Pjesa 35

264 30 8
                                    

Ashtu me nje buzeqeshje Beni u zhduk nga shtepia me xhepin e mbushur.

-Ky eshte vetem fillimi...-mendoj ai duke hyre ne shtepi me duart ne xhepa. Pa vardalle ne kishte njeri a jo ne shtepi dhe vuri re se shtepia ishte jo aktive. 
Buzeqeshi serisht per fatin e mire qe kishte per ate moment. Hapi deren e dhomes se tij te gjumit dhe fshehu mire qesken me flori qe i kishte dhene ai person i pasur. 

U shtri me endrrat ne mendje dhe duke buzeqeshur sikur te kishte rene ne dashuri per here te pare dhe filloj te perseriste me vete:
-"Une do behem milioner,do blej shtepia,do behem i pasur dhe jeta ime do kthehet si me pare,do luaj bixhoz sa te dua dhe askush nuk do me kerkoj me llogari".
Ishte i dehur nga deshira per te bere te njejtat gjerat qe bente me pare si dhe per tu bere i pasur. 

Ashtu i dehur nga deshira nuk mendoj me per deshiren e vajzes se tij apo per dicka tjeter por thjesht e shiti ate si te ishte dicka e vjeter pa vlere dhe normalisht pa dijenin e gruas dhe vajzes se tyre.

I gezuar pa mas e zuri gjumi me endrrat nen jastik dhe me shpresen qe te nesermen do te behej milioner.

Sic u mbyll nje nate,nje kapitull i hidhur i jetes ashtu u hap nje tjeter me kendimin melodioz te gjelit  dhe me driten verbuese te diellit. Cdo gje u cel. Lulet hapen dritaret e tyre per te mir pritur diellin, vesa e tokes lagu mengjesin e bukur duke fshire me fshesen e fatit naten ezmere dhe ogurzeze. Ashtu sic u celen lulet me petlat e saj ashtu u hap dhe syri i jeshilte i Eljeses.

Nata qe kishte kaluar ishte me e keqja kishte marr lajme te keqija kishte pare gjera dhe perjetuar gjera te keqija. Ashtu me zemren e thyer u cua nga vendi ku ishte. Koka i dhimbte nga nje nate me pare. Nata e trazirave,nata e humbjes se nje shprese,nata e tere te keqijave.

Gezimi qe ndjente cdo mengjes ishte larguar. Fatkeqesisht e kishte thyer nje kembe e kishte filluar te calonte. Ndoshta ne nje dite te afert edhe mund te binte ne balt sepse ishte buze saj.

Doli para pasqyres e pafuqishme. U ul perpara pasqyres ku bente tualetin edhe pse me teper rrinte e thjesht dhe natyrale. Qendroj perpara saj duke pare veten e hutuar ne pasqyre.

-A jam une kjo?-pyeti veten me ze dhe me doren qe i dridhej preku pasqyrimin e saj. Syt u mbushen me lot. 

Valle c'njeri mund te ishte ai qe te shiste femijen e tij dhe ta rrihte ate? Si mund ta quante nje vajze te till me nje fjale te ndyre. 

-Kur do mbaroj kjo sprov o Zoti im!-tha ajo e cila ishte e lodhur nga kjo dhe duke mbeshtetur koken mbi hapsiren e bardhe te atij vendi qendroj ashtu e menduar dhe plot me dhimbje perbrenda vetes. Lotet i ishin shteruar tashme e dot s'mund te qante me.

Tashme fatin e saj e kishte lene ne duart e Atij qe ploteson fatet e te gjitheve.

Mengjesi nuk kishte aguar vetem per Eljesen por edhe per Markun i cili u zgjua nga era dhe i ftohti i atij mengjesi. Era i kishte perkedhelur lehte balluket e tij te gjata nderkohe qe flinte dhe i ftohti perpiqej ta puthte ate pa e zgjuar nga gjumi ama ja qe puthjen e te ftohtit e kishte ndjer aq shume saqe ishte zgjuar nga gjumi direkt.

-Kotele...-tha ai sapo hapi syte dhe e gjati veten prane dritares se hapur qe tashme kishte nderruar turnin me diten e bukur dhe fatin e ri. U cua nga vendi dhe mori me kujdes telefonin e tij. Kontrolloj mos ndoshta Eljesa e kishte marr ndonjehere ne telefon por jo. Ai kishte vetem 3 thirrje te humbura qe ishin 2 nga Niku dhe 1 nga Arlina.

