Djalli Nr. 2(djemtë)

641 53 7
                                    


Ndërkohë që vajzat po flinin si mbi re, djemtë po thurnin planet e tyre djallëzore në paraburgim.
Aleksi:  O shefo.. Nuk ka kuptim që dy...jo 1 dhe 1/2 e bukurisë së Shqipërisë  të qëndrojnë në këtë vend të zymtë?!🥴
Xhoni:  Kush është ½ këtu?🤔
Aleksi: Sigurisht që ti!😏
Polici: Pushoni dhe rrini urtë! Hej Zot ç'është ky brez?!🤕
Aleksi: Edhe unë ashtu them.🤗
Xhoni: O Zot, jam i rrethuar nga budallenjtë dhe të paaftët!😤
Aleksi: Mjaft u morëm me këtë, por ç'do të bëjmë me ato kaviet?
Xhoni: Kush?🧐
Aleksi: Gomari me rrush! 😒Ato "komshijet'.
Xhoni: Aaa, po..p o!😃
Aleksi: Plaç!! Ke menduar ndonjë gjë?
Xhoni: Po normal që kam menduar. Ç'është kjo pyetje o i trash?!😁
Aleksi: Më fal, çfarë the tii?! Kush është ore i ...🤨
Xhoni: Normal që ti, po lërë këtë, po dëgjo këtu...( dhe fillon t'i shpjegojë planin Aleksit.)
Aleksi: Ti je zheni(gjeni), por mos e kuptojnë?!
Xhoni: Pfff! 🙄 Kush? Ato? S'ka shance! 😝Po të ishin aq të zgjuara nuk do të merrnin në telefon si të moshuarit që "jetojnë poshtë nesh".
Aleksi: Ta mbështes! 😋Ato ranë me këmbët e tyre në gropën që hapën vetë.. Edhe ne bashkë me to fatkeqësisht!
Xhoni: Mos ki hiç merak! Plani do të funksionojë për mrekulli. Ore Aleks sikur po vonohet içik si shumë ai avokati i babait tënd.
Aleksi: Ka për të ardhu...
Avokati: Mirëmbrëma!
Aleksi: Përmend qenin, bëj gati shkopin! Doja të thoja përmend mikun bëj gati petanikun! O vlla kam 1 orë që pres!
Avokati: Me falni zoti Aleks, por...
Xhoni; Ah nuk ka nevojë për shpjegime. Na nxirr jashtë!
Avokati: Zoti Xhon dhe Aleks! Zoti Mark dhe Ermal thonë që kjo është hera e fundit që ju nxjerrin, prandaj mblidheni kallaballikun. Më falni për gjuhën e përdorur, por thjesht po transmetoja fjalët e baballarëve tuaj.
Policia: Ç.F..ARËËË??? 😳Mos jeni ju djemtë e pronarëve te kompanisë më të njohur në Shqipëri?? Ju jeni " The son's of devils"?😰
Aleksi: Unë kam 2 orë që ta them kurse ti më thua,- "Nëse ju jeni 'the son's of devils', unë jam mbreti i Anglisë".
Policia: Më...fal..ni!😓
Xhoni: Le të ikim sa më parë!!
Aleksi: OK..BYE-BYE!
Pas 1 ore:
Përpara hyrjes së vajzave..
Xhoni: Të vazhdojmë!!
Aleksi: Sigurisht!
"Kështu ndodh kur ngatërrohesh me djemtë më të pasur të rajonit! 😈Vetëm se ka një problem.. vajzat as që ia kanë idenë se kush janë ata.."
Ndërkohë që vajzat ishin duke fjetur për qejfin e tyre:
06:00 Zilja: Tringgggggggggggggggggggggggggggg!
Fea: Ahhhhhhhhhh! Një ditë tjetër pa gjumë dhe këtë herë për fajin e atyre idiotëve. Me mirë të zgjoj Erën. Sigurisht nëse ajo do të arrijë të zgjohet..
Alarmi: TRINGGGGGGGGGGG! Dhe Era që flinte si një qengj i vogël.
Fea: Era zgjohu!.....ERAAAA....ERAAAAAAAAAAAAAAAAAA!!!!.....😤
Edhe sikur bota të shkatërrohej kjo nuk do të zgjohej tani..oh më erdhi nje ide e mrekullueshme.
Fea shkon në Frigorifer dhe merr akulloren e Erës, dheee shkon përsëri tek dhoma e saj.
Fea: Qenka vapë sot, por kjo akullorja me fruta pylli.. do të më freskoj ditën..🥵(Duke u përtypur) Ore sa e mirëë mmmmm..😋😋
Era duke nuhatur dhe me një fuqi super sajani ia merr akulloren nga dora dhe e përqafon duke e shikuar Fean me sy vrasës.😡😡
Era: FEA SA HERË TË KAM THËNË ASKUSH nuk e prek me dorë AKUlloren time A.S.K.U.SH!🤬
Fea: U zgjove madhëria juaj?! Shikoje orën!😑
Era: Ça ka ora? Është thjesht 06:45..
Fea: Tani duhet të mbyll veshët.😬
Era: ORAAA ËSHTËË 06:45...
Fea: E 46'!
Era:,,, 46'??!
Fea: Sapo vajti e 47.
Era: MOSSS! Duhet të vishem, të ha dhe kaam shumëëë punëë të tjeraa..(duke vrapuar nëpër dhomë) FEAA pse nuk më zgjovee mëëë herëët?????
Fea:Sikur nuk u përpoqa?
Era: Po ti ç'më rri? Vishu!
Fea: Vajzë, sot jam turn i 2 dhe ora vjati 06:50. Dhe që ta dish u zgjova veç për surratit tënd se e dija që nuk kishe për tu zgjuar sot por me shume mundësi pas ndonjë jave.
Era: Ahhhhh!! Mjaft e the orën se kur e thua ti më shpejt ikëën ajooo..😥😥
Fea: Mjaft dërdëllise po shpejto!😑🙄
Era u vesh, hajt mo, e quajm se u vesh, kurse Fea nga ana tjetër po shijonte kafen e saj duke parë komedi live "Mëngjeset e Erës" sezoni 2 episodi 14.
Era: Feaaa ika unëë......Ahhhh çelësat...ika...harrova portofolin...byee...prit...
Fea: Ke ndër mend të ikësh sot apo..?
Era: Po!
Fea: Po ik pra! Nëse ke harruar ndonjë gjë, ta sjell unë në punë se në një punë punojmë.
Era: Uh POOO! Po prit sa të marr dhe telefonin..
Fea ndërkoh bën gjestin që mund të themi e ka ves, i bie ballit me dorë me sa ka fuqi. Era ndërkohë hap derën për të dalë dhe në ato caste...
Era:AAAAAAAAAAHHHHHHHHHHHHHHH!
Fea: ERA ça bëre tani? Mos më thu.....aaaajjj!!
Fea shkon te dera dhe ç'të shikoj....
Fea:ZOMBIIIII!

Ju kërkoj shumë shumë shumë ndjesë për vonesën!🥺🥺 Ju kam shumë xhan! ❤
Historia do vazhdoj tek profili i autores, dmth asaj qe e ka shkruajtur kete histori..(keto pjese do hidhen njera pas tjetres sot ose neser dhe do vazhdoj atje.) ergushe

Komshinjtë (Playboys) Where stories live. Discover now