4

1.4K 35 2
                                    

Nderkohe Anna ishte duke u mbajtur te supet e Luisit. Ishte tamam si nje perqafim. Luisi po e ndjente aq afer pran vetes, per here te pare, ne heshtje. Ndjeu aromen e flokeve te saj te erreta tek luanin ne fytyren e saj te bukur. Ndjeu aromen e lekures se saj, butesine e saj. Ndjeu nje ngrohtesi qe se kishte ndjere ndonjehere. Ndjehej kaq. . .
-Hahahahah tani jam me mire. Nuk po me merren me mendt.
Mos e perserit me eee. Ose te pakten merr leje . nuk eshte se do te jap leje, por eshte me edukative.
-Hehe, une e di qe te pelqeu. E pash se si ndryshoi fytyra jote. U cele direkt. Une nuk di te marr leje eee. Jam mesuar te bej sipas kokes. Nuk mund te bej dot perjashtime zonjushe.
-(Anna e sheh me nje shikim vrases qesharak). Me shif mire, po flas serio. Mos e perserit me.
Nderkoh qe Luisi kishte bere nje fytyre tipike si ajo e rosakeve .
-hHahahah re ti, jo me ate surrat ashtu. Po flas serio.
-E mir moj, po te degjoj. Nuk qaj dot. Me vjen per te qeshur. Shiko c’fytyre te eger qesharake qe ben.
-Sikur te shohesh fytyren tende. Ja ke keputur koken rosakut te gjyshes time .
-Ouu, pse ka rosak gjyshja jote?
-Jeton ne fshat, ka nje ferme. Aty ka rosa, rosake. Pula, kuaj.. cdo gje.
-Une e adhuroj jeten ne fshat. Sikur te mbush me jete ai zgjimi ne mengjes kur sheh qe afer dritares ke zogj qe cicerojne, apo kur hedh syte nga dritarja dhe sheh vetem gjelberim. Eshte qetesim sysh.
-Ou ? cke ti, te coj une. Merru me lopet dhe pulat e gjyshes pastaj. Do vdisja duke qeshur kur te te shihja ty duke vrapuar pas pulave per ti kapur hahahaah .
-Behu serioze tani , boll me talle .
- (-_-)
- O, jo jo jooo. Jo kte fytyre perseri. Me ler ta puth pak e te behet keshtu pastaj (^_^).
(Luisi e puth ne faqe embel. Dhe Anna buzeqesh vertet).
-E sheh sa e mire dukesh kur buzeqesh? Dua te them.. nuk te shkon serioziteti.
-Hahahaha meqe e thua ti.
Luisi ndjehej kaq mire pran saj. Sikur te kishte gjith jeten qe e njihte. Adhuronte tek e shihte te qeshur, tek hidhej. Adhuronte floket e saj te cilat era ja ngateronte neper fytyren e saj te bukur.
-Ann, shiko aty eshte nje shkemb. Shkojm e ulemi, te shplodhemi pak dhe bejme nje dor thashetheme.
-Te kan prishur ato gocat e klasave te tjera ee . Tani merresh me thashetheme. Te kam then, mos u shoqero shume me vajza te shtreses se larte .
-Hahahaha pse ty nuk te pelqejne? Une e thash me shume per ty . mir nuk shoqerohem me.
-Une? Me thashetheme? Hahahaha, Luis, po te degjoi Mikela do te vrasi. Do thote ‘’mos ma merrni postin kryesor qe kam ne shkolle’’. E kemi shefe ate. Si kshu e ashu, gjithmon e gjen dicka ku te fusi hundet dhe te flasi. Dhe nqs nuk, ajo do e shpiki dhe do e ngaterroje se sben dike. Ruhu, eshte dhelper dinake.
-Mikela nuk me pelqen as mua. Sikur nuk I keni mir marredheniet jut e dyja. Shpesh ka tentuar t’me flase per ty, por skam pranuar. Pse te ka kaq shume zell ajo ty?
-Te gjith e njohin se si eshte, dhe askujt nuk i ben pershtypje. Gjithmone djemt qe ajo pelqente, me afroheshin mua. Me quan ‘’hajdute te dashurish’’, edhe pse ato te shkretet mund te mos e njihnin fare se kush eshte ajo. Kushdo qe ishte I bukur, ishte I dashuri I saj. Me duket se tani je edhe ti . Ruhu mire. Po ta them seriozisht.
-Hahahaha qenka e fort fare ajo. Po mir moj, se kam problem une. Ne fund te fundit beqar jemi.

Anna u fik fare ne fytyre. Donte tja thyente njehere turinjte, por sdonte qe ai te mendonte se Anna ishte xheloze. Anna buzeqeshi si me zor, dhe i tha :
-Shkoni shum si cift. Uroj qe lidhja te zgjasi me shume se nje ore .
Luisit i dogji. Nuk i pelqeu ajo qe sapo tha Anna, dhe Anna e vuri re kte gje.
-Mund te behemi serioze tani? Te lutem?
-Patjeter. Ne fund te fundit nuk kam ardhur deri ketu me ty per te folur per Mikelen. Nuk dua ta prish gojen.
-Ann, pse ne fillim u solle ashper me mua. Jo se dua te te gjykoj. Ti nuk me njihje kjo eshte mese normale. por . . .

