4.

159 10 0
                                    

Kishin kaluar disa dite dhe po afroheshin festat e fundvitit. Igli kishte ikur ne Greqi te halla e tij keshtu qe do te mungonte ne eskursionin qe klasa do te zhvillonte ne Korce. Meqe ishte viti i fundit qe do te ishin bashke dhe pasi te mbaronte gjimnazi rruget e te gjitheve do te ndaheshin vendosen te rrinin 3 dite ne Korce. Do te shkonin ne daten 20 dhe do te ktheheshin ne 23. Ina dhe te gjitha vajzat mezi po e  prisnin kete udhetim. Megjithse Ina ishte pak e merzitur qe Igli nuk do te ishte prap ishte e emocionuar.
Marredhenia e saj me Rein mund te themi se ishte mire pasi kishin biseduar pak keto dite.

Ishte data 20 dhe nisja do te behej ne oren 7 e 30. Do te mblidheshin te gjithe te shkolla dhe qe aty do te niseshin. Kur u mblodhen te gjithe Ina shkoi te ulej ne nje sedilje diku nga mesi i autobusit. Ishte vetem sepse Erika ishte ne nje autobus tjeter me klasen e saj. Te vendi bosh i saj mund te ulej kush te deshironte. Rei sheh qe te Ina nuk ishte ulur asnje dhe afrohet dhe pyet:

Rei: A mund te ulem ketu? Eshte i lire?

Ina: A nuk supozohet te ulesh andej nga fundi si te gjithe cunat dhe te beni zhurme duke qeshur e bertitur?

Rei: Supozohet qe keshtu sic thua ti duhet te jete, por une preferoj te ulem ketu ne vend qe te shkaktoj zhurme.

Ina: Mund te ulesh po dije qe une nuk do te bej muhabet me ty. Do ve kufjet dhe do te degjoj muzike.

Rei: Mire, ashtu e bejme.

Dhe merr njeren nga kufjet e vendos ne vesh. Ina po e shihte e habitur.

Ina: Une do te degjoj muzike. Vetem une. Jo ti.

Rei: Po une ca te bej? Te shoh anes? Nuk i kam kufjet e mia keshtu qe taksirat do degjoj me ty. Tani muzike nga telefoni jot apo nga i imi?

Ina vazhdonte te shihte e cuditur dhe i pergjigjet.

Ina: Nga i imi sigurisht. Dua te degjoj muzike te mire. Ty nese nuk te pelqen ma bej ate nder hiqe kufjen dhe me ler rehat.

Rei: Jo jo pa merak se me pelqen. Si ti dhe muzika qe ke.

Dhe po i buzeqeshte. Ina nuk i tha asgje po vuri kufjen tjeter dhe hapi telefonin e saj dhe po vendoste muzike. Donte te kthente koken nga dritarja qe mos te kishte kontakt me Rein po mesa duket kufjet nuk po e lejonin, prandaj ishte e detyruar te rrinte afer tij. Qe te dy po rrinin pa folur dhe po degjonin muzike. Ishte nje kenge e lehte qe po i qetesonte te dy. Papritur Ina ndjen dicka ne supin e saj. Ishte koka e Reit. Ate e kishte zene gjumi. Ajo po e shihte dhe ai dukej kaq bukur teksa flinte. Ina nuk e zgjoi e la ashtu dhe mbylli syte. Rruges do te benin nje ndalese diku dhe do te hanin dicka per mengjes. Te gjithe po dilnin nga autobusi dhe Ina tenton te zgjoje Rein. Pas disa perpjekjeve ai hap syte dhe sheh qe ishte i mbeshtetur te Ina.

Ina: Me ne fund u zgjove. Kemi ndaluar ketu per te ngrene dicka. Eja se te gjithe kane dale.

Rei pohon me koke dhe ne nje moment kthehet dhe puth Inen ne faqe.

Rei: Ishte per te falenderuar qe me lejove te fle prane teje.

Ina i buzeqesh dhe largohen. Asaj po i pelqente miqesia me Rein ose ky afrimitet le te themi. Pasi dalin nga autobusi shkojne jashte dhe pane qe shoket e klases ishin ulur diku. Ina shkon prane Blendes dhe Gertes, ato i kishin mbajtur nje vend.

Blenda: Ina, na fal qe nuk te mbjatem nje vend ne autobus, na doli nga mendja qe ishe vetem.

Ina: Ska problem. Une u ula diku dhe te vendi tjeter mund te ulej kush te donte. Erdhi u ul Rei.

Gerta: Po e pashe qe u ulet bashke. E kishte zene gjumi ate?

Ina: Po e zuri gjumi. Po degjonim muzike dhe une kisha vendosur kenge te lehta nga ato qe degjoj une dhe ate e zuri gjumi.

E vetmja dashuri e pare.Where stories live. Discover now