17

999 71 27
                                    

'Kam blere biletat per te premten, Klara'

Kishte dale per nje shetitje me Tonin, diku nga kodrat e liqenit, paksa te vecuar nga shumica e njerezve qe ate te shtune shkurti, kishin vendosur te dyndeshin diku ne ajer te paster. Ajo e kishte patur bezdi perhere te ndeshej rruges me turma qe qeshnin, flisnin, bertisnin, preferonte qetesine ne ate pasdite te vetme qe mund ta shijonte me vellain.

'Pas punes time do takohemi tek sheshi dhe kaq. E mora vesh' i tha ndersa ulej ne nje nga stolat, drejtuar liqenit.

'Si je Klar?' e ndjeu qe toni i zerit te tij ishte me shume se nje pyetje normale rreth dites se saj.

'E ke parasysh Ton, kur ben shume gabime ne jete, kur lendon veten me shume se cduhet?'

Ai e ndjente qe dicka kishte ndryshuar ne brendesine e Klares, por ishte i bindur qe forcen qe ajo kishte se krahasonte me asgje ne bote.

'Ti me ke mesuar perhere qe duhet te luftojme per gjerat, perhere, edhe sikur te kullojme gjak, edhe sikur tere bota te ngrihet kunder. Me ke mesuar qe rendesi mbi cdo gje ka vetja dhe mos lendosh asnje. Une e ti kunder gjithe botes, apo jo?'

'Une harrova per nje moment te vendosja veten mbi gjithcka, per here te pare, dhe u lendova' lotet i mbajti brenda vetes, jo per shkak te Alionit, por per veten i vinte keq.

Kurrsesi sduhet ta kishte lejuar veten te jepej aq shume pas dikujt, edhe pse ndonjehere ndjenjat valle se kontrollohen. Ajo kishte qene e para qe thoshte se ishte e hekurt perballe nje mashkulli, qe slejonte askend te thyente muret e ngritura prej kohesh dhe ja tek ishte, e lenduar prej nje djali. Sdo lejonte asnje qe ta gjykonte, ta shante apo ti tregonte sesi duhej te ishte sjelle a te kishte vepruar. Kushdo qe do ishte ne vendin e saj, do kishte bere te njejten gje.

'Une jam ky qe jam per shkakun tend, e di? Sepse ti me ke shtyre te jem me i mire, te mbaj zemren e bardhe, te mund te keqen me te miren, te shkelqej driten, te luftoj dhe mos lodhem. Dhe une e di qe kjo je dhe ti, thjesht je pak ne ujera tani. Por Klara qe une njoh, eshte ende brenda teje' e mori ne krahet e tij e ajo ndjeu zemren ti cohej peshe. Mund te qante lirisht ne bluzen e tij te zeze, edhe sikur makijazhi ti prishej, boll me i prishur qe nga maska e punes.

Toni perhere do te ishte shkembi i saj i shpetimit, vendi ku do te shkonte pavaresisht cdo gabimi, mburoja e saj e shpreses. Shikimi i tij kurre sishte gjykues, ofendues apo talles, kishte perhere nje ngrohtesi brenda syve kafe te tij qe sherbenin si balsam per te.

'Ikim?' kishte ardhur mbremja pa kuptuar.

Pertonte aq shume te gatuante ate nate, ndoshta ngaqe ishte e lodhur ose thjesht sepse sdonte te bente asgje. Ishte gati per nje film, nje filxhan kakao dhe thjesht krevatin e saj. Gjithe qetesia e saj permbante ate pamje.

'Po shkoj te blej dicka ketu dhe ti vazhdo para' i tha Tonit, ndersa ngjiti shkallet e fast food-it te lagjes. Pa njehere menune dhe ishte gati per porosi, por per fat, asnje nuk gjendej. Hodhi veshtrimin rreth e rrotull, por akoma askush. Vendosi te shkonte nga pjesa e barit, ndoshta aty do gjente dike, kishte nevoje te hante dhe te pushonte.

Me tu futur ne lokal, u afrua drejt banakut, por me te degjuar nje ze teper te njohur, ktheu koken. Asnjehere nuk do e kishte menduar qe ne vendin ku shpesh dilnin bashke, do e shihte ate. Nata qe e kish perqafuar per here te fundit, mendoi qe do ishte e fundit, e sdo kishte me ritakim, sdo kishte me shkembim shikimesh.

Fati skish qene asnjehere ne anen e saj, ja tek ishte ai, ulur ne nje nga kolltuket e lokalit, e ne te djathten e tij nje vajze. Ishte bjonde, e terhequr ne fytyre, dukej shume e lezetshme. Klara nuk ndjeu asnje grime urrejtje per bukuroshen qe qeshte e lumtur ne krahet e Alionit te saj. Vecse sqe me i saj...

Shiun që s'e desha kurrëWhere stories live. Discover now