18

1.4K 71 26
                                    

'Jam duke ardhur. Per 2 minuta jam te Skenderbeu' Klara po mundohej te arrinte ne kohe, per te takuar Tonin.

Shpejtoi aq sa mundi, kishte mbyllur vone punen dhe detyrimisht skishte kohe per te marre urbanin. Duhet tia fuste vrapit neper Rrugen e Durresit, per te arritur ne qender, pa llogaritur qe njerezit ne ate orar dilnin nga puna dhe ia vononin paksa punen per te shkuar ne kohe.

Me te arritur te kali ne qender, ku e priste dhe i vellai, mori veten, ia vendosi atij ne cante te gjitha gjerat qe mbante ne dore dhe ishte gati per tu nisur. Toni i hodhi nje veshtrim, por Klara i ktheu vec nje buzeqeshje, nga ato te pafajshmet, sikur mos te kishte bere asgje.

'Per cfare i mbani cantat ju?'

'E kam te vogel, mban vec portofolin, karikuesin, deodorantin, kremin e duarve dhe buzekuqin'

'Ndonje pale kepuce, nje cader, ndonje fustan dhe kushedi ctjeter. Dhe vend per te mbajtur shishen e ujit, kete mollen qe ke ne dore dhe cokollaten ske'

'Hej, mollen doja ta haja rruges ndersa po vija, por surrati jot kerkonte te vija sa me shpejt e mu desh tia fusja vrapit' u shfajesua para tij, ndersa merrte fryme me lirisht tani, ndersa ecnin neper bulevard.

Toni i kapi doren, e afroi prane vetes dhe e shtrengoi fort. Ajo dhe ai kishin qene perhere mbeshtetja e njeri tjetrit e smund ta imagjinon dot jeten te ishin larg. I mbajti doren, pa i interesuar qe dikush mund ti ngaterronte me dicka. Klara per te qe e tere bota dhe sdo i nderronte pasditet qe kalonte me te, me asgje tjeter.

'Pra, jemi te tribuna e guerrilsave apo te njerezit e thjeshte?'

Toni mbante biletat ne dore.

'Ca guerrilsash thua? Jemi te tribuna e Tiranes'

Klara ndaloi ne mes te rruges dhe e pa me syte e zgurdulluar.

'Ti luan me Partizanin dhe ne do shkojme te shohim derbin ulur ne tribunen e Tiranes? Ke luajtur mendsh'

'Klar, ti e di qe sjam tifoz me asnjerin, edhe pse luaj per Partizanin. Do shkojme te shohim ndeshjen per qejfin tone dhe te shijon me shume kur je me shume njerez. Me beso, do e shohesh vete'

Iu deshen te prisnin ne radhe, te duronin shtypjet nga njerezit qe perplaseshin me policine dhe te kishin kujdes nga hekurat e hedhur ne toke. Asaj desh iu mor fryma nje cast, kur njeri nga djemte ishte ngjeshur shume ne te majten e saj. E shty djalin dhe i dha nje shikim si per ti thene qe mos e prekte me. Ngjitja per ne arene qe me keq se kur futeshin ne sallen e leksioneve, per te kapur rreshtat e pare apo per te zene nje karrige.

'Erdhem apo jo? Me thuaj qe erdhem, te lutem' ne kishte dicka qe Klara se kishte mjaft te forte ishte durimi.

E urrente te priste ne rradhe, e urrente te shkonte me vonese diku. E per fat te keq ate nate, ishin shume vone. Ndeshja qe supozuar te niste ne oren 19:00, me nje performance te Majk dhe te ndonje tjetri, informacione keto qe i mori nga Toni, sepse sigurisht sia kishte idene. Per te mjaftonte te bente dicka ndryshe gjate javes dhe i vellai dinte mjaft mire ti sillte larmishmeri jetes se saj.

'Duhet te kalojme hyrjen kryesore tani. E shikon ate tipin aty? Ai na le te kalojme duke pare biletat'

Klara u ngrit na maje te gishtave sepse tipat shume te gjate qe kishte perpara se linin te shikonte gje. Polici te dera, epo polic i thenshin, ishte me i ngadalte se nje sloth. Perplasi njehere kembet si nje femije i llastuar, shfryu me veten dhe donte te hipte mbi njerezit e te shkonte ti thoshte nja dy fjale te mira atij tipit te dera.

Pas shume peripecish, sipas drames se Klares, arriten te hyjne ne tribune, ku degjoheshin me qindra britma, te shara dhe nje lloj adrenaline qe asaj i hyri menjehere ne trup. Buzeqeshi, perplasi duart dhe perqafoi Tonin, nga entuzizami i tepert.

Shiun që s'e desha kurrëWhere stories live. Discover now