5

1.1K 24 0
                                    

Andi u largua nga aty. U ndje keq. Po ndihmonte shoqen e tij kur edhe per vete ishte ne te njejten situate.
-Eja And, zgjohu, eshte mikja jote me e mire. Ke koh te mendosh edhe per vete.
Dori ndihej kaq e gezuar. Nuk po mund ta besonte qe me ne fund mund te bente dicka per ti rikthyer lumturine shoqes se saj me te mire. Gjithcka duhej te shkonte mire. Ato te duheshin dhe ishte e sigurt qe pas planit ato te dy do te ishin bashke, dhe jo me si miq.
Ajo qe duhet te bente ajo, ishte te realizonte nje takim te fsheht (per Annen), dhe te pergatiste mire planin me Luisin dhe Andin. Si fillim duhej te fliste me Luisin, pastaj me Andin te gjente vendin, dhe pastaj te ftonte Annen.
Dori merr ne cel Andin.
-And? Ti e ke nr e Luisit apo jo?
-Po Dor, e kam.
-Ateher mund ti thuash te takohemi te tre te lokali perball shkolles, tani? Urgjentisht? Duhet te flasim per dicka.
-Patjeter Dor, po i them tani. Ti shko dhe na prit atje.
-Super, po ju pres pra.
Dori u vesh me te shpejt edhe u nis per te vendi ku do takoheshin. Ndihej aq shum e lumtur. Sheh celin qe ben drit, ishte Anna.
-Oh jo tani Ann, mos me vono .
E hap edhe i pergjigjet.
-Po zhapik ?
-Midhje, ku je?
-Ne shpi Ann, po ndihmoj mamin me punet .
-Prit 2sek sa te kthej dicka permbys.
-O.o pse moj ?
-Po se ti po ndihmon mamin me punet pra. Ti, ajo princesha e babit. Ej, shiko se mos te thyhet ndonje thua e. Qyqa qyqa pastaj .
-Hahahahaha epo tani me dicka do e shtyja kohen une. Per cfar me more zhapik? Te ka ndodhur ndonje gje?
-Jo. Dua ndihme per esen te letersia. Nuk mar vesh nga politika une .
-Hahahahaha si thua te ta dergoj me vone me sms ne fb? Se tani kam edhe pak pune.
-Po moj, vetem mos harro eee:P. ti e di qe zyshat vdesin te me ven 4 mua, mbarojne fare .
-Hahahaha meso ti, edhe pastaj ato do te vejne 10. Mos ki merak, nuk harroj jo.
-Eeee, Dor, mos fillo. Nuk dua ti marr librat mesysh duke I pare aq shum e duke I mesuar. Nejse, shko puno tani se nuk dua te te iki ajo deshira. Duhet bere dasem sot qe ke punuar ti. Te puth midhje .
-Hahahahahaha ti me mek mua. Te puth dhe une zhapik .
Sapo mbylli biseden me Annen, u nis nxitimthi per te lokali. Luisi dhe Andi kishin mberritur para saj.
-Shiko kur te fillojne me ato te vetat tani,-mendoi Dori.
Ckemi djema. Paskeni arritur para meje , ju lumt.
-E Dor, ju vajzat doni disa ore ne dispozicion per tu rregulluar qoft edhe per ne kafene. Je me vonese .
-Khm khm, And, nje femer nuk eshte asnjehere me vonese. Thjesht te tjeret kan ardhur me shpejt se cduhej. Pastaj, nuk besoj se jeni merzitur duke me pritur. Shoh qe nje gjys birre e keni ngritur. Mos me thoni qe do pini kaffe tani?
-Eh And, thuaj cte duash tani, po ka te drejte. Mos me thuaj qe doje qe te vinte ajo e para e te na priste? Nje femre nuk i ka hije te presi, prandaj rri urt .
-Jo aspak. Njs, Dor. Na thuaj per cfar do flasim. Per cfar na mblodhe?
-Ateher, ti Luis e do Annen. Pse nuk ja shpreh?
Luisi uli koken.
-Nuk eshte e thjesht Dor. Po sikur ajo te mos doje me te flasi me mua? Po sikur te humbas edhe miqesine e saj pastaj? Te pakten keshtu e mboj edhe i qendroj prane, prandaj nuk dua te me hiqet edhe kjo mundesi. Kam frik Dor,kam frike.
Dori kishte ngelur e habitur. Nuk kishte degjuar ndonjehere ne jeten e saj nje djale te fliste me aq shum ndjenja per nje vajze. Ta donte ate ne fshehtesi. Ta mbronte ate ne fshehtesi. Nuk kishte degjuar ndonjehere ne jeten e saj nje djal te thoshte qe kishte frik te fliste se mos e humbiste. Kishte ngelur me gojen hapur, u shushat.
-Anna te do Luis.