-Ann, pse ne fillim u solle ashper me mua. Jo se dua te te gjykoj. Ti nuk me njihje kjo eshte mese normale. por . . .
-Ka nje ‘’por’’… nuk te njihja Luis. Mua te gjith djemt me duken njesoj. Perfitues, tradhetare. Jeni aktore te shkelqyer. Nuk keni nevoje per prova. Jepni shfaqje qe te lene pa fjale.
-Une nuk te kam ber asgje Ann.
(Sa idjot qe eshte ,- mendon Anna).
-Nuk thash se me ke ber gje. Thjesht per fatin tend te keq je djale, dhe ju djemt, komplet si gjini, jeni te mbaruar.
-Pse nuk provon te me njohesh nje here Ann? Pastaj, nqs te zhgenjej, te premtoj qe nuk do te dal me perpara. Dua te them, mos me gjyko pa me njohur.
-Oh jo, une nuk po te gjykoj, aspak. Nuk kam asnje te drejte. E ke te thjesht Luis. E kam provuar njehere kte menyre dikur. E desha, me zhgenjeu, me tradhetoi me sakt, dhe tani sdua ta shoh me me sy.
-Ann, po te kerkoj te jemi miq, po te kerkoj besimin tend. Te pakten me jep nje mundesi.
Anna kishte fiksuar shikimin diku ne mes te detit. Ishte hutuar dhe po mendohej. Duke folur me Luisin, j’u kujtua Klei. Aspak per mire. I neveritej ai njeri.
Dhe tani Luisi qe kerkon te jen miq. Po sikur te dashurohet me shume me te? Po sikur kjo gje e cuditshme te jete fillimi i nje ndjenje te re? Kishte frik. Por as ‘’jo’’ nuk mund ti thoshte. Nuk ishte nevoja qe ta njihte me shume per ta kuptuar qe eshte djal i mire. Por pikerisht nga kjo gje kishte me shume frike.
-Po Luis, sigurisht qe mund te jemi miq. Po me zhgenjeve, dua te mos me dalesh perpara. Nuk dua te bej burg ne nje moshe kaq te re.
(Luisi e puth vrudhshem ne faqe)
-Mwuaahh, aspak. Eshte mekat te zhgenjesh ty. Te premtoj qe do gjendem pran teje gjithmone. Edhe kur ti te me shtysh e mos te duash tme shohesh. Te premtoj.
-Mjaft me premtime Luis. Nqs nuk do arrish ti mbash…
Annes ju kujtua perseri Klei. Ai i kishte bere kaq shume premtime, dhe asnjehere nuk i kishte mbajtur. Nuk kishte qen qoft njehere te vetme prane saj kur ajo kishte patur me shume nevoje. Anna spo mundte me, u perlot.
-Ann?
-......
-Hej Ann, me shih pak? Cfar ke? Thash ndonje gje qe sduhej?
Anna po mundohej te mos dukej qe u perlot.
-Ann, ti po qan . Oh, Ann, eja ketu.
Luisi nuk foli me. E mori ne krah dhe e perqafoi forte. E puthi ne ball dhe nuk po e leshonte me. E ndjente qe ngacmoi dicka te brendshme te ajo,dicka qe dhemb, dicka qe sduhej kujtuar.
Anna u shkreh e tera ne lot ne krahet e Luisit. Kishte nevoje. Kishte nevoje te shfyhej, te qante. Nuk po mundte me. Ishte lodhur duke qene ajo e forta. Po plaste. Dukej sikur as me fryme nuk mbushej dot. Nuk po mund te kontrollonte dot veten. Ajo po dridhej sin je zog I pambrojtur ne krahet e Luisit.
Por po ndihej kaq mire, ngrohte. Po ndihej e mbrojtur pas kaq shume kohesh.
-Ann, qetesohu, jam une ketu,- I flet Luisi me dhembshuri duke e puthur vashdimisht ne koke.
Qetesohu Ann, te lutem. Do te dhembi koka. Qetesohu te lutem. Me thuaj c’ke? Hajde flasim.
Anna u shkeput nga krahet e tij. Syte e tyre u perplasen perseri. I ndante vetem nje cm. Zemrat e te dyve filluan te rrihnin forte. Luisi ndjeu deshiren ta puthte, e kishte kaq prane, si asnjehere tjeter. Donte me gjith shpirt te puthiste buzet e tij me te sajat, te bertiste nuk te dua si shok, ndjej per ty. Donte ti prekte, ti ndjente ato buze, por jo.
Anna u largua. Ndjeu ftohte. Kuptoi qe kishte nevoje per ate perqafim, per ngrohtesine e kraheve te dikujt te besueshem.

Edhe 1 Perqafim ( Shqip )Where stories live. Discover now