-O Zott me jep durim para se te shkoj ta vras kete idioten-tha ai dhe pa u vonuar bllokoj numrin e Arlines.

"Ahh Mark pse mendojn te gjithe se une sillem keq? Une nuk kam bere asgje te keqe"mendoj ai dhe ashtu i shkoj mendja tek Eljesa.

"Valle c'te jete duke bere kotelia ime tani? Sa do doja ta kisha prane meje dhe te ndjeja eren e saj dehese...te kisha prane doren e saj te bute dhe perball meje te kisha syte e saj si liqeri i bukur i Sarandes. E di,eshte e zhgenjyer,e merzitur,zemerthyer ama duhet te me kuptoj se nuk kam bere dicka te till...Une i bie te jem viktima ne kete mes" mendoj serisht dhe duke veshur shapkat e tij doli nga dhoma e gjumit per te pershkruar territorin bosh te korridorit deri sa te arrinte ne banje. 

Ne korridor te gjitha dyert ishin te mbyllura. I gjithe korridori qendronte pjeserisht i erresuar. Kaloj para deres ku me pare kishte qendruar nena e tij dhe ndaloj aty.

-Se pari do te te gjej ty-tha ai dhe shtoj-me pas do shkoj dhe do te rregulloj marredheniet me Eljesen.

Ashtu sic ishte zbriti posht per ne dhomen e sherbyeses te gjente celesat e te hapte dhomen plot sekrete qe per ate shtepi dukej se ishte kollona e shtepis perderinsa ajo dhome kishte sekrete te panumerta atehere ate shtepi nuk mund ta shuante as termeti pa nxjerrur tere te flliqurat e asaj kohe.

Shkoj posht ne kuzhin dhe me kujdes u fut ne nje korridor tjeter ku te conte lehtazi ne dhomen e sherbetore Emines. Ajo qe kujdesej per shtepine,ruante shtepine,gatuante,pastronte dhe mbi te gjitha dinte sekretin e cdo tulle muri ne ate shtepi. Babai i Markut kishte shume besim tek ajo dhe pikerisht e quante ate si nje person te familjes.

-Pra ka ardhur koha-pershperiti ai me vete dhe me kujdes hapi derezen e bardh ku flinte sherbyesja. 
Dhomeza qendronte e zbardhur nga dritarja qe nuk ishte e mbuluar plotesisht me perden e saj. Ne ate dhome cdo gje ishte e sistemuar ne rregull dhe ishte teper e kendeshme. Ktheu koken me kujdes dhe ka Eminen te mbledhur top e mbuluar mire dhe e gerhitura i degjohej gjere ne kupen e qiellit. Ne komodinen e bardh qendronin tere ilacet e saj dhe madje ibriku me uj bashk me nje gote me winx qe dallohej se ishte gota qe Mines shume vite me para.

-"Ku te jene keto celesat?-pyeti veten Marku kur pa nje grumbull te madh celesash te varur me 1 gozhd ne mur sikur te kishte vendosur nje piktur te bukur ne murin e lyer mire.

-"Me ne fund do bashkohem me ty nenez"-mendoj Marku dhe me kujdes u fut brenda. Zgjati doren dhe rrembeu me shkathtesi celesat e varur.

-Po...-pershperiti.

-Eeee-bertiti Emineja.

-Mosss...u zgjua-tha serisht duke mermeritur dhe u ul pertok por ishte nje alarm i rrem. Ajo pikerisht kishte filluar te gerhiste me keq. Mosha bente te veten...

Doli me kujdesin me te madh nga dhoma dhe duke mbyllur deren me hapa te sigurt dhe te qendrueshem doli nga korridori. Tashme ne dore kishte celesat,nje thesar i madh per te. Me ne fund do te hapte dhomen e fshehte. Valle c'mund te kishte brenda?

Ngjiti shkallet me kujdes dhe ndaloj perpara dhomes. 

-Me ne fund misteret do te zbulohen nena ime-pershperiti ai duke vene doren ne siperfaqen e ftohte te asaj dere. 
Mori celesat me kujdes dhe filloj t'i kontrollonte nje nga nje per celesin e duhur te asaj dhome deri kur arriti ne celesin e duhur.

-Uroj qe te jesh ti i duhuri-tha ai dhe e futi celesin me kujdes.-Po ti je ai-tha ai dhe e rrotulloj.
E rrotulloj per te 3 here dhe me ne fund dera u hap.

-Tashme jam prane teje-tha ai duke u futur brenda...

Ti do te jesh fundi im ✔Where stories live. Discover now