I zhdukur

509 22 0
                                    

Braidwood ishte si e imagjinoja , ngjante shume me qytetin. Ashi parkoi pickup-in perpara nje bari "Dairy Queen Bar"
U futem brenda , ishte nje vend i vogel , u ulem te nje tavoline prane dritares. Ashi u ul perballe meje dhe mori nje nga 2 menu-t, te njejten gje bera dhe une. Zgjodha shpejt nje briosh dhe leng frutash , lash menu-n dhe pash verdall , nje grua e moshur me uniformen e kamarieres po afrohej te tavolina jone duke buzeqeshur. Ishte dy hapa nga ne kur ra telefoni , tha nje me fal dhe u drejtuar per atje , perpara se te pergjigjes bertiti .
''Nastasia''
Pak me vone nga dera doli nje vajze , ishte e gjate , vishte te njejten uniforme si plaka vetem se te ajo rezultati ishte tjeter , kishte floket ngjyre cokollat me sy bojqielli.
Arriti te tavolina kur Ash po lexonte akoma menun.
-Deshironi ? -tha duke me pare ne sy.
Ash la menun dhe vuri re vajzen .
Vura re si ajo ndryshoi menjehere , faqet iu skuqen , drejtoi trupin dhe buzeqeshi .
-Nje kafe per mua , Xho ?
-Mh nje briosh dhe leng frutash.-thash mbasi erdha ne vete .
Vajza po shikonte akoma nga Ash . Si mund ti ve faj?
Ai kishte kthyer koken nga dritaria , floket te c'rregullt , buzet e mbyllura dhe shikimi i humbur .
-Mund te shkosh -i thash vajzes qe kishte ngelur duke e fiksuar.
Pohoi e turperuar dhe iku.
-Ka ndonje gje qe nuk shkon ? -peshperita drejt tij.
Nuk u kthye menjehere , vazhdoi te shikonte nga dritaria, kur mbas disa minutash u kthye nga une.
-Jam mire.-tha .
Kishte dicka qe e mundonte , dhe nuk arrija ta kuptoja se cfare?!
Ne ate moment erdhi vajza me porosit.
Hengrem ne heshtje , heshtja me e shemtuar e jetes time. E dija qe nuk ishte mire, dhe kjo me lendonte , ndihesha e pafuqishme , doja vetem qe ai te ishte i lumtur si me pare. Kishte keto ndryshimet e humorit qe nuk arrija ti kuptoja. Sapo mbaroi Ash u ngrit dhe duke dal jasht tha :
-Po dal te pi nje cigare-dhe me la vetem.
Mbarova mengjesin dhe shkova te paguaja . Kur dola se gjeta afer pickup-it.
Ku ishte?
Pse mbyllej ne vetvete sikur kishte per te ruajtur sekretin me te tmerrshmen ne bote . Shfryva dhe shkova drejt pickup-it , mora canten dhe nxorra librin e vizatimeve . U ula mbrapa dhe po beja nje skice te panorames qe kisha perpara. Kisha premtuar qe nuk do e lija me , por ai se kishte bere nje gje te tille.
Rreth mesdites akoma asnje shenje prej tij, stomaku im po bente zhurme, u drejtova te bari perseri , u ula te karriket afer banakut ku nje burre i moshuar po lexonte gazeten.
-Hej vogelushe , cfare do qe te te sjell ? -me pyeti gruaja e moshuar qe kisha pare ne mengjes.
-Nje tost, dhe nje shishe uj .-Pohoi dhe buzeqeshi .Pash veten te pasqyra qe kisha perballe, dukesha e lodhur, hoqa shikimin dhe i buzeqesha burrit qe ishte ulur afer meje.
-Cfare ke qe je e merzitur? -pyeti mbasi hoqi gazeten .
-Uhmm .!! -Cfare duhet ti thoja qe kisha frike se ai mos me linte ketu vetem,?
U ktheva menjehere drejt pickup-it dhe kur e pash akoma te parkuar te vendi ,mora fryme e lehtesuar.
-Probleme me zemren ? -me pyeti burri i moshuar perseri.
Pohova me koke dhe po shikoja byrzylykun qe kisha ne dore duke shfryr.
-Une dhe gruaja ime perpara se te ishim bashke ,jemi ndare dhe kemi humbur njeri-tjetrin disa here. Ndonjehere njeri nga te dy ishte shume i friksuar dhe nuk arrinte te fliste hapur me tjetrin. Ishte nje dashuri qe te rrembente , por asgje ska shije kur te jepen ne nje pjate te argjend -tha burri i moshuar. Une pohova. S'dija cfare te thoja .
-Nese te intereson vertet per te , perpiqu ta kuptosh  -me tha
-Une perpiqem , por nuk mundem me , mbyllet gjithmone shume ne vetvete dhe asnje nuk mund ta kuptoj  -pranova
-Ketu gabohesh , vogelushe . Kur eshte dashuri e vertet nuk ka dy shpirtra te ndare , por vetem dy shpirtra te bashkuar ne nje. Nuk do arrish ta kuptosh, e vetmja menyre eshte te hapesh me te komplet , tregoji shpirtin tend, dhe ke per te pare qe shpirti i tij do te te njoh dhe atehere do e kuptosh... .-tha avash
Ne ate moment erdhi dreka ime , duke ngren mendova per fjalet e tij . Kur perfundova pagova dhe pershendeta burrin e moshuar qe me dha ato keshilla.
Nga Ashi akoma asnje shenje. Hipa ne pickup , mora kameren , mbylla cdo gje dhe u nisa ne te djatht. Eca mes rrugicave te vogla , duke fotografuar cdo gje qe me zinte syri , i kisha ren qyetit rreth e rrotull , me mungonin vetem dy rruge qe skisha kaluar .
Ika ne te djatht , eca ne gjithe rrugicen deri sa perfundonte te nje zone panoramike. Dhe atje e pashe.
Ishte me shpatulla dhe shikonte perpara tij.
Duke u afruar pash qe u kaloi doren mbi floke dhe pastaj u ul papritur ne gjunje.
Atehere fillova te vrapoj.

E droguar pas teje ( E Perfunduar )Where stories live. Discover now