PERSERI NE SHTEPI 😉🍁

177 32 12
                                    

Sa e veshtir eshte te jetosh, kur jeta te ka harruar.
Kur yjet dhe henen i kane mbuluar rete e errta te jetes.
Koha do te tresi dhimbjen,
Koha do ti shteroj lotet,
Koha do te kthej lumturin,
Por as nje perjtesi s mjafton te te bej te harrosh.
Ndonse ti qeshe perseri, ti ende si ke zhdukur lotet.
Ata jan brenda teje dhe nje dite do te behen mbeshtetja, ngushellimi dhe shiu per nje zemer te djegur nga flaket.

Ndonjeher kur kthen koken pas dhe sheh syte e trishtuar te dashuris, ti fsheh lotet dhe dhimbjen per  te buzeqeshur per ata sy.
"Vuaj nje jete, te buzeqeshesh perjet"
"Buzeqesh e trishtuar, qe syte e tyre ti shohesh te gezuar "
Sakrifikoje lumturin, per familjen dhe dashurin "

Keto jane predikimet e nje zemre te paster, kjo eshte sakrifica e nje dashurie te pafundme.
" Mos qaj kur vritesh vet, por ruaj lotet,se do te duhen kur te vrasi jeta "

Shpresoj tu pelqej pjesa e re 🥰,

Pas 3 javesh....

- Mirmengjes, motra e madhe Ami .

- Mirmengjes, vellai im i embel Eliot.

- Eja...surrat larask, shkoi von ...mos harro se na premtove mua dhe vllackos se do shkonim me shoqet e tua ne Ardenic.

- Erdha, djall i Vogel,prit se do behem gati.

- Eliot..te lutem i vogli im, merre motren tende kapricoze dhe shkoni te guzhina, sa te behem gati.

- Mire motra ime, por nxito.

- Sigurisht.

Si u kuptua sot mbush tre jave qe kur prindrit e Eliotit s jan me.
Dhe tashme Elioti jeton me ne, eshte pjese e familjes.
Dhe jam e lumtur qe po e mbaj premtimin qe i bera Adiles dhe prinderve te saj .
Do ta bej te lumtur driten e tyre te vogel .
Ai e ndjen shume mungesen e prinderve dhe motres se tij ,ndaj si une dhe familja ime se leme kurr vetem , e duam shume.
Une dhe Hena ende ziremi si macja me miun, nuk e heqim dot zakonin e vjeter, por Elioti i zbut pak zenkat tona.

Sot do takohemi me shoqet e mia ne Ardenic, pasi kemi koh pa shkuar.
Ato do mernin  motrat dhe vellezrit e tyre te vegjel,ndaj dhe une vendosa te marr Eliotin dhe Henen.

Tashme u bera gati, vesha nje pal paliceta te shkurtra xhinks me nje bluze blu qe me shkonte me syte.

Zbrita me vrap shkallet, sepse shkoi von dhe duhet te niseshim.

- Elioti im i vogel...djall i shenjtazuar eja se shkoi von.

- Vet e ke fajin qe u ngrite von , shtrig e keqe.

- Eja tani djall i keq, s kam kohe te merrem me ty.

- Ikim tani,  motra e madhe, s kemi kohe te merresh me Henen.

Dola nga shtepia me Eliotin prej dore dhe Henen pran.
Na vonuan pak keshillat e mamit , mos kete, mos ate jo ketej, po andej ,po te mos ishte per autobusin, ne dark mbaronte ajo.

Hipem ne autobus, dhe pse pak me vones e zum.

- Shtrig  e keqe, per fajin e pertacis tende vrapova dhe u bera me djers.

- Mos u anko djall i vogel se do te hedh nga autobusi.

Pa e kuptuar une isha e zene me zenkat mes motrash dhe pa e kuptuar shume njerez ne autobus kishin filluar te qeshnin.
Pasi pash te gjithe duke qeshur me ne,i ktheva djallit te vogel kurrizin dhe po shikoja Eliotin.
Ai kishte nisur muhabetin me nje grua te vjeter, por te embel ne pamje.
Elioti ishte nje femije i embel, por dhe shume i edukuar,ndaj krijonte shoqeri me te gjithe.

SYTE E DETIT 🌸Where stories live. Discover now