta mu duk mua sepse roza,ngjyra me te cilen ishte lyer muri i dhomes,ishte ngjyra ime e preferuar.Nuk e di,por me terhoqi.Neper mure,ishin varur foto te ndryshme te gjitha me disa kafshe te cuditshme magjike.Rreth e rrotull kishte tavolina rrethore,por si per cudi me asnje orendi siper.Dyshemeja poshte kembeve te mia kerciste:ishte bere me derrasa.Aq shume u terhoqa nga ajo dhome saqe u perplasa me dike.

-Po tani?

    Zeri i tij mashkullor me beri te ngrija koken.Ishte nje djalosh i ri me floke bionde...nuk e di se perse,por me kujtoi dike.

nuk e di se perse,por me kujtoi dike

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.
E fshehta e nje misteri. ✔Where stories live. Discover now