MBYLLJE

150 25 88
                                    


Dhjetor 1991

Sandri leviz per te treten here ne nje tjeter  zone te Italise, me ne veri. Gjetja e nje banese eshte meraku me i madh, pune ka me bollek sidomos ne te zeze. Gjate javes punojne ne vende te ndryshme perdite, kurse ne fundjave punojne te dy turnet. Muajt e pare filloi te humbiste kile, mirepo tashme e kish rrimare veten. Vetem ne fundviti munden te dergonin letra familjes, me adresen e shtepise se nje shqiptari qe njohen atje.

Alba do kthehet ne shtepi per fundvit, megjithse i vizitonte cdo dy jave.

Korrik 1992

Sandri mundi te gjente nje kontrate pune. Punedhenesi e zhvendos dhe nje here ne Rimini. Fillon pune te rregullt dhe njeh shqiptae te tjere. 

Alba perfundon provimet e vitit te pare ne universitet. Ate vere merr vesh nga nje nga vajzat qe kishin patur ne klase, se i vellai i Aleksandrit ish bere me djale. Qau se ai nuk mundte ta shihte e as s'kish si ta merrte vesh. 

Maj 1993

Sandri arrin te marre te vellain me premtin per nje kontrate pune.
Vellai i dyte i madh i Albes peson aksident dhe familja nuk ka mjaftueshem te ardhura per te paguar operacionin dhe trajtimin. Familja hyn ne borxhe, Alba fillon pune fshehtazi. 


Gusht 1994

Alba fiton burse per te vazhduar shkollimin ne Itali. Ajo kish mbajtur nje mesatare te larte, kish bere projekte dhe marre pjese e disa fazave per te bere te mundur aplikimin per burse. Kjo ndodhi u prit me kundershtim nga familja qe insistuan se ajo do shkonte ne Itali vetem po te martohej dhe bashkeshorti do shkonte me te. Alba niset kundra familjes. 

Sandrit i ndodh nje konflikt me nje nga punonjesit italiane qe e sulmon dhe Sandri i kunderpergjigjet. Prej kesaj, pushohet direkt nga puna. I digjen letrat dhe detyrohet te kthehet ne Shqiperi.


Mars 1995

Sandri hyn ne Itali klandestin. Ai pershkon rrugen e gjate nga Kroacia. Nga lodhja e tepert, akulli i maleve dhe derisa mberrin ne Milano, ku e pret i vellai me te shoqen, gishtat e kembeve i kishin ngrire. Gjate periudhes qe ndenji ne Shqiperi, ne qytet perflitej se e bija e doktorit ia kish mbathur me ndonje vagabond nga Tirana, per ne Itali.
Alba ishte sistemuar tashme per semestrin e dyte ne konviktet e universitetit te Milanos.

Gusht 1999

Alba shperngulet ne Amerike per specializim.

Aleksandri martohet. Dasmen e bejne ne Shqiperi, me Miren qe njiheshin qe ne femijeri. 

Maj 2001

Sandri behet me vajze. 

Alba martohet me nje italian qe kish njohur ne universitet.


Qershor 2003

Alba lind nje vajze Ajo merr te jemen ne Amerike per ta ndihmuar, i jati nuk pranon. 

Sandri, tashme i sistemuar ne paqe, bashke me te shoqen nisin shkollen e nates. Prinderit e tij jetojne here me te vellain, here me te. 

Shtator 2008 

Alba kthehet ne Shqiperi  me familjen per te bere disa studime.

Sandrit i vdes babai dhe kthehen per ta varrosur. Diten e varrimit shkon edhe Alba. Ata shikohen ngulmazi me njeri tjetrin, te dy te ngarkuar me dhimbje, mall, angsht dhe dritherima qe u mundonin zemrat. Sandri mbante ne krahe vogelushene tij qe deneste e s'kishte pranuar ta linte babain. E kishte koken e fshehur ne qafen e tij, dhe floket e kacurrelta e rrethonin, njesoj si Sandri po t'i linte te rriteshin. C'imazh ishte ai, qe sillte nje trishtim theres por percjellte dashuri te kulluar! Ajo nuk po qante me per babain e tij te vdekur. Para se te largohej me miqte e tjere te familjes, Alba i dha doren Sandrit, te dy u dridhen e u perloten. Duart e tyre ishin te ftohta si akull kur u takuan e u mbajten, ne heshtje. Vajza e ngriti koken dhe Alba pa syte e saj shembelltyre te te jatit. Ajo i buzeqeshi neper lote figures se urte, te perulur e te dhembshur si gjithmmone, te Aleksandrit. 

Dhjetor 2008

Bashkeshorti i Albes humb jeten ne nje aksident me makine. 

Prill 2017

Gruaja e Sandrit vuan nga kanceri i gjirit. Brenda vitit ajo humb betejen.

Mars 2019

Alba kthehet perfundimisht ne Shqiperi, ku merr drejtimin e klinikes se saj private si dhe qendres spitalore qe ndihmoi te themelohej vite gjate viteve te meparshme. 

Gusht 2019

Ribashkohen.


///////////////////////

Jam e mire more jam e mire. Ne doni ta dini, historia eshte ne fakt frymezu nga ngjarje te verteta qe i kam ndryshu paksa per me sjell ne vemendje vitin 1991 dhe rendesine qe ka ai vit per neve brezi i mevonshem - pa ato protesta e pa ato sakrifica te atehershme, ndoshta dhe ne sdo kishim mund me njoh boten keshtu si na u dha mundesia. 

Dhe sic po thoja, cifti ne fjale eshte i trillu por bazu te nje cift, historine e te cileve e kam degju edhe une, packa se nuk i kam taku kurre. Dmth, nuk i di detajet, dhe disa gjera i kam ndryshu ne lidhje me rrjedhen e jetes se tyre ne realitet por eshte e vertete se kane qene te dashuruar qe ne gjimnaz. Per shkak te familjes dhe diferencave sociale u ndane, ate vajzen e martun familja dhe djali levizi vertet ne itali. Dhe mas gati tre dekadash (bashkeshortet e tyre fatkeqesisht kane nderru jete vertet), kta te dy u bene bashke (nga viti 2015) dhe kane edhe femije tash. 

Kur e degjova historine si u ndane e u bane bashke prap une romantikja kaq deshta. 

Kshu qe besoni ne dashuri se mundeni me marr e me dhane.

paqe

  



 


1991: Vite që mbahen mend | ✓Where stories live. Discover now