SURPRIZA E CUDITSHME 🤯😈

65 16 108
                                    

Jeta mund te tregoje se eshte po aq e veshtir sa dhe e cuditshme...
Kur ti ende perpiqesh te harrosh te shkuaren e hidhur, do kuptosh se ajo s'te ka harruar ty, ndaj sot po vjen per te vizituar.

Ti mund te mendosh se ajo e shkuar do te lendoje edhe sot, si cdo dite te jetes tende, por e ke gabim , pasi ajo do te behet buzeqeshja jote kete nate...
Sot eshte mekat te mos e shohesh ate te shkuar teksa e ndryshoje e ardhmja, sikurse ty qe te ndryshuan njerzit qe te rrethojne.

Sot ti thjesht duhet te jesh e lumtur, duhet te buzeqeshesh, se kete shanc nuk eshte e sigurt se mund ta fal e ardhmja.

Vazhdojme....😆

Isha e perqendruar ne ate dritare te vogel, nga e cila drita e henes me ledhatonte fytyren dhe zbriste bukur deri te varsja e vecant qe me dhuroje burri i moshuar, duke e bere kete te fundit te shkelqeje me shume.

Isha zhytyr ne nje dete te pafund mendimesh, kur degjova disa hapa pas meje dhe me pas deren te mbyllej.

-Te ka shume hije ajo varse!- degjova zerin e burrit te moshuar pas meje.

- Po, eshte shume e vecant zoteri!

- Te lutem, me quaj Xharson , engjelli im!- me tha ai dhe u afrua pran meje.

- Ne rregull Xharson .- i thash une duke buzeqeshur embel.

- Po varsja, nuk e di por kur e mbaj ate, ndjeje nje ndjesi te ngrohte ne zemer!

- Ka qene e dikujt shume te rendesishem per mua, gruas qe une doja, por fatkeqsisht ate dhe miqte e mi i vran padrejtesisht. - tregoje ai dhe filloje te qante.
Ndihesha shume keq per te, une vuajta ,madje dhe tani nuk me ze gjumi nga malli per Izabelen dhe Oliverin,por ai qe ka humbur gjithe familjen, sa mund te kete vuajtur?

- Mos u merzit, ti me ke mua dhe miqte e mi tani, ne do te jemi pran teje. E di qe nuk mund ti sheroje dot plaget, por do na kesh pran per gjithcka!- i thash une dhe e perqafova.

- Faleminderit shume e embla ime !- me tha ai dhe me ktheu perqafimin.

- E di, ndjesia qe ti me krijon me kujton Oliverin, ai ishte mesuesi im dhe miku im me i cmuar, por nuk eshte me.
Ate e vran dhe une u betova qe do merrja hhak!- tregova une pasi u shkeputa prej tij.

- Jemi njelloje per kete!

Ishim duke pare henen nga dritarja dhe ndihesha shume mire pran tij, vall sepse ndanim te njejten dhimbje apo sepse ai me njihte me mire se une veten.
Nga keto mendime me largoje zeri i Henes nga dera.

- Ojjj, surrat larask une kerkoje gjithe vilen per ty dhe ti me rri ketu!

- Cfare ka ndodhur, mos ka ardhur fundi i botes!- i thash une me ironi dhe po qeshja.

- Ti hijen e shemtuar, te gjithe po kerkojne ate koken tende dhe ti me rri ketu si nuse e bukur, mos harro qe ke ditelindjen dhe duhet te jesh poshte. - mu drejtua serioze Hena.

- O zottt, cfare mund te beje nje njeri per pak qetesi!

- Mire ti rri aty e shiko per zarigoga, kurse ajo top modelja e shtrigosur, jargoset pas burrit tend!

- E cfare pastaj!

- U korba une per tru larasken time, moj vajza e ditelindjes duhet te kete nderin e vallzimit te pare!

- Epo mire mire, mos u cirr si mace, erdha dhe Xharson ,mos u merzit per asgje, tashme ne jemi miq,ndaj do na kesh pran per gjithcka. - i thash une dhe  dola nga dhoma duke vrapuar.

- Nuk dyshoje per asgje, e di qe ti do te jesh ilaci im dhe nuk lejoje askend te te largoje nga une, engjelli bukur!- tha ai dhe pasi mori nje foto te Amises ne komodinen e vogel, u largua drejt festes.

SYTE E DETIT 🌸Where stories live. Discover now