Do te ishit me te forte se gjithcka

633 26 0
                                    

-Sasha , si je ? -e pyeti duke perqafuar.
-Ti duhet te jesh Aleksis ? -i tha
-Gezohem znj,Smith -i tha Aleksis.
-Oh jo te lutem , me ben te ndihem e madhe ne moshe, me thuaj Barbara.. -Aleksis pohoi , dhe filloi nje bised pa fund. Ndihesha mire qe ishin ketu me mua. Por me dukej se asnje se vinte re qe un nuk isha me atje. Degjoja , flisja , qeshja por nuk isha atje. Normalisht mami ftoi Aleksis me Sashen per krishlindje. Pranuan te lumtura . I doja vertet shume Sashen me Aleksis , por ajo me kujtonte kaq shume vellain e saj , ishin identik. Pergatita dhomen e miqeve per to dhe dola ne verand . Fiksova rrugen , kishte mjergull dhe frynte ere. Doja kaq shume te kthehesha te ndihesha mire me veten time si dikur. Po shikoja vendin kur e pash heren e pare , ku parkonte motorrin dhe murin ku mbeshtetej dhe pinte cigaren, dhe e imagjinova atje. Ne nje moment mes mjegulles pash nje hije te mbeshtetej te muri dhe pinte cigare njesoj si ai. Mbylla pak syte per te pare me mire, nese ishte i vertet apo thjesht frut i mendjes time.  Ne ate moment dera u hap dhe u perplas fort , ktheva syte menjehere nga ajo dhe pash Sashen qe kishte dal dhe u ul afer meje. Ktheva shikim prap drejt murit dhe nuk kishte asgje. Tunda koken, me mungonte kaq shume sa kisha filluar ta imagjinoja kudo. Sasha ndenji ne heshtje disa minuta pastaj vendosi te fliste.
-E kam pare vetem njehere ...-peshperiti.E pash qe kishte shikim e trisht , dhe kraharorin qe dridhej . U afrova me shume dhe i kapa doren .
-Me vjen keq -ne ate kohe ngriti koken dhe fshiu lotet.
-Nuk duhet ..dua te them ishe ti viktima ne kete mes  -tha avash sikur kishte frike se bota do e degjonte.U kthye te shikonte rrugen dhe une bashke me te.
-Pash se si ai te shikonte, dhe si e shikoje ti , ajo lloj dashurie nuk harrohet kurre.-peshperiti. Une pohova , pa ditur c'te thoja ne fund kishte te drejt sdo e harroja kurre.
-Nuk te ka tradhetuar vertet ....e di ? -me pyeti
-Po e di.
-Cfare! - pyeti e habitur.
-Ma tha kete vere mbasi erdhe ti ..me ndaloi dhe me shpjegoi gjithcka...pastaj iku se di ku Sasha ...!-perfundova me keqardhje, ndodhta duhet t'ia kisha thene qe e kisha takuar.
-Ishte mire? -Pohova.
-Te mungon?-Pohova prap.
-Me mungon cdo dite dhe me shume -pranova ne fund.
-Pse nuk e kerkon? -pyeti
-Sepse nuk arrij me te kem besim -peshperita.
-Nese nuk do ishte per ato dyja... -Sasah shtrengoi duart .
-Do ishim ne te njejten situat- i thash avash. -Ndoshta ishte ky fati jone, teper te ndryshem per te qendruar bashke , dhe u dorezuam shume lehte.
-Ose ndoshta ju do ishit me te fort se gjithcka .. -tha avash Sasha, pastaj u ngrit dhe hyri ne shtepi duke me len me ato fjale ne mendjen time. Shtrengova fort syte qe mos te qaja, u ngrita dhe u futa brenda dhe une.

E droguar pas teje ( E Perfunduar )Where stories live. Discover now