Telefonata

790 33 0
                                    

U larguam nga lokali , te gjithe me perqafuan , pervec Deisit dhe Rubit . Ash me coi para shpise duke me thene qe do shkonte te merte per te ngren , nderkohe une u futa brenda . Hyra ne dhome dhe u shtrita , duke pare tavanin me nje buzeqeshje nga veshi ne vesh . Fale tij po beja endrrat e mija realitet. Pastaj diçka filloi te binte , por nuk po lidhja nga vinte zhurma , vetem kur ktheva koken pash qe ishte telefoni. Zemra ime filloi te rrihte me shpejt. E Mora per te pare se kush ishte .
13 telefonata te humbura Mami. 8 telefonata te humbura Seba. 22 telefonata te humbura Kameron. Ndjeva nje therje ne zemer , per nje moment i kisha harruar ata, familjen time , personat me te cilat kisha kaluar momentet me te bukura dhe te hidhura ne jete. Mora Kameron ne telefon , e sigurt qe ai do me kuptonte dhe mbeshteste.
-Joselin -bertiti aq fort sa mu desh te largoja telefonin nga veshi.
-Kameron -u perpoqa ta ktheja ne te qeshur.
-Mos tall bythen me mua , na trembe per vdekje
-Por u lash letren , -u perpoqa te justifikohesha .
-A pse sipas teje  "do iki nga shpia per disa dite , do jem mire , mos u shqetesoni" mjafton???. -u ankua me zerin e lart.
-Isha me nxitim , prandaj - u perpoqa te thoja por me nderpreu .
-Dhe cfare Xho? Me thuaj ku je , te vi te te marre tani.-Duhet ta beja , duhet te kthehesha vajza model qe nuk thyen asnjehere rregullat , qe nuk kundershtonte kurre , por nese do sillesha ashtu sdo realizoja enderrat e mija.?
-Nuk mundem Kameron.
-Si nuk mundesh  Xho nuk po te njof me .! -bertiti i lodhur .
-Ndoshta ketu eshte problemi se ju nuk me njifni vertet si jam -mbas kesaj mbylla telefonin

E droguar pas teje ( E Perfunduar )Where stories live. Discover now