Na Ishte Njëherë

3.1K 81 15
                                    


Isha duke ndenjur për shtatë palë qefe në sallon derisa disa të thërritura më ndërprenë.
-Gjyshe, gjyshe..!
E kush mund të ishin tjetër përveç atyre trazovatëshve të vegjël.
Gjyshe Era(unë): Eh, Ela,Miri,Besi,Venera. Oh dhe ju dy çamarrokët e mi. Ç'po bëni këtu?
Ela: Sot pamë filmin tënd, atë që të pëlqen ty më shumë.
Gj.Era: Oh, "Mama mia". Ai është një film shumë i vjetër dhe me siguri nuk ju ka pëlqyer.
Venera:Jo, ajo ishte supeer e bukur dhe ne ngelëm duke mbajtur barkun me dorë.
Ma thoshte këtë duke qeshur. Në fakt është një film gazmor mund të them.
Miri dhe Besi: Përveç pjesëve të puthjeve. Yaakkk!!
Të gjithë: Hahahahahaha!
Venera: Ne nuk kemi ardhur për këtë. Po kureshtja po na grryen përbrenda për të mësuar se si je njohur ti me gjyshin dhe gjyshe Fea me gjyshin xxx.
Gj.Fea: Erdha unë Eraaa! O shushkë kam sjellë çoko.. Ooo, ej çamarroka! Si ju kam? Për çfarë keni ardhur këtu apo ...(dhe shkel syrin)
Fëmijët shkojnë dhe e përqafojnë.
Ela: Po, jo moj gjyshe. Ku të shkon dhe ty mendja. Edhe në këtë moshë pale.
Gj.Fea: Pse more e vjetër ju dukem unë juve?!
Gj.Era: Këta picirrukët e vegjël duan të dinë historinë tonë të dashurisë.
Gj.Fea: Hahahaha, u rritën vogëlushët e mi! Shumë mirë! Akoma s'jua ke treguar ti moj?!
Gj.Era: Ça thua moj, ata janë akoma të vegjël.
Ela: O gjyshee, të lutem, më i vogli këtu eshtë 14 vjeç.
Gj.Era: E praa! Jeni të vegjël.
Fëmijët: Gjysheeeee!
Gj.Fea: Pranoje, ata po rriten dhe duan ta dinë.
Gj.Era: Por,por...
Gj.Fea: S'ka por. Tregoja!
Gj.Era: Pse unë?🥺
Dhe unë që isha duke bërë atë fytyrën e asaj maces kur kërkon ndonje gjë.
Gj.Fea: Ti di ta tregosh më mirë.
Fëmijët: Pleaseee granny! Të luuteem!
Gj.Era: OK, po nëse bëni komente, e mbylla. Sidomos ti, FEA.
Gj.Fea: Vazhdo madam! Skena e tëra e jotja.
————————————————
Gj.Era: Tani...Historia jonë filloi kur unë dhe gjyshe Fea ishim në moshën 23 vjeçare. Unë kisha filluar shkollën për mjekësi dhe Fea ishte në vitin e fundit për ekonomi. Që të vogla kur ishim në klasë të 9, kishim vendosur që kur të kishim gjetur punë dhe të kishim bërë paratë e nevojshme do të jetonim bashkë. Por asnjëherë nuk e kishim menduar që jeta jonë do të ndryshonte.

Është historia e parë dhe shpresoj shumë që t'ju pëlqejë. Do bëj të pamundurën që t'ju pëlqej dhe më falni për pjesën e shkurtër.☺

Komshinjtë (Playboys) Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