#i

242 41 81
                                    

Shkurt, 1991
Lezhe

I ftohti qe vinte vrullshem me eren po i vononte per ne shkolle. Sandri u kthye te shikonte pas Miren qe po i dridheshin dhembet e i ishte nxire fytyra, ajo ishte e vetmja vajze nga lagjia e tyre qe e vazhdonte gjimnazin ngaqe nxenesit nga fshatrat qene te pakte, madje as njezet vete nuk beheshin ne teresi, dhe nga keto, vec tete ishin vajza. Me pjesen tjeter te moshatareve te fshatit qe niseshin cdo mengjes per ne shkolle, beheshin bashke te ura. Ata zbritnin nga Gryka e Manatise per tu futur ne qytet ku gjendej gjimnazi i vetem i zones. Kercitjet e nofulles se saj u bene me te forta dhe Sandri u kthye mbrapsht ta shtrengonte anes vetes per ta ndihmuar te ecte. Ai ishte me i madhi nga djemte dhe me shendetplote. Vajza u skuq fare pak dhe i uli syte por asnjeri nuk beri ze. Bente shume ftohte.

Mberriten ne shkolle pothuajse ne kohe, sapo u fut dhe rreshti i fundit. Roja i pa me keqardhje mirepo mesuesi dezhurn nuk u foli kesaj here, vec e pa Sandrin per tu thene te nxitonin brenda. Ai e leshoi Miren qe te porta dhe kur u afrua ne deren kryesore te shkolles u nda nga grupi i te sapoardhurve. Ngjiti shkallet per ne kat te trete ku gjendeshin klasat e matures. Ne korridor te katit te dyte, doli Alba nga zyra e sekretares me regjister ne dore dhe te dy u pane duke e ngadalesuar hapin. Sandri e priti derisa ajo iu bashkua dhe vazhduan te ngjitin shkallet e fundit avash per te zgjatur sa me shume kohen ne prezencen e njeri tjetrit. Nuk bene ze, shikoheshin ne heshtje. Alba me syte e dhembshur veshtronte qafen e tij te zbehte qe jaka e kemishes nuk e ngrohte dot.

'Nuk ka gje.' belbezoi ai aq sa per te kapur serish syte e saj ne te tijte.

'Ka.' u degjua psheretima e saj. Ajo i kapi doren dhe i puthi pellemben. Sandri e ndjeu te ngrohtin t'i pervidhej ne kraharor.

Per te hyre ne klase Alba nxitoi duke vene distance. Para se te hapte deren, trokiti, ktheu koken bashke me valen e flokeve dhe i buzeqeshi lehte e bute, aq sa per te zbutur te gjithe dimrin. Sandri i shkeli syrin, se tani gjithcka ishte me mire.

Ajo vazhdoi pa ze per te dorezuar regjistrin, ai ndaloi te dera derisa zysha t'i thoshte te hynte. Ishte e pamundur te mos e verente figuren e tij ne pritje qe zaptonte kornizen e deres.

'Sander Viktori, ftohte sot.' Nuk pyeti zysha, ajo i nenkuptoi miratimin per tu futur ne klase.

'Shume.' Zeri i tij theu qetesine e akullt te nxenseve me vemendjen e perqendruar drejt tyre. Kaloi per te shkuar ne bangen e fundit te rreshtit te mesit, ku anes se djathte nga rreshti tjeter kishte Alben.

Keshtu kish nisur; Te gjitha vajzat ne klase i kishin floket e shkurtra deri te supet, por jo Alba. Asaj floket i derdheshin ne shpine me vale dhe ishin te zeza si nata pa hene. Prandaj atij ia kish vecuar syri qe ne ditet e para te shkolles. Kjo dhe ndoshta gjatesia e saj, ne vit te pare Alba kish qene pothuajse aq e gjate sa ai dhe pak me e gjate se te gjithe djemte e tjere ne klase, perpos vajzave, ndoshta kjo e kishte shtyre te fshihej gjithmone pas ujevares se flokeve qe s'i kapte kurre. Nga rreshti i dritareve ishin te ulura te gjitha vajzat ne dyshe, sepse ne klase ishin vetem dhjete te tilla. Qe ne vit te pare te dy i kishin pozicionuar ne fund te bangave; qe ne vit te pare i ndante nje hapesire pothuajse nje meter, qe permbante nje realitet te tere zgjatuar neper te.

Ata i vodhen nje shikim njeri tjetrit teksa filluan me mesimin. Nje tjeter loje kukafshehti ne mes te dites, ate fundshkurt. 

Ne ore te letersise, kishin detyre te shkruanin nje poezi por gje e zorshme per tu bere.
Arditi i meshonte gomes per te fshire ato qe kishte shkruar i bezdisur.
'Po diskutojne prap te nisen anije per ne Itali' i tha ai Sandrit me te vogel. 'Qe pas protestave po ikin te gjithe.'

'Kur dua te nisen?' pyeti Sandri me ze te ulet.