-Anna te do Luis.
Luisi u cel ne fytyre. Anna e tij e donte. E donte ne te njejten menyre qe e donte edhe ai. Luisi nuk po u besonte vesheve; ‘’Anna te do Luis’’. Po i dukej vetja si ne qiell te 7 vetem nga ajo qe tha Dori. Po sikur t’ja thoshte Anna? Oh atehere ai do vdiste, do vdiste nga gezimi.
-Mund ta perserisesh edhe njehere ate qe sapo the Dor, te lutem?
-Anna te do. Te do ne te njejten menyre qe e do ti. As ajo nuk flet nga frika se mos ti e injoron, e lendon. Dikush duhet te nderhynte ketu. Ju te dy e doni njeri tjetrin , e doni ne heshtje. Eshte mekat qe nje dashuri e tille te mos nise, te rrije ne heshtje kur te dy duheni shume.
Luisi nuk po u besonte dot vesheve. Donte me cdo kusht qe ta pickonte dikush per tja bere te qart qe nuk ishte ne enderr. Nuk mund ta besonte . . . anna e tij !!
-Anna me do, me do,me doo !!
-Po Luis, te do. – thane njekohesisht Andi dhe Dori bashk.
-Por une duhet te flas me te, duhet t’ja shpreh cdo gje qe ndjej sa me shpejt te jet e mundur.
-Pikerisht per kte ju ftova ketu, per te folur per kte gje. Duhet te gjejme nje vend ku ti mund te takohesh me te. Pastaj te caktojme nje ore, dhe Annen do e sjell une te ju. Do jet surprize. Ajo nuk do e dije qe ti do jesh aty. Ajo thjesht do vije se po ja kerkoj une.
-Shkelqyeshem. Mund ta takoj ne plazh. Eshte vend i perkryer per te folur me te. Ajo e ashuron detin.
-Shume mire pra. Do e lejm per hm… diten e premte. Ajo eshte e lire gjithmone te premteve mbasdite.
-Te premten ateher?
-Po Luis, te premten. Te premten mund t’ja shprehesh cdo gje Annes, dhe pastaj te jesh me te jo vetem si shok .
-Oh, Dor, je e mrekudhueshme. Te falenderoj shume per cdo gje qe je duke bere.
Andi u ndje xheloz kur Luisi perqafoi Dorin .
(Dreqin, a nuk e falenderonte dot ndryshe ky? U dashka se sben nje perqafim, para meje madje ) .
-Dikur une e shkaterrova lumturine e saj, e tani eshte koha t’ja sjell perseri ate. Nuk ke pse me falenderon aspak. Anna eshte mikja ime me e mire dhe per te do beja cdo gje.
Luisi nuk e kuptoi saktesisht ate qe Dori donte te thoshte, por nuk e pyeti per me shume. Thjesht e falenderoi edhe heshti. Ndihej kaq mire. Te premten, te premten Anna do e merrte vesh se ai e donte, e donte shume.
Tani duhej te pergatitej mire shpirterisht. Nuk duhej ti binte te fiket nga gjith ky gezim i madh.

Edhe 1 Perqafim ( Shqip )Where stories live. Discover now