xxvii

947 58 145
                                    

''Perse jemi ketu?''Shtyu deren e makines teksa pa rreth e per-qark dhe e gjeti veten ne nje park. 

''Te thash pra. Do te te jap shfaqje!'' Buzeqeshi dhe u drejtua per nga bagazhi i makines, ku nxorri nje mbulese te holle. Mbylli bagazhin dhe u drejtua drejt saj. 

''Pra?''Pyeti ajo ne menyre qe te vazhdonte te fliste.

''Pra keshtu. Do te shohim yjet.'' Ngriti koken lart.

''Ketu?''Pyeti e habitur teksa beri nje rrotullim 360 grade. 

''Pikerisht ketu.''Pohoi me koke. ''Eja!''Zgjati doren ne drejtim te saj. Uli koken teksa shihte doren qe priste doren e saj dhe e afroi me ngadale. Tjetri ia shtrengoi dhe e terhoqi derisa ndaluan . Ervieri  shtroi mbulesen mbi barin e thate te jeshilte qe nen driten e henes dhe yjeve merrte nje ndricim te mrekullueshem. U shtri duke kaluar duart e tij mbas kokes dhe hodhi shikim nga Ana e cila qendronte akoma ne kembe duke e pare e cuditur. ''Eja pra!'' Levizi pak koken si t'i thoshte te shtrihej ne anen tjeter. E veshtroi per pak sekonda dhe me ngadale u shtri prane tij me shikim nga qielli. Buzeqeshi lehte.

''Pamja qenka me e bukur ketu!'' Ktheu koken nga ai, i cili sic dukej nuk e kishte larguar shikimin per asnje cast nga ai.

''Te thash!'' Harkoi lehte buzet dhe hoqi shikim nga ajo. 

''Nuk e kuptoj perse disa njerez kane frike nga erresira?'' Luajti lehte shpatullat. Ervieri buzeqeshi.

''Ata thjsht nuk arrijne ta dallojne driten qe ndodhet aty.'' Veshtroi ate, qe dukej qe ishte fiksuar mbas qiellit.

''Jo! Dua te them. Erresira te ben te mendosh, te enderrosh. Te enderrosh gjera qe nuk mund t'i besh ne te vertete. E per disa eshte e mrekullueshme, por pastaj vjen  nje moment dhe kupton qe gjithcka ishte thjesht nje imagjinate, por mendoj se eshte me mire.'' Vendosi duart njelloj si ai.

''Cfare eshte me mire?'' Pyeti kurioz akoma me shikim nga ai. 

''Eshte me mire sesa ne fund te dites te marresh vesh qe ajo cfare ke perjetuar ka qene thjesht nje iluzion. '' U kthye nga ai tashme duke vene re shikim mbi te.

''Por a nuk mendon se te enderrosh te jep me shume shprese?'' Ngriti njeren vetull ne drejtim te saj.

''Te shpresosh do te thote te jetosh!''Tha me bindje. Tjetri buzeqeshi.

''Ndersa une mendoj qe te shpresosh eshte ajo qe te vret me shume.''

''Cdo te thuash me kete?''Pyeti tere kuriozitet drejt tij.

''Me beso , te kesh shume shprese do te te vrase edhe me shume se sa kur merr vesh qe ajo qe ke perjetuar ka qene thjesht nje iluzion.''Pa nga qielli ku yjet tashme kishin filluar te theksoheshin me shume.

''Si flet me kaq bindje?''Vazhdonte mbante shikim per nga ai.

''Sepse edhe une shpresoja dikur. Babai im. Jam i detyruar te bej dicka qe nuk dua ta bej. Kam shpresuar kaq shume qe te ndodhte ndonje mrekulli dhe ai te me merrte ne telefon dhe te me thoshte'Je i lire bir, mund te besh c'te duash'. Por jo. E vetmja gje qe me thote eshte qe ai po pret per mua.'' Buzeqeshi dhimbshem.

''Cfare deshiron ai qe ti te besh?'' E shihte me vetullat e mbledhura.

''Dicka qe mund te ta them vetem nese vjen koha e duhur, ose me sakte, ndoshta kur te shkoj.'' Pa serisht nga ajo.

''Ndersa me mua nuk ka qene keshtu.'' Ndryshoi teme e me te shpejte coi shikim tjeter kund.

''E si ka qene?'' Buzeqeshi i lumtur tashme.

''Une shpresoja te largohesha nga ajo bote dhe ja ku jam!'' Hapi duart si nje femije kopshti qe ka mesuar te recitoje.''Shpresoja qe te mos fejohesha me Austin budallain, dhe ja ku jam perseri.'' Uli duart rendshem.

''Thjesht ke shpresuar gjera te mundura!'' Tha tjetri.

''E c'te keqe ka te shpresosh per gjera te pamundura?''Pyeti drejt tij.

''Eshte e qarte qe nuk mundet.''

''Une gjene e pamundur e bej te mundur.''Tha tere krenari.

''Jam i sigurte qe po.''Buzeqeshi vesh me vesh Ervieri dhe vendosi njeren dore ne faqen e saj, ku ngadale kaloi disa fije floku mbas veshit. Shetiste gishtat e tij lehte mbi ate siperfaqe te bute. Afroi me shume koken afer saj teksa mbante veshtrimin mbi te. Me ngadale vazhdonte afrohej me shume drejt saj. Aq shume saqe arrinin te ndjenin frymemarrjet e njeri-tjetrit, qe i ngacmonin dukshem, e ne ate qetesi mbytese te degjeheshin rrahjet e shpeshta te zemres.

''Ervi!''Degjuan nje ze, qe i trembi dhe i beri te largoheshin nga njeri-tjetri.

''Atehere bej qe kjo te mos shfaqet kudo!''Tha teksa u ngrit dhe duke u drejtua drejt tyre. Ana veshtronte ate dhe shkundi lehte koken teksa e ndoqi pas.

Vazhdon...

Si nuk i lejne nje here te qete keta te shkretet?!😂😂



Mbreti i Arratisur ✓Where stories live. Discover now