Pjesa 51

242 32 19
                                    

Eljesa qendroj me koken lart dhe syte ulur mbi dysheme. 

-Mendova se nuk do na bashkoheshe por me behet qejfi qe mendimi im paska qene i gabuar-tha Marku i cili i rrethoj belin e holle Alises dhe e perqafoj fort sikur mos ta kishte perqafuar kurre me pare.

-Ejani ejani, mos rrini tek dera duke bere sehir. Do na iki ajeri i kondicionerit-tha Lili e cila u shfaq ne deren e kuzhines duke ngrene nje pjate te madhe me pilaf te ngjitur ne grosh.-Ahh zemer, pse duhet ta gatuash kaq mire...Dashuria imee tii...nese me gatuan dhe ca karkaleca, sardele, qofte e mish nga darka nuk do ishte keq. Femija yne do te ta dinte per nder-tha ajo me gojen plote duke ikur nga siperfaqja e cepit te derez se bardhe ku dukej mire pak me pare.

Eljesa u fut brenda dhe pa Markun teksa largohej me Alisen dore per dore. 
"Nje here e nje kohe..."pershperiti me veten e saj dhe mbylli deren qe ndonese duhet ta mbyllte personi i cili i mirpriti ne shtepi. 

Edhe sa kohe duhet te buzeqeshte si e lumtur ne ate shtepize ku do ndjente presionin e njemije pyetjeve? E ndjente dicka te keqe ama nuk e kuptonte aspak se cfare do ndodhte. 
Duke ecur u afrua prane deres se bardhe dhe e hapi ate me kujdes.

Syte i shkuan tek Marku dhe Alisa te cilet ishin ngjitur pran njeri-tjetrit duke qeshur.
Largoj syte per mos lenduar me shume zemren e saj dhe u ul prane Lilit.

-O zott...sa e mire...ca burri kam...mire qe kemi Markun qe e ka bere kuzhinier te zoti-tha ajo duke mbushur gojen plot me pilaf.

-Ahh ti llupse...-tha Eljesa duke buzeqeshur.

-Moj...-tha dhe la pjatezen e bugosur mbi tavolinen e shtruar bukur-Po Mia a eshte mire?

-Mia...-uli koken dhe pa duart e saj te gershetuara me njera-tjetren-Mia nuk eshte me mes nesh.

-Mosss...c'thua moj...vertet e ke-Lilit i rrodhen lot nga sy. Ndjeu keqardhje per te.- Ahh zemra ime...-e perqafoj fort duke qar me motren e saj qe kishte vite qe e njihte.

-...-Eljesa mori fryme thelle dhe e nxorri ate. Lotet e saj shoqeruan lotet e Lilit per te mos i lene vetem-Ndoshta kaq ishte e shkruar per te-belbezoj.

-Po...po femija?

-Eshte mire...tashme eshte 5 vjec dhe e quajn Amla-i tregoj informacionin per te pa merak se mund tja tregonte ndokujt. Pastaj edhe po tja tregonte kjo gje do merrej vesh nje dite.

-Eja te flasim ne dhomen time me mire. Ketu ka shume zhurme. Vaji ben shume zhurme kur skuqet-tha ajo e cila u cua ne kembe dhe kapi doren e Eljeses duke e cuar dhe ate nga vendi.

-Ne rregull-u cua nga vendi dhe ndoqi nga pas Lilin. 
U fut ne korridorin e ndricuar nga llampa dhe u fut brenda nje dhome qe mbreteronte  drita e diellit me rrezet e tij te arta ndricuese e qetesuese.
Dhomeza ishte e lyer me te bardhe si levozhga e nje veze qe behet shtepiza dhe mbrojtesja e nje zogu te vogel qe shume shpejt do te celi. Mobilje te drunjta te punuara bukur dhe nje pasqyre e madhe e cila bente personin qe hynte ta shikonte pikpamjen e tij ne menyren me te mire dhe me te sigurt. Ndonese shpesh here e bente dhe te fliste me veten. Hallet e vetes tja tregonte po vetes. Pa ne mur nje thenie te bukur ne gjuhen angleze e punuar me kujdes ne shkrimin qe vetem Lili dinte ta bente. Nje kaligrafi e punuar plot dashuri...
"Other things may change us,but we start and end with a family"

-Familje...-belbezoj Eljesa.
Ajo kurre nuk kishte ndjere nje ngrohtesi te vertet familjare. Kishte ndjere nje jete te turbullt...Dhune, fjale qe nuk deshironte t'i degjonte dhe sa me shume distanc. Ndonese e kishte kuptuar fjalen mama dhe moter por fjalen baba...kurre.
Babai i kishte bere shume te keqija ama prap se prap e donte. Ishte babai saj, gjaku i saj...

-Ulu-Lili u ul mbi krevatin dopio te mbuluar me cercafin ngjyre mente prej mendafshi. Ishte e rreshqiteshme por shume e rehateshme. Mund ta ndjeje freskine e saj edhe pse ndonese ishe ne vapen e tmerreshme te diellit qe binte pa meshire dhe vriste syte kurioz te dhomes se vetmuar. 

Ti do te jesh fundi im ✔Where stories live. Discover now