Oh,jo!

81 21 106
                                    

    Ecnim pareshtur.Nuk e dinim as vete se ku po shkonim.Dhoma dukej sikur nuk kishte fund,kur papritur nje zog i madh si ai qe ishte shnderruar si Rudi i vogel nje dite ne u vervit perpara.Nje muzike shurdhuese si zhurme tamburesh arriti deri ne veshet tane.U perkula menjehere dhe ia dola te nxirrja shkopin magjik qe ta gjuaja.Sapo mora shenjester qe ta godisja,zogu mori Connorin dhe u largua.

-Vella!-bertita dhe iu sula pas,por Nathaly me ndaloi.

    Nisa te qaja dhe padashur shkrepa shkopin magjik.Muzika u rrit akoma me shume dhe thuajse me cmendi.Shkarkesa elektrike goditi Thomasin.Djali u zbeh krejt,madje edhe une u zverdha dhe shkopi me ra nga duart.Trupi i Thomasit u be i tejdukshem dhe ai u zhduk po njesoj si Averio.Thua te kishte dale nga videoloja?

     Syte mu shqyen dhe nuk po e mbaja dot me veten ne kembe.Ai kishte humbur nje jete prej meje.Duart mu drodhen dhe rashe me gjunje ne toke.Lucy nisi te qante me te madhe,duke e bere me te zhurmshme muziken qe sa vinte e rritej me shume.Profesori ishte i pari qe foli:

-Mjaft,mjaft tani!Nxitoni,duhet te largohemi.Ai dreq perbindeshi mund te kthehet.Ejani,Thomasi dhe Connori do te vijne aty ku jemi edhe ne.

     Akoma e tronditur,u ngrita dhe fillova te vrapova.Nathaly kishte qendruar pas me Lucyn dhe po e merrte me te mire,kurse Levi ia kishte mbathur perpara.Vazhdoja te vrapoja me lotet qe me rridhnin faqeve.Ndihesha fajtore.Muzika rritej sa me shume te mundej dhe nuk po e duroja dot.Mbylla veshet me duar dhe arrita Levin.Pas pak,ndaluam dhe pritem edhe Lucyn me Nathalyn.Edhe Levi na u afrua dhe u ul i trembur ne toke.

-Oh Zot!-klithi.-Mos u ulni!Ketu poshte paska merimanga!

-Cfare?!-Nathaly u drodh dhe nisi te shkelmonte me sa fuqi kishte:shoqja i kishte tmerr merimangat.

    Teksa po shtypja merimangat,mu afrua Lucy.Mendova se vogelushja do te me bertiste qe bera ate gabim fatal,por ajo me zgjati shkopin magjik dhe me tha:

-E harrove kete.

-Faleminderit,Lucy.-e mora ne dore dhe i perkedhela koken.

     Ajo nuk me ktheu pergjigje.E pashe me keqardhje dhe nuk i fola me.Ne ate cast,erdhi vellai.E perqafova fort dhe ai u shkeput nga perqafimi im dhe ne fytyre dukej i deshperuar.E pyeta se cfare kishte dhe ai tha:

-Moter...une vertet humba nje jete,por kjo nuk eshte asgje...Thomasi i humbi te treja.

-Cfare?!!!!!!!

     Na ra si bombe te gjitheve,sidomos mua dhe Lucyt.Mendimi se shoku ishte larguar nga videoloja me trondiste me shume se gjithcka tjeter.Profesori i tronditur pyeti:

-Po si ka mundesi,zoti Hills?

-Kur hapa syte,pashe se ishte edhe Thomasi me mua.Nje ze na tha se une do te kthehesha por vetem me 2 jete,kurse Thomasi do te perjashtohej nga videoloja sepse nese nje person i grupit goditet nga nje person i vete atij grupi atehere nuk kthehesh dot me...ti,Victoria i humbe te treja jetet e tij.-shpjegoi Connori dhe me hodhi nje veshtrim i deshperuar.

    Syte mu perloten dhe ktheva koken nga Lucy.Vajza e kishte humbur ne mendime dhe perqafoi fort Nathalyn.

Vajza e kishte humbur ne mendime dhe perqafoi fort Nathalyn

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

-Mos qaj,Lucy,mos qaj.-e preku lehte ne shpatull shoqja.-Do te behet mire.Do te kthehemi shume shpejt nga kjo videoloje dhe do te shkosh tek vellai yt.Ta premtoj une,Lucy.Ta premtoj une.

-Jo...jo...jo,Nathaly...-Zeri i dilte i ngjirur dhe me nderprerje nga lotet e mallkuar.-Nuk dua te kthehem...jo,nuk dua.Vellai s'do te me mbaje mend se kush jam...nuk do te me doje me si me pare...jo,Nathaly...

-Jo shoqe,mos mendo keshtu.-iu afrua Connori.-Vellai do te te doje si me pare,ai e dije qe ti je motra e tij...Shoqe,mos u merzit.Mjaft qave.

-Jo...jo...dua vellain...a do te vije ai?A do te vije ketu?A do te vije dhe te me perqafoje?E dua ke...ketu...e dua ketu,Connor...a do te vije ai?Me thuaj...me thuaj po,Connor.-Momenti ishte aq prekes sa te gjitheve na ishin perlotur syte.-Me thuaj po,Connor...me thuaj qe do te vije...do te vije...Thomasi s'do te me linte kurre vetem...ai gjithmone vjen tek mua naten....sepse e di qe kam frike nga erresira...do te vije edhe tani,apo jo?Do te vi...vije...do te vije,Connor?A do te vije?

-Shoqe!-Tim vellai iu mbushen syte me lot dhe i ktheu shpinen i prekur.

      Muzika po lehtesohej,por vazhdonte te degjohej afer e me afer.Lucy vazhdonte te qante me lote te hidhur nga humbja e te vellait qe tashme duhej te ishte ne qytet,pa dijenine e asgjeje.Edhe mua me kishin shkare lotet faqeve dhe zemra me rrihte fort.Ai njeri aq i mire ishte larguar ne qytet dhe s'do te na mbante mend...nuk do te na mbante mend.E ishte faji im...ishte faji im per gjithcka.

-Lucy,me fal.-fola une.

     Vajza u shkeput nga Nathaly dhe mu afrua.Perseir mendova se do te me bertiste,por ajo vogelushe aq e dashur me perqafoi dhe i derdhi lotet e saj ne bluzen time.E shtrengova fort dhe nisa t'i thoja:

-Me fal shume,Lucy.Une nuk doja,ndodhi padashur.Te premtoj,te premtoj qe do i them une Thomasit te kujtohet per ty.

-Jo,Victoria,jo...-me tha vajza mes loteve qe i rreshqisnin faqeve.-Nuk eshte e nevojshme t'i thuash ti.

-Vec nje pyetje kam,Lucy...pse nuk me ke marre inat?Une veprova gabim.

-Sepse une di ta vendos veten ne vendin e te tjereve,Victoria.E imagjinoj veten time ne vendin tend se si ndihesh.-me tha ajo dhe u largua prej perqafimit tim.

     E putha ne ball dhe i buzeqesha.Lucy me dhuroi nje buzeqeshje,te cilen une e "vodha" dhe nuk ia ktheva me.



E fshehta e nje misteri. ✔Where stories live. Discover now