SI DIKUR 😑🤫

99 19 56
                                    

Koha kalon pa ndalim, pa e ditur se ti nuk do qe te vije kurr e nesermja...
Ende beson se persa kohe te jesh nje engjell, ti do ti mbrosh gjithmon ata qe do...

Por a mundet nje engjell te jete me i forte se nje djall, ndoshta jo, por perseri mund te fali dashuri...

Kur ti hap syte shikon se si nje dite e bukur, kthehet ne makthin e se shkuares tende, e cila ka vite qe te le pa gjume...
Kur te qash, do te jete gjithmon dikush pran teje qe te fshije lotet, te cilat vet ai ti ka shkaktuar...

Nga nje ane eshte dikush qe te bene te urresh, por nga ana tjeter eshte dhe nje qe te bene te vuash...por pyetja eshte, se cili do te jete ai qe do te beje te qeshesh e lumtur.....

" Pse te njoha, perse erdha me ty, perse per fajin tend familja ime duhet te vuaj gjithmon. "

Vazhdojme...😆

Stamboll...

Kemi disa dite qe kur kemi ardhur nga saranda dhe situata ne shtepi eshte permirsuar, pervec mardhenies sime me Argitin.
Shoqet e mia tashme jane kthyer ne Shqiperi , ndaj kjo gje me trishtoje pak, por do ti shoh perseri.

Ne jemi shperngulur ne nje vile afer detit, ne Stamboll per disa dite, sepse Argiti kishte disa pune per te mbaruar.
Vendi eshte i mrekullueshem, por ashtu dhe njerzit  jane te respektueshem.

Edhe pse nuk dime gjuhe, normale pervec mamit dhe te tjereve..ndihemi shume mire ketu.

Dajani sa vjen e permirsohet.
Ecen vet tani, pa karrocen me rrota.
Une dhe te tjeret e ndihmojme te beje disa hapa cdo dite.

Me duhet ta pranoje se i kam lene pak pas dore Henen dhe Eliotin, ndaj sot vendosa ti nxjerr shetitje, tek e fundit sot vjen nje cirk udhetaresh dhe atyre do tu pelqej.
Por e keqa eshte se duhet te shkoje me Argitin sepse djemt e tjeter kishin per te takuar disa miq, mami dhe babi donin te pushonin sot, Edesa dhe Zhuli kane shkuar ne parukeri, kurse Dajanit ja ka ndaluar doktori te dal.

Ne te vertet nuk do shkoja, sepse femijet mund ti coi dhe Argiti, por nuk mundesha ti lija ne balt ata.

Gjithmon kam qene nje mbrojtese e fiksuar per sigurin e tyre, sa kam harruar si te jem nje moter e madhe per ta, sikurse ishte Izabela per mua.

Dhe mendoj se kjo gje e shpjegon sjelljen rebele te Henes.
Vetem sot, sot te pakten dua te jem motra e tyre, nje moter te cilen ata deshirojne aq shume,pavarsisht gjithckaje sot do ta ul mburojen dhe do luaj krah tyre, sikurse Izabela luante krah meje...

Une se kam ndjere kurr mungesen e nje motre te madhe kur isha e vogel, dhe dua qe as ata mos ta ndjejne.

- Hej larask e vonuar, eja se zuri darka!- u degjua zeri i Henes nga oborri.

- Eeee prite majmun, pak se po te coje atje, por na paske dhe naze. - iu ktheva une duke zbritur shkallet.

- U korba, u rrite laraska u be skifter!- ironizoje Hena dhe hipi ne makine, nderkoh qe une isha gati te shpertheja.

-Ti shtrige e bezdisur, jam me e madhe se ajo koka jote! - iu drejtova une sapo hyra ne makine.

- Ndoshta je, por se besoje qe laraskat te kene tru ne koke!- filloje ajo.

- Hajde, po s'te hodha te ndonje tiger ose luan sa te me dali perpara nje kopesht zologjik, leqe me majmunet do shkoje me shume. - fillova te tallesha une,kur "disedes " sime me djallin e vogel i dha fund Argiti.

- Ju po qe duheni shume, jeni kopje njera tjetra.- tha Argiti duke buzeqeshur.

- Jooo!- therritem ne te dyja njekohsisht, edhe pse me duhet ta pranoje se Hena eshte kopja ime kur isha e vogel, ndaj dhe zihem shume me te, sikurse me Izabelen.

SYTE E DETIT 🌸Where stories live. Discover now