3.

199 13 0
                                    

Ajo dite kaloi bukur me disa fitore dhe disa humbje nga shkolla. Cunat dolen barazim dhe do te benin nje ndeshje tjeter javen e ardhshme.
Kur po kthehej per ne shtepi Ina pa afer lagjes se saj Rein. Sapo ai ktheu koken ajo beri sikur nuk e pa dhe u largua me nxitim per ne shtepi, nuk donte te perballej me ate. Duhet te fliste me patjeter me dike per ate qe ndodhi. Telefonon Serenen, por kjo e fundit ia mbyll telefonin. U cudit nga kjo gje prandaj i kerkon Erikes qe te takohen. Ajo pranon dhe i thote qe do te shkoj tek ajo sa me shpejt. Vjen Erika dhe futet te dhoma e Ines. Ina e perqafon menjehere.

Ina: Faleminderit shume qe erdhe. E di qe je larg dhe nuk doja te te mundoja deri ketu, por kam nevoje per ty.

Erika: Inush, zemer, me thuaj te lutem cfare ka ndodhur. Cfare ke?

Ina: Nuk ke per ta besuar. Sot Rei me tha qe me pelqente.

Erika: Cfare?? Vertet??? Wow, Rei keshtu?

Ina: Po, Rei. Nuk e prisja as une kete gje. Me tha qe megjithese nuk pranoj nje lidhje me ate te pakten te dilnim ndonjehere si shoke. Une nuk dua te lendohem nga nje lidhje dashurie adoleshenteske. Nuk dua te perfundoj si ato vajzat qe qajne per te dashurin qe nuk i pergjigjet apo i le papritur.

Erika: Ina, nuk besoj se ai do luante me ndjenjat e tua. Por, prit pak, nese ti nuk e pelqen ate nuk ke pse lidhesh dhe nuk ke pse merzitesh ne kete lloj menyre per ate.

Ina: Ke shume te drejte, por kam frike. Ti e di si jam une.

Erika: Me thuaj dicka. Te pelqen Rei? Sado pak, te pelqen ai? Se ti po shqetesohesh kot nese nuk te pelqen.

Ina: Jo, nuk mendoj se me pelqen.

Dhe Ina fillon te skuqet. Erika filloi te dyshonte nga pergjigja dhe i thote.

Erika: Mendon se nuk te pelqen apo nuk te pelqen vertet.

Ina: Oh, Erika, nuk e di. Ai eshte i lezetshem, por une nuk e di. Kam frike. E urrej faktin qe kjo gje po me turbullon mendjen. Nuk dua mendime te tilla.

Erika: Cfare ndjen kur je prane tij?

Ina: Skuqem si idiote dhe jam ne siklet dhe nuk e di po ndjehem cuditshem. Me pelqen te rri prane tij.

Erika: E kuptoj. Mos u merzit, gjithcka do te shkoje mire.

Diten tjeter ne shkolle Ina ishte e hutuar dhe kete gje e vune re dhe zyshat. Ajo ishte nje nxenese e mire dhe ngrihej ne cdo ore mesimi, por kete dite jo vetem qe nuk po ngrihej, por dhe mendjen nuk e kishte ne mesim. Prane saj ishte ulur Igli perseri pasi Serena nuk kishte ardhur ne shkolle dhe nuk i ishte pergjigjur mesazheve te Ines. Nga ana tjeter Ina nuk i kishte hedhur syte asnjehere nga Rei dhe e kishte shmangur ate. Per fat sot nuk kishte anglisht.
Klasa doli me heret nga mesimi sot pasi mungonte nje nga zyshat, prandaj meqe disa nga shoqet e klases do rrinin akoma aty te oborri vendosi te rrinte dhe ajo. Shkojne dhe ulen aty ku ishin te gjithe dhe vuri re qe aty ishin dhe cunat, ishte dhe Rei. Filluan te bisedonin me njeri tjetrin kur Sara nje nga vajzat ne thumbuese, thashethemaxhie dhe me te cilen Ina nuk kishte marredhenie te mira tha:

Sara: Ina, po te dashurin ku e ke? Pse nuk na ka nderuar me pjesemarrjen e tij ketu?

Ina: I dashuri? Cfare po thua? Nuk kam te dashur.

Sara: Igli, a nuk eshte ai i dashuri jot? Mos e moho sepse te gjithe e dine qe ai dhe ti jeni cift. (Per lidhjen e Iglit dhe Arjoles nuk e dinte asnje. Shume pak njerez e dinin.)

Sara: Per me teper ai nuk u lidh me mua sepse ishe ti ne mes. Te gjithe e dine qe une e pelqeja, por ai ka sy vetem per ty dhe....

Ina: Mjaft tani Sara. Boll. Te gjithe e dine qe une dhe Igli jemi vetem miq. Askush nuk te beson ty. Te gjithe e dine qe ai eshte miku im me i mire. Apo jo?

E vetmja dashuri e pare.Όπου ζουν οι ιστορίες. Ανακάλυψε τώρα