11

87 6 4
                                    

Ditet kaluan shpejt dhe ja ku erdhi dita qe Ina do te ikte ne Tirane. Te nesermen niste shkollen keshtu qe shkoi nje dite me pare ne Tirane. Rregulloi dhomen, rrobat dhe gjerat e saj dhe nuk e kishte vene re, por koha kaloi shpejt. Po afrohej darka dhe Ina bashke me kusherirat e saj ishte lodhur shume duke rregulluar shtepine, keshtu qe nuk dolen ate nate, por porositen pica dhe do hanin ne shtepi. Ora kaloi shpejt dhe vajzat u shtrine per te fjetur, neser ishte nje dite e re dhe shkolla fillonte.

Mengjesi erdhi dhe Ina pavaresisht faktit qe ishte shume gjumashe ishte zgjuar shume heret. Ishte ngritur dhe kishte bere mengjesin dhe per shoqet dhe kur ato u zgjuan hengren bashke, u bene gati per ne shkolle.
Shkolla e Keit ishte shume afer asaj me ate te Ines nderkohe shkolla e Melindes pak me larg.

Melinda: Ja ku jemi, te shkolla jote. Shume suksese zemer. Ti do ia dalesh.

Kei: Suksese pufke, na ndero. Nese ke nevoje per ndonje gje me bej nje ze se erdha me vrap.

Ina: Faleminderit goca, jeni me te mirat. Shume suksese dhe ju.

Dhe i perqafon. Pasi ndahet nga shoqet ajo hyn ne oborrin e shkolles se saj dhe po veshtronte ndertesen. Per disa vite kjo ndertese do te ishte shtepia e saj. Do kalonte mjaftushem kohe aty saqe do merzitej e dinte, por shpresonte te pakten te kalonte bukur.
Ina hyn ne shkolle dhe kudo neper korridor sheh turma studentesh. Disa te qeshur, disa te lumtur, disa te trishtuar, te emocionuar, te frikesuar, per ate qe i priste. Sheh studente qe rrinin vetem, te cilet dukeshin qe ishin studente te vitit te pare, studente te tjere qe rrinin ne grup te cilet qeshnin, takoheshin e bisedonin me njeri tjetrin dhe keta ishin ata studente qe mund te ishin ne vit te dyte apo te trete.
Ina afrohet ne hollin e shkolles dhe aty sheh studente te tjere qe po prisnin si ajo qe te dilnin emrat e grupeve ku ata ishin dhe orari i mesimit. Duke pritur aty akoma Ina degjon nje ze qe po e therriste, ishte Klara dhe Mateo miq te saj qe prej gjimnazit dhe qe do te studionin te i njejti fakultet si ajo, por ne nje dege tjeter. Ajo afrohet prane tyre.

Ina: Miremengjes, si jeni? Suksese kete vit.

Mateo: Suksese dhe ty.

Klara: Suksese zemra.

Ina: epo me thoni si ndjeheni? A jeni ndopak te emocionuar?

Klara: poo shume, mezi po rri. Kam edhe shume frik, a do ia dalim, apo si do shkoj.

Mateo: Une nuk kam shume emocione, eshte dicka e re dhe besoj do ambientohem shpejt.

Nderkoh Klara kishte filluar te perdridhej pak sapo kalonte ndonje cun. Dhe kjo gje po e acaronte Inen. Klara dhe ne gjimnaz ka qene nje provokuese e madhe dhe nuk linte moment pa flirtuar me ndonje cun. Mateo nga ana tjeter qe e kuptoi situaten mezi po mbante te qeshuren. Pas pak minutash dalin emrat dhe orari. Ina merr orarin e mesimit dhe shkon ne sallen ku kishte mesim. Hyn aty dhe sheh qe disa vende ishin zen dhe ajo ulet te banka e 3 te rreshti i mesit ne te cilen ishte ulur nje vajze.

Ina: Me fal, a mund te ulem, nese nuk eshte i zene.

Vajza: Jo, eja ulu. Nuk eshte i zene.

Ina: faleminderit.

Vajze: te lutem, une quhem Keina dhe jam nga Tirana. Ti si e ke emrin.

Ina: Gezohem Keina. Une quhem Ina, por nuk jam nga Tirana.

Keina: Gezohem, ne cilin grup je?

Ina: te grupi i pare, po ti?

Keina: ua dhe une. Do jemi ne te njejten klase dmth. Super fare.

Dhe keshtu Ina filloi te miqesohej me Keinen dhe po bisedonin se bashku kur aty afrohet nje djale.

Djali: Keina, ku e ke futur ate dreq telefoni, te kam telefonuar disa here. Oh, me fal nuk te pashe. Si je? Une quhem Xhon dhe jam kusheriri i Keines.

Ina: Kenaqesi, une quhem Ina.

Keina: nuk e kam degjuar qe me ke marre. Me fal, po bisedonim dhe e harrova qe do vije dhe ti.

Xhoni: pfff, leje fare. Keshtu harron ti gjithnje. Keina eshte personi qe harron me shume ose me sakt gjerave te parendesishme si kjo nuk i kushton rendesi.

Keina: hej, ti nuk ke te drejt te flasesh keq per mua. Nuk ta lejoj.

Xhoni: shume acaruese. Ina mos na e ver re, keshtu jemi gjithnje ne.

Ina: pa merak. Me pelqen kjo marredhenia juaj.

Keina: Xhon, Ina do te jete ne te njejten klase me ne. Jemi ne te njejtin grup.

Xhon: super fare, do kalojm bukur. Mireserdhe mes nesh.

Ina: Mirese ju gjeta.

Dhe keshtu kaloi ajo dite, mes prezantimesh e fytyrash te reja. Ina ishte miqesuar goxha me Keinen dhe Xhonin dhe ata dukeshin shume te mire, kishin batuta dhe benin shume shaka. Ne dreke Ina kthehet ne shtepi dhe ishte vetem, shoqet e saj nuk ishin kthyer ende nga shkolla, keshtu qe ajo telefonon mamane e saj. Pas nje bisede qe ato bejne me njera-tjetren dhe Ina qe i rrefen si kishte kaluar po shkonte ora 2. Ne oren 3 Ina e kishte lene te takohej me Eriken. Behet gati shpejt dhe niset ta takoj ate. Erika kishte arritut dhe po e priste Inen.

Ina: Erikaaaa, si je? Te kerkoj falje per vonesen por po flisja me mamin dhe koja iku shpejt.

Erika: ska problem dhe une sapo erdha, pastaj nese vonohesh njeher ska problem, ne krahasim me heret qe jam vonuar une.

Ina: ke te drejt. Ti ke pritur vetem pak minuta nderkoh une te kam pritur dhe 1 ore.

Erika: e forte je, une do kisha ikur.

Ina: shoqe e keqe. Me thuaj si kaloi dita e pare?

Erika: hmm, mire le te themi. Njoha disa vajza, ambient i ri. Po ti?

Ina: dhe une mire, njoha 2 njerez te rinj, Xhonin dhe Keinen. Dukeshin shume te mire, benin shaka. Do kaloj mire me ta besoj.

Erika: me vjen mire per ty, por mos guxo te me zevendesosh shtrige.

Ina: hahhaha, eh te shohim.

Erika: moj ti.

Dhe biseda mes vajzave vazhdonte deri kur aty papritur shfaqet Sara.

Sara: waa kush na qenka ketu. Shenjtorja e shkolles Erika dhe e tradhtuara e shkolles Ina. E dija qe ti nuk do mund ta kenaqje Rein dhe shih ai shkoi te nje tjeter. Te shoqja ime, nje femer e vertet, jo nje si puna jote.

Erika: Mbylle gojen Sara dhe zhduku qe ketu. Mos guxo te nxjerresh asnje gjysme fjale me teper ose do te rrah, te betohem.

Ina: shoqja jote? Ajo me te cilen me tradhtoi Rei ishte shoqja jote? Ta haje dreqi si guxove?

Sara: po shoqja ime. Ajo iu afrua Reit per nje pershendetje, nje kercim kurse ai e mori ne hotel, per seks. I shkreti ishte lodh duke te pritur ty.

Ina: mbylle gojen femer e poshter. Ky ka qene kurthi jot apo jo? Ti e planifikove. E bere per tu hakmarre ndaj meje, ndaj Iglit. Je kaq e keqe. Nuk e kuptoj se cfare fitove ti nga ajo gje. Cfare?

Sara: ta kisha then qe do ma paguaje qe me bere te te kerkoja falje. Dhe me ler te te them qe kjo nuk ishte e gjitha, ka akoma. Do ma paguash shtrenjt cdo gje. Cdo gje.

Ina: ti je e semur. Un nuk te kam bere asgje. A e kupton cfare po thua. Me ler rehat Sara. Zhduku nga jeta ime dhe mos guxo te besh ndonje gje sepse perndryshe do e pesosh keq. Shume keq.

E vetmja dashuri e pare.Where stories live. Discover now