'Para zgjedhjeve*.' informoi Arditi lehte. 'Nese behen mjaftueshem veta, do nisen qe ne ditet e para.'

'Kush te tha?'

'Axha. Nje shoku i vet punon te porti. Thane se ne Durres ka gjate gjithe kohes anije qe nisen me emigrante. Nuk i kane kthyer mbrapsht.'

'Do me u nis andej ti?'

'Them se po, do shkojme me axhen, shohim gjejme pune. Thone se paguajne trefishin e rrogave ketu, atje. Po me gjet pune, ben edhe letrat. Do me ardh dhe ti, ta pyes axhen?'

'S'kam lek me pagujt udhetimin.' pranoi Sandri ate qe ishte normalja ne vend.

'Jo jo, maksimumi i pese leksh ndonje roje t'na fuse brenda. Jane udhetime te paligjshme.' E uli zerin dhe me Arditi, pastaj ngriti koken te kontrollonte mos po degjonte njeri. Niku i banges para u kthye ne ate moment t'i pyeste.

'A e moret vesh? Kishte ik Marku i Zef Pjetrit ne Itali.'

'Kur mor?' u be kurioz Arditi.

'Qysh ne korrik.' Vazhdoi Niku. 'Te shpise vet' thane ne vere se kishte shku ne Shkoder me punu ke daja. Tani kishte pru fjale prej Italie, se nuk e kane dite familja a eshte gjalle a jo. Kishte nis pune.'

'Si ka cu fjale?'

'Leter me poste. Mbas shtate muajsh pa hije kund. Vend i mire Italia thosh, me bollek.'

'Nga e more vesh ti?' Nderhyri Sandri.

'Babi i vet, te lokali poshte pallatit erdhi i qerasi te gjithe, u be tape, gati sa nuk qau prej clirimit.' Qeshi me syte e trishte Niku.

Marku ishte nje vit me i vogel se ata, po e kishin ne skuadren e futbollit te shkolles. Sandri, Arditi dhe Niku ishin te vetmit ne skuader nga klasa.
Sandri kish dalluar si portieri me i zote edhe ne lojerat me gjimnazet e tjera por tashme kishin filluar trazirat dhe po vazhdonin gjate gjithe kohes lart e poshte, ndeshjet ishin rralluar.
S'ishin me gjerat si dikur dhe po diskutohej permbysja e sistemit. Ishin bere goxha leshime nga qeveria qe prej protestave te dhjetorit, prandaj ishin hapur dhe portet e levizjet e paligjshme po shpeshtoheshin. Te gjithe po iknin nga Shqiperia, po rrezikonin dhe jetet ne nje vend te panjohur ku s'dinin asgje mbi te per shkak te izolimit total te viteve te diktatures.

Alba kaloi floket pas shpine dhe Sandri e ndjeu levizjen e saj. E shkeputi vemendjen nga biseda per te pare tinezash ate krijese te heshtur, qe  ngrinte koken te mendohej, mbyllte syte, shihte nga ai dhe shkruante.

Ne fund te klases dolen nja tre veta per t'i lexuar poezite. Si mbaroi mesimi, ata te dy mblodhen gjerat me pertese, per tu vonuar sa me shume. E megjithse nuk ia dolen te mbeteshin pak vetem. Alba grisi nje flete te fletores dhe e palosi per t'ia futur ne xhep Sandrit kur u bene bashke tek dera per te dale pas te tjereve. Ai i mbajti syte ulur per ta ruajtur ate moment, per tu shkeputur nga gumezhitja e zerave. 

Jashte portes se shkolles e ndoqi Alben me sy ne rrugen per tu larguar qe ajo e bente e vetme, gjersa nuk e shikonte dot me.

|  I ngrohti i syve te tu
E venit nje kohe te dimert si kjo
Dhe e perkund nje vajze te pergjumur si une
Qe s'do dije te fleje e qete derikur ti
te mos kesh me ftohte  |

______________________

*zgjedhjet - behet fjale per zgjedhjet e pergjithshme te kohes per qeverine, ku ne 1991 ishte ne drejtim Ramiz Alia, dhe megjithse partia komuniste i fitoi edhe nje here ato zgjedhje, kishte filluar fundi i regjimit diktatorial ne Shqiperi.
Ne vitin 1991 pat dyndje te frikshme shqiptaresh ne Itali. Emigrimi pat fillu qe ne korrik te 1990, mirepo dy pikat kyce te emigrimit ishin ditet 7-8-9 mars dhe 8-9 gusht te 1991-shit. Per ma shume informacion, kerkojini, do gjeni plot artikuj dhe foto historike te atyre qe kane ndodh.

- dialogjet do levizin paksa nga standartja por besoj jane te kuptueshme.

Nese ka ndonji nga Lezha ketu dhe kam ba ndonji gabim ne lidhje me vendin, ka lirshmerine me m'tregu.

Shnet!

1991: Vite që mbahen mend | ✓Where stories live. Discover now