2

1.3K 103 162
                                    

'Alion, a behesh per Angli per 13 mije euro?' qene ulur ne tavoline, ne lokalin e shokut te tyre, ashtu sic benin cdo nate. Ora shenonte rreth 9 e darkes.

Alioni merzitej shpejt me jeten e merzitshme te Tiranes. Ndoshta qe mesuar jashte. Zvicra i kish ofruar me shume se sa ky qytet po i jepte. I kish dhene me shume para. E ai sishte mesuar te kenaqej me pak.

'Per kur behet fjale dhe sa i sigurt eshte si muhabet?' leshoi tymin e cigares, ndersa ne doren tjeter mbante telefonin per te derguar mesazhin e shkruar pak sekonda me pare.

'Ore eshte 100% e vdekur si pune. Vec me thuaj po a jo' iu drejtua Serxho.

'Po me. Pse jo? E provojme' ashtu sic qe perhere, nje moskokecares. Donte te provonte perhere gjera te reja. Ishte kaq ndryshe nga i vellai.

I thoshte shpesh te emes qe nuk mund ti ngjante kurre Riklenit. Ai ishte tipi familjar, i mbledhur per shtepi. Jetonte jeten e zakonshme si te tjeret, me vajzen qe kish zgjedhur. Ndersa Alioni ishte e kunderta. Se mendonte kurre veten te fejuar a martuar. Per te, rendesi kishte paraja, jeta luksoze, makinat e shtrenjta. Nuk donte qe ti mungonte asgje atij dhe prinderve. Donte vec te kishte mireqenie.

'Kaq shpejt u cove? Prit se kemi dhe ca ore te mira para se te dalim' ia behu Duka.

'Duhet te shkoj ne shtepi. Me mori mami' e ai kurre se linte Fluturen e tij te priste.

Alioni kishte jetuar per nje kohe ne Zvicer dhe qe kthyer para ca muajsh. Jetesa aty e kishte rritur me shume dhe e kish bere te mendonte si duhet te ndermerrte vendime. Por ne momentin qe kishte takuar miqte e tij, asnje gje nuk ish vendosur ne praktike.

Ditet e para iu deshen per pershtatje e vizita tutje tu, duke takuar te aferm e njerez qe i kishin munguar. Pastaj filloi jeta e nates, ardhjet ne 5-6 te mengjesit ne shtepi dhe daljet me vajza nga me te ndryshmet. Kishte raste qe dhe emrat sua mbante mend. Kishte raste qe mund te shoqerohej me to vec per 1 apo 2 dite, e me pas kalonte te nje tjeter.

Ne lagje e njihnin te gjithe. I ati zoteronte nje biznes te vetin, poshte shtepise, ne rrugen kryesore.

Ai perhere ish rritur mes te mirave. Ama, ishte djali capken e rebel qe Flutura dhe Sadiku kishin rritur. Ai se njihte ndonjehere rregullin. Per te, rregullat vendoseshin vete.

Dukej perhere ai gangsteri, djali qe se vriste mendjen mirepo askush sia kishte lexuar shpirtin. E ai veten se kish lene zbuluar para askujt. Gjerat qe kish kaluar ne jete, i mbante te mbyllura brenda mureve te shtepise dhe nese ndokush tentonte ti zbulonte, ai se lejonte.

Alioni kishte nje synim ne jete. Tia bente jeten te lumtur te emes dhe mos i mungonte asgje. Nuk mendonte kurre per te tjeret, as per veten, sa cmendonte per te.

'Shpirt i mamit, me mori teta Zana ne telefon. Kerkoi qe te shkojme pak andej tani se i duhen ca leke' po vishte sandalet ndersa ia shpjegoi situaten.

Ai su mendua dy here per te hipur serish ne makine e per ti rene rrugicave shkurt e per te dale ne Ali Dem. E la te emen te hynte vetem neper deren e vjeter te metalte. Nuk i kishte qejf keto takimet tipike.

Ndersa priste, ndezi nje cigare. E pinte shume te shkreten. Ndonjehere nga stresi, ndonjehere sepse skish cbente e ndonjehere per qejf a shtyrje kohe.

Hodhi veshtrimin rreth e rrotull nga makinat qe prisnin semaforin te ndizej, tek njerezit qe kalonin rrugen. Kudo. Vec ai se dinte ku e kishte koken.

Ditet e fundit, debati hapej shpesh ne shtepi rreth mendimit qe ai donte te ikte serish. Ia kish permendur disa here punen e Anglise, mirepo i ati se kish me qejf. E sot qe cunat ia kishin thene dhe cmimin, ne menyre kategorike sdo pranonte.

Shiun që s'e desha kurrëWhere stories live. Discover now