1.

476 13 7
                                    

Zgjimet e mengjesit jane gjithnje me te veshtirat, per me teper per nje vajze gjumashe sic ishte Ina. Pas disa thirrjeve nga ana e mamase ajo cohet nga krevati, ha mengjesin dhe vishet per ne shkolle. Te rruga ishin shoqet e saj qe e prisnin per te shkuar ne shkolle.
Blenda dhe Gerta, 2 vajza me te cilat ndante rrugen per ne shkolle dhe ndiqnin se bashku nje kurs matematike.
Ina ishte nga ato vajza qe megjithese e turpshme kishte disa miq, te cilet shumica rrinin me te per ndonje interes, por ajo ishte kaq naive saqe nuk e kuptonte.

Gjate rruges vajzat bisedonin me njera tjetren per ngjarje te ndryshme qe kishin ndodhur ne shkolle. I ftohti i dhjetorit nuk i ndalonte ato te qeshnin dhe te bisedonin pergjate rruges deri ne shkolle.

Sapo mberrijne ne shkolle Ina veren ate. Ai ishte nje djale qe kete vit ishte tranferuar ne klasen e saj. E njihnin njeri tjetrin dhe me heret pasi ai bente pjese te klasa B kurse Ina ishte pjese e klases A, por kurre nuk kishin folur me njeri tjetrin thjesht ishin pershendetur. Vetem pershendetje per gati 6 vjet ( nga klasa e 5 deri ne vitin e pare gjimnaz qe djali ishte ne klasen B. Gjimnazi dhe shkolla 9- vjecare jane ngjitur me njera tjetren prandaj nxenesit shkonin ne te njejtin gjimnaz dhe ishin te njejtet shoke klase si ne 9 vjecare). Rei ishte nje djale i bukur, me sy jeshil, i gjate dhe shume i sjellshem.
Vajzat i thane miremengjes Reit dhe u nisen per ne klase. Nga pas i vjen ai dhe rri afer Ines, ai i buzeqesh dhe duke biseduar me Blenden i hedh shikime vjedhurazi Ines.
Hyjne ne klase dhe oren e pare kishin matematike dhe Ina ulet ne banken e saj, shoqja e bankes Serena qe ishte dhe shoqja e saj e ngushte nuk do te vinte sot pasi ishte semure. Te banka e saj vjen te ulet miku i saj me i mire Igli. Ata ishin shume shoke, qe prej femijerise, nderkohe Igli ishte kusheriri i Blendes dhe Gertes, por nuk kishin nje marredhenie te mire me njeri tjetrin.
Keshtu Igli ulet te banka e Ines dhe e perqafon ate dhe bisedojn pak te dy teksa prisnin te vinte zysha. Pas pak minutash vjen zysha e anglishtes dhe lajmeron qe nuk do te benin matematike pasi zysha mungonte. Ne oren e anglishtes Ina duhej te ulej te banka e Reit pasi zysha deshironte qe te uleshin bashke, nderkohe ajo nuk po levizte nga banka dhe e therret Rei qe ishte te rreshti tjeter.
Rei: Ina, hajde te banka ca pret? Kemi anglisht.
Ina: Nuk esht Serena sot, nuk besoj se ka problem te rri ketu, rri me Evin ti.( Evi ishte shoku i tij).
Igli: Do rrij me mua sot, nuk thote gje zysha.
Nderkohe zysha ngre koken dhe i ben me shenje Ines te shkoj atje, por Igli i thote qe sot te qendrojne bashke, por ajo thot jo dhe Ina shkon te banka e Reit.

Rei u gezua qe Ina shkoi te banka e tij, kurse Ina ishte shume ne siklet. Sa here qe ndodhej prane Reit ajo perfshihej nga ndjenja te cilat as vete nuk i kuptonte. Ajo nuk pranonte kurrsesi se mund te kishte nje pelqim ndaj nje djali tani, por me Rein kishte ndodhur e kunderta, ai ia kishte pranuar vetes qe dicka ndjente per Inen.
Ora kaloi dhe Ina shkoi serish ne banken e saj ne te cilen ulur ishte Igli miku i saj.
Igli: Dua te flas per dicka me ty te cilen e kam vene re keto kohet e fundit.
Ina: Hmm, me duket se do bejm thashetheme. Me thuaj me ke ka te beje.
Igli: Nuk besoj se do jesh kaq e entuziasmuar kur te marresh vesh se per ke do te flasim.
Ina po e shihte me habi.
Igli: Do flasim per ty zogez, do flasim per pelqimet e tua.
Ina: Oh, Igli, te lutem mos fol kot nuk kam asnje pelqim. Nuk do ia lejoj vetes te behem lemsh me ndjenjat e mia tani. Nuk do lejoj qe te ndjej per askend ose budalliqe te tilla. Une nuk di si te sillem nese do jem ne nje lidhje, do behem ne turp keshtu qe nuk do dashuroj asnjeher.
Igli: Nuk po te them qe dashuron por qe pelqen. Nejse flasim me vone, takohemi mbasdite te lokali i perhershem.
Ina: Nuk mundem sot, duhet te mesoj.
Igli: (me nje buzeqeshje) Mos po me shmangesh zonjushe, pasi ajo qe te thash eshte e vertet. Nuk kemi mesim neser, eshte aktivitet pasi ka ndeshje ne futboll, basketboll dhe volejboll, ti e di. Nuk ka kundershtime, ne oren 4 te vendi i perhershem ose do mendoj qe ajo qe te thashe per pelqimin eshte e vertet.
Ina: Erdhi zysha.

Igli e ndaloi aty biseden me Inen. E kuptoi qe nuk gabonte ne ate qe mendonte. Kishte vene re sjelljen e saj kundrejt Reit dhe sjelljen e ketij te fundit kundrejt Ines. Ishte i sigurt se ajo e pelqente Rein sepse e kishte pare disa here qe kur afrohej ai ajo ishte ne siklet dhe ndonjehere skuqej nga ndonje veprim qe ai bente me te.
Kishte vene re dhe shikimet e fshehta qe Rei i hidhte asaj dhe ne fakt duke e njohur paksa Rein ishte i sigurt qe nese ai lidhej me Inen nuk do ta lendonte dhe kjo kishte rendesi per te.

Sic ju thashe kjo eshte historia ime e pare dhe dua tju them qe ndoshta nuk jam shume e mire ne formulimin e mendimeve te mia ose me mire le te themi ne shkrimin e historive. Uroj ta pelqeni dhe me shkruani per cdo sugjerim qe keni.

E vetmja dashuri e pare.Where stories live. Discover now