E SHKUARA☺️💀

185 29 35
                                    

Nese te duhet nje motiv per te urryer kthehu nga e shkuara.
Nese te duhet nje qellim per te dashur, kthehu nga jeta jote.
Kur bota te merr gjithcka kishe, ti hakmerru duke i marr asaj me shume se jeten...

Ajo ta kalbi zemren, ajo ta shkaterroj femijerin, ajo te mori cfare deshi, kurse si kerkove as llogarin.
Vuajte, qave, urreve, por sot u bere fryte i ketyre ndjenjave...

Eshte e thjesht te kujtosh te shkuaren e mallkuar, e cila u be qellimi i hakmarrjes per ty.
Por e pamundur te imagjinosh nje te ardhme ,nese jeta jote eshte e destinuar te tretet nga flaket e ferrit....
Nese ke gjetur dike qe te bene ta duash, ateher pse e sakrifikon ate engjell, per te arritur hakmarrjen...

Ne vile ,heret ne mengjes....

- Mirmengjes Argit. - erdhi nga dera e zyres zeri i pergjumur i Idos..

- Mirmengjes, pijanec ...c ne kaq shpejt sot!!!- ia ktheu Argiti pa i hequr syte nga libri qe kishte perpara.

- Ehhh, mos e pyet...Edesa me hodhi nga krevati sepse kisha filluar duke gerhitur qe ne pike te mengjesit.

- Mire ta ka bere ore, se kur te thoja une qe gerhet naten s me besoje...por si s te ka hedhur nga krevati qe me nate.

- Edesa ka me te vertet gjum te rend...po e zuri mire gjumi dhe gongut ti biesh nuk zgjohet.

- Je me fat qe e ke dhomen ne fund te koridorit ,se te kujtohet diten e dasmes qe flete te dhoma ngjitur Zhulit.

- Akoma e kam ne goje shijen e corapes, gjithe djers te Lenit.

- Ehhhh....ti je idjot.

- Po ti Argit ,ende me ate liber te mallkuar....te kujtohet e gjithe hakmarrja jone nisi qe kur mesuam per kete sekret ....

- Dhe ende se kemi zbuluar...- ia pret fjalet Argiti.

- Ehhh, ika do shtrihem perseri une shoku...

- Mire Ido.

Nga fytyra e Argitit pasi shikonte ate liber, dukej nje urrejtje e pashtershme, sikur nga momenti do shkaterronte gjithcka kishe perpara, por ne vend te kesaj u ule ne cep te shtratit dhe mbylli syte ,sikur te donte te kujtonte dicka...

Para 12 vitesh...ne nje feste ne Itali...

Ne ate kohe Argiti ishte ende 10 vjec , dhe po ne ate feste u njoh me te tjeret, te cilet ne te ardhmen do beheshin familja e tij....

Prindrit e tyre ishin biznesmen te njohur ne te gjithe boten...
Njerez te sportit, artit, kultures, ekonomis dhe politikes.

Prindrit e Argitit dhe te tjereve njiheshin, prej shume kohes, ndaj vendosen qe ti prezantonin femijet e tyre sot...

Ne ate kohe, Dajani ishte 10 vjec, mosha e Argitit, Ido ishte 9 vjec, Edesa ishte 8 vjece, Zhuli ishte 6 vjece dhe me e vogla nga te shtate. Mirko ishte 7 vjec, kurse i vllai i tij Leni 9 ...

Ata u miqesuan shume...dhe familjet e tyre rrinin gjithmon bashk.

Disa dite pas festes ne Itali, ata u kthyen ne nje event bamirsie ne Rusi, ku dhe jetonin per momentin..
Atje u takuan me nje burre te pasur dhe me prestigj ,nje avokat i drejt....por qe pas asaj maske prej engjelli fshihej kudo fruma e djallit.

Emri i ketij njeriu ishte Hygo Igori ose si quhej ne boten e zeze " Avokati i ferrit " .
Qe kur i takoj prindrit e femijeve, kishte thurur nje plan per te fituar besimin e tyre me qellim shkaterrimin e tyre.
Ai donte te kishte boten, ndaj maskohej si njeri i mire ne sy te botes, dhe si nje trafikant i qenieve te gjalla, sapo vinte nata...
I shpetonte gjithmon ligjit....tek e fundit drejtesia ne duart e Avokatit te ferrit ishte nje arme , e cila mund te shkaterronte cdokend qe i dilte kunder dhe ashtu beri vertet....

SYTE E DETIT 🌸Where stories live. Discover